Siç kishin paralajmëruar edhe pas takimit të mbrëmshëm tre orësh, krerët e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të takohen edhe sot në përpjekjen e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.

Sipas burimeve të Gazetës Express, takimi pritet të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës në orën 15:30.

Ky do të jetë takimi i tretë radhazi në mes të dy partive pas zhvillimeve të seancës së 26 dhjetorit ku u zgjodh Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit të mbrëmshëm nga dy partitë kanë dhënë sinjale se ka lëvizje pozitive drejt arritjes së marrëveshjes, ndërkohë takimi i sotëm po shihet edhe si vendimtar, ku palët mund të afrojnë edhe më shumë qëndrimet e të shkojnë drejt arritjes së një marrëveshje finale.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV ka dalë e para e pasuar nga LDK, ndërkohë për më shumë se tre muaj dy partitë kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për koalicion, edhe përkundër faktit se ishin pajtuar për programin qeverisës./Express/

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka një këshillë për kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se është mirë që sa më shpejt të bëhet koalicioni në mes LVV-së e LDK-së.

Madje, sipas Bahtirit, nuk ka zgjidhje tjetër përveç këtij koalicioni.

“Pas kontaktit që kam pasur me shumicën e anëtarëve të Kryesisë dhe deputetëve të LDK-së, kam parë vullnetin e tyre për arritjen e menjëhershme të marrëveshjes për bashkëqeverisje”, ka shkruar ai.

“Isa Mustafa si kryetar i LDK-së duhet ta çojë në vend porosinë e partisë së tij në takimin që po zhvillon me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti”, deklaron i pari i komunës së “minatorëve”.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, thuhet në fund të postimit të tij në Facebook.

Liderët e dy partive momentalisht janë duke zhvilluar takim lidhur me koalicionin qeverisës. /kallxo.com

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se kjo parti është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht 5 ministri për LDK-në dhe po aq edhe për Lëvizjen Vetëvendosje si partnerë kryesorë qeverisës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, Isa Mustafa tha se janë të interesuar për arritjen e zgjidhjes.“Patëm mbledhjen e Kryesisë për të trajtuar përgatitjet për konstituimin e Kuvendit, mbesim të interesuar e të përkushtuar që vendit t’i japim zgjidhje në këto momente dhe të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje.

Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV-së dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit sepse jemi pajtuar, ndërkaq kryetari i Kuvendit t’i takojë LDK-së”, tha ai.Ndërkohë që VV ka kërkuar një ministri shtesë- atë të Punëve të Brendshme, kryetari Mustafa tha se nëse LDK tërhiqet nga përgjegjësitë, atëherë do të kalojë në opozitë.

“Nëse LVV nuk është gati për marrëveshje dhe e sheh LDK-në pengesë, atëherë unë po deklaroj sot me pëlqimin e kryesisë të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale duke ia lënë LVV-së. Shprehim gatishmërinë të votojmë kandidatin e LVV për kryetar të Kuvendit. Jemi të interesuar që çështja e qeverisë dhe institucioneve të zgjidhet. Nëse ne tërhiqemi nga përgjegjësitë, jemi në opozitë, votojmë, por qëndrojmë parti opozitare”, tha Mustafa. “LDK-ja do të votojë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, shtoi Mustafa. /KosovaPress/

Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës me rastin e 30 vjetorit të themelimit. Në urimin e tij, Pacolli tha se ditëlindja e LDK-së, prej të cilës lindi dhe AKR-ja, është festë e të gjithë shqiptarëve. “30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar.

Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare. Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30 vjeçare, ditëlindja e LDK, prej të cilës lindi dhe AKR, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj.

Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Poashtu, Pacolli u përkujdes të ngrit lartë figurën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa. “Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re”, përfundoi Pacolli./21Media

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani, sot i ka dërguar një mesazh politik të pamëshirshëm liderit të LDK-së, Isa Mustafës.

Pas talljes publike që mbrëmë ia bëri lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke aktruar edhe me mimikë e gjestikulacion në studio televizive, vartësja e Mustafës sot bashkë me të kanë shkuar së bashku për ta nënshkruar mandatin e deputetit.

Por, vetëm një ditë më parë, Kurti ishte tallur me kërkesën e Isa Mustafës në takime e tyre.

‘’I thash profesor, unë duhet me zgjedh i pari, tha unë i pari. I thash unë i pari, ai prapë jo unë i pari. Thash a ke një ide si të dalim prej kësaj situate. Tha nuk e di, unë zgjedh i pari, duhet. I thash mirë po e bëjmë si në tenis. Ende pa e përfundu fjalinë, tha unë do të zgjedh i pari’’, kishte thënë Kurti. /arbresh

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar Ragmi Mustafa, sot ka marrë pjesë në Shoqatën për Personat me Nevoja të Vecanta që është mbajtur në Preshevë.

Kjo pjesëmarrje është realizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Vecanta, që shënohet sot, me 3 nëntor.

Qëllimi kryesor i kësaj teme është GJithpërfshirja dhe Barazia.

Postimi i plotë i Mustafës në facebook:

BARAZI DHE GJITHËPËRFSHIRJE

3 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta. Promovimi i pjesëmarrjes së personave me nevoja të veçanta dhe lidershipi i tyre është tema për vitin 2019.

Të përqendruar në fuqizimin e personave me nevoja të veçanta për zhvillim gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm siç parashikohet në Axhendën e vitit 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm (OKB), që zotohet se nuk do të ‘lërë askënd pas’ dhe njeh nevojat e veçanta si çështje ndërlidhëse me edukimin, ngritjen e punësimin, pabarazinë, aksesin në institucione, si dhe mbledhjen e të dhënave dhe monitorimin.

Gjithashtu, sot mora pjesë në prezentimin e hulumtimit të “Shoqatës për Personat me Aftësi të Kufizuara Preshevë”. Një bazë solide për të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe krijimin e strategjive për barazi dhe gjithëpërfshirje të pjesës më të neglizhuar të shoqërisë në Preshevë. Hulumtime të tilla janë të nevojshme edhe për Bujanoc e Medvegjë. Barazi dhe gjithëpërfshirje. /Spektri

Para nisjes së takimit në mes të liderëve të LDK-së e VV-së, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka uruan kreun e VV-së, Albin Kurtin që doli si më i votuari, shkruan Gazeta Express.

Mustafa para se të shtrëngonte duart me kreun e VV-së, Albin Kurti, që është nikoqir i këtij takimi e ka uruar Kurtin për herë të parë pas gjashtë tetorit, raporton T7.

Deri pak ditë më parë, Mustafa tha se do të uronte për fitoren vetëm pasi që të certifikohej rezultati i zgjedhjeve.

Fitorja e VV-së, u konfirmua dje kur KQZ e shpalli rezultatin përfundimtar.

Momentalisht dy partitë janë duke mbajtur takim në nivel të liderëve në Kuvend të Kosovës.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur pas takimit të mbajtur sot me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Para mediave, ai tha se takimi ishte konstruktiv, dhe se në takim u diskutuar mbarëvajtja e procesit zgjedhor, shkruan lajmi.net.

Ai tha se me Mustafën janë pajtuar që takohen një orë pas certifikimit të zgjedhjeve.

“Patëm një takim konstruktiv. Me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimin e grupeve punuese. Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. U morëm vesh që një orë pas certfikimit të rezultatit, të takohemi që marrëveshja të bëhet pas 3-4 ditësh”, tha Kurti.

Ai tha se program qeverisës deri tash i ka 26 faqe tekst.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë takimet për harmonizimin e programit qeverisës që deri tash i ka 26 faqe tekst, e që kemi dëshmuar një kulturë të re qeverisës. Ne u dakorduam për një tempo të re”, tha ai. /Lajmi.net/

Perfundon takimi Kurti-Mustafa

Perfundon takimi Kurti-Mustafa

Publicerat av lajmi.net Fredag 22 november 2019

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve e cila u përcaktua më 20 nëntor të vitit 1959.

Kjo ditë përfshinë të drejtat e fëmijëve për të pasur një familje, për tu edukuar, për të luajtur, si dhe mbrojtja nga dhuna e diskriminimi.

Kur jemi tek diskriminimi, Kryetari I Keshillit Kombëtar Shaqiptar, Ragmi Mustafa, edhe një herë ka theksuar se fëmijët e shkollave të Luginës janë më të diskriminuarit sa I përket shkollimit, pasi ata ende nuk janë të pajisur me libra shqip.

Postimi i plotë në facebook:

Sot shënohet “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”.

Në përcaktimin e 20 nëntor merret shkas nga dita e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur.

Gjithashtu të drejtat për të patur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

Mungesa e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Luginë nuk është çështje administrative a procedurale, por e drejtë fundamentale e fëmijëve. E drejt për arsim të denjë, cilësor e të standardizuar.

Fëmijët në shkollat e Luginës janë shtresa më e pambrojtur nga diskriminimi. /Spektri.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur sot në një konferencë për media të kësaj partie pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Ai ka deklaruar se në bisedimet që grupet punuese kanë zhvilluar me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e qeverisë janë pak çështje në të cilat nuk pajtohen.

Në konferencë kreu i LDK-së foli edhe për zgjedhjen deputet të ish spiunit të BIA-s serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikolic, raporton Gazeta Express.

Mustafa tha se është për keqardhje që një punëtor i BIA-s serbe të bëhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Ne me keqardhje e kemi marë këtë informatë që dikush qe konsiderohet se ka qenë punëtor i BIA-s serbe të vij të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, por nuk është në fuqinë e as në vullnetin e LDK-së, me qenë në vullnetin tonë kjo nuk do të kishte ndodhë, mirëpo ligji dhe kushtetuta duhet të veprojë ashtu siç vepron ligji ashtu do të veprojmë edhe ne”, ka thënë Mustafa./GazetaExpress/