Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për pak minuta do ta zhvillojë një takim me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën dhe kandidaten për kryeministre nga ky subjekt, Vjosa Osmanin, raporton Indeksonline.

Takimi do të zhvillohet në një prej restoranteve në kryeqytet dhe temë e diskutimit është koalicioni bashkëqerisës, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Liderët e këtyre dy subjekteve kanë paralajmëruar këtë takim një ditë më parë, ndërsa sipas tyre sot nuk do të flitet për ndarjen e posteve, mirëpo vetëm për koalicionin e mundshëm./Indeksonline/

Kryetari i KKSH-së është takuar me përfaqësuesit e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare me seli në Hagë , znj.Tihana Leko dhe z.Alessandro Rotta,

Përmes një njoftimi të këtij institucioni në facebook thuhet se “Mustafa e ka njoftuar Përfaqësuesen, znj.Leko rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së, sfidat dhe problemet e përgjithshme me të cilat po perballen shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Ja edhe postimi i plotë:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa priti në selinë e këtij institucioni Përfaqësuesit e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare me seli në Hagë , znj.Tihana Leko dhe z.Alessandro Rotta.

Kryetari Mustafa e ka njoftuar Përfaqësuesen, znj.Leko rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së, sfidat dhe problemet e përgjithshme me të cilat po perballen shqiptarët e Luginës së Preshevës në baza ditore. U potencua se çështja e mungesës së librave edhe pas kaq shumë vitesh, mbetet një problem i pazgjidhur që po rëndon nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave shqipe. Gjithashtu u diskutuan sfidat tjera të pazgjidhura në fushat përkatëse që janë kompetencë e këtij institucioni.

Vlen të theksohet se znj. Leko dhe z. Rotta mbështeten dhe vlerësuan lartë iniciativën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e raporteve për fushat përkatëse.

Bujanoc,
Me datë 13.03.2019

Shërbimi për informim i KKSH-së

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiparë të Luginës së Preshevës ka theksuar se s’mund të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa u zgjidhur edhe cështja e Luginës së Preshevës.

“Pa trajtimin e Luginës së Preshevës nuk mendoj se do të mund të prodhohet një marrëveshje e cila do të garantonte paqe”, është shprehur ai në një emision në KTV.

Ai ka theksuar se për Luginën e Preshevës nuk ka zgjidhje tjetër pos bashkimit me Kosovën.

“Se çfarë do të ndodhë me veriun dhe pjesën tjetër, unë mendoj që ka kapacitete të mjaftueshme Kosova, ashtu siç ka dal fituese në Rambuje dhe pakon e Ahtisaarit, do të dalë fituese edhe tash”, ka thënë Mustafa.