Shkurte Fejza po shijon pushimet.

Shkurte Fejza pas përmbylljes së një sezone të suksesshme, ka nisur pushimet e merituara, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit fotografi nga këto pushime, në të cilat po relaksohet në maksimum.

Në atë fotografi, ajo u shfaq pranë bashkëshortit të saj Hajrushit dhe miqve të tyre. “Nji pushim i paharruar me miqte tane”, është mbishkrimi që ajo ia la kësaj fotografie.

Për ndryshe, “Rrushja” titullohet projekti i fundit muzikor nga Shkurte Fejza. /Lajmi.net/

Robert Berisha dhe Nora Istrefi u ndanë pas 14 vjet bashkë, me mirëkuptim dhe këtë e bëri të ditur vet këngëtari përmes një postimi të gjatë në Instagram të cilin më pas e fshiu.

“Unë dhe Nora nuk jemi mo bashkë por tan jetën do jemi mami dhe babi i Renees, loqkës tonë”, kanë qenë vetëm disa nga fjalët që Roberti i shkroi.

Ai më pas shprehu mirënjohje për Norën dhe e falënderoi për kujtimet e bukura.

Pas gjithë kësaj, angazhimeve në muzikë dhe shumë koncerteve kudo ku ka shqiptarë, Roberti ka rezervuar pak ditë për veten.

Këngëtari ka marrë rrugë drejt bregdetit turk dhe jo vetëm. Ai është me të dashurën, shkruan Kosovarja.

Prive.al sjellë ekskluzivisht fotografi të tij vetë i dyti të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Identiteti i vajzës misterioze ende nuk dihet por lokacioni që çifti ka zgjedhur është Adam&Eve – njëri prej hoteleve më romantike në Turqi dhe i preferuar shumë nga çiftet, percjell Spektri.

Elita dhe Gjiko kanë nisur pushimet e para bashkë me djalin.

Pas një sezone të suksesshme, reperi Gjiko ka nisur pushimet me familjen, shkruan lajmi.net.

Reperi ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, në të cilat tregoi se pas shumë angazhmeve në profesion, ani është koha për pushime.

Ai postoi video, në të cilën shfaqi bashkëshorten e tij, Elitën si dhe djalin Zërin në aeroport.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Gjiko është “My Bro”, këngë kjo në bashkëpunim me Butën. /Lajmi.net/

David dhe Victoria Beckham po kalojnë pushimet me familjen për herë të dytë në Shën Stefan. Beckhams janë të njohur për pushimet e tyre luksoze, shpesh duke u larguar nga destinacionet shumë të largëta si: Maldive dhe Turqi dhe Ishujt Kaikos.

Por familja ka udhëtuar pak më afër shtëpisë për pushimet e tyre të fundit verore, duke fluturuar pak më shumë se dy orë nga Britania e Madhe për në Mal të Zi, shkruajnë mediat malazeze, transmeton Telegrafi.

Futbollisti në pension dhe familja e tij zgjodhën destinacionin e përsosur për qëndrimin e tyre në Mal të Zi; ishulli i vogël dhe vendpushimin në hotel me pesë yje, “Aman Sveti Stefan”, i vendosur afër Budva, i cili ofron pamje mahnitëse të detit dhe intimitetit larg syrit të publikut.

Duke qenë një nga destinacionet më të bukura turistike në detin Adriatik, Mali i Zi po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, veçanërisht ata të pasur dhe të famshëm.

Familja kanë vizituar bregdetin malazez me jahtin e tyre luksoz, pas disa ditësh qëndrimi në brigjet e Italisë.

Ata ishin në Mal të Zi edhe vitin e kaluar, megjithëse, sipas tabloidit britanik Daily Mail, bazuar në fotografitë e publikuara nga anëtarët e familjes në Instagram, se ata po pushonin në Kroaci. Vetëm më vonë u shfaqën shenja që ata vërtet ndodheshin në Mal të Zi.

Brooklyn Beckham ishte ai që e konfirmoi përmes një video të publikuar në Instagram, teksa ka shfaqur një nga brigjet malazeze ku familja po pushojnë aktualisht.

https://www.instagram.com/brooklynbeckham/?utm_source=ig_embed

Vende të largëta, nga gjithçka dhe të gjithë, për të gjetur paqen me veten dhe përqendrimin e nevojshëm. Pas ishullit të veçantë ku koha nuk ekziston, është edhe ishulli ku mund të qëndroni falas, për të rigjetur frymëzimin.

Grupi i synuar janë shkrimtarët në kërkim të frymëzimit për të përfunduar një libër, hulumtues në fazën e thellimit të një studimi, muzikantë në kërkim të muzës…

Ose çfarëdo krijuesi, pa dallim në fushën e artit, me mundësinë për të mos qëndruar vetëm nëse dëshiron të argëtohet me një grup miqsh. Por, ku është ky vend? Shkoni në veri të Europës, në Suedi. Aty është një ishull ku mund të qëndroni falas për një javë dhe të zhyteni në mënyrë ideale në universin tuaj, duke mos u shqetësuar për shpenzimet dhe gjëra të tjera.

Ideas Island – Ishulli i Ideve – ndodhet në Suedi, në brigjet e Stokholmit. Ai është një ishull privat, në pronësi të shkrimtarit Fredrik Härén, i cili gjatë verës ofron falas hapësirat për një javë, për çdo udhëtar.

“Dëshirojmë të krijojmë një mjedis që të ndihmojë në zhvillimin e ideve gjeniale. E dimë se idetë më të mira na vijnë kur jemi vetëm apo të çlodhur, të zhytur në natyrë dhe në harmoni me universin” – lexohet në faqen zyrtare të Ideas Island. Aty ju mund të regjistroheni dhe të plotësoni një formular me shpresën se kërkesa juaj për një udhëtim, larg nga gjithçka dhe të gjithë, do të plotësohet.

Pra, gjithçka falas? Po, të paktën qëndrimi. Ju duhet të paguani vetëm udhëtimin deri në Suedi dhe ushqimi është i mjaftueshëm për qëndrimin njëjavor. Fredrik Härén nxit të ftuarit të dhurojnë edhe një shumë për bamirësi, megjithatë kjo nuk është e detyrueshme. U takon vetë mysafirëve të vendosin për këtë gjë gjatë aplikimit për plotësimin e formularit.

Çdokush mund të sjellë me vete maksimumi pesë persona (grupe muzikore) dhe në përgjithësi ishulli nuk pret më shumë se 6 persona në një javë. Kufizimi i vetëm është koha: një javë. Megjithatë, ekziston mundësia që ju të bindni pronarin e ishullit për të qëndruar më shumë, por ju duhet të tregoni se projekti që ju solli në ishullin e ideve, me të vërtetë ia vlen të përfundohet aty./monitor/

Një ditë më parë, aktori i dashur për publikun shqiptar, Bes Kallaku ka publikuar një foto të ëmbël, ku shfaqet së bashku me vajzën e tij.

bes kallaku1

Besi shfaqet me Ajkën teksa e mban në krah dhe të dy janë me kurriz. Ndërkohë ai ka vendosur që të falenderojë Zotin për gjithçka.

bes kallaku

“Zot, a ke kohë 1 minutë, veç me të falenderu për gjithçka. Zoti ju rujt të gjithëve”, shkruan aktori i humorit ndërsa publikon foton me vajzën e tij gjatë pushimeve në bregdetin e Vlorës. /Panorama


Prej disa ditësh Kallaku së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ndodhen me pushime dhe po shijojnë rrezet e diellit dhe plazhin.

xhensila1

Ndërkohë së fundmi, aktori ka qenë mjaft i zënë me xhirimet e filmit “Falco”.

xhensila bes
xhensila

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar pushimet verore.

Ai së bashku me bashkëshorten Lindën dhe djalin e tyre, Zahon po shijojnë temperaturat e larta në një nga bregdetet e mrekullueshme të Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Kryeministri shqiptar ka sjellur një portret të bukur familjarë teksa shkruan ‘Fotografia e ditës’.

Ata dukeshin së po kaloni kohë të mirë dhe kualitative derisa po shikonin djalin e tyre të vogël duke notuar./Indeksonline/

Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton larg trojeve shqiptare, erdhi në Shqipëri për pushime.

Këngëtarja ka publikuar pamje nga vendi ku po pushon, ndërsa e gjithë vëmendja ishte tek ajo.

Së fundi, Ledina postoi një foto, ku shfaqet e veshur me bikini të bardha, ndërsa format e saj trupore duhet t’ia ketë lakmi shumëkush./arbresh.info

Të shtunën që lamë pas, Prive shënoi edhe edicionin e fundit për këtë sezon në Klan Kosova.

Emisioni numër një i showbizit në vend, i udhëhequr nga moderatorja Liberta Spahiu, solli personazhet më in të momentit në intervista ekskluzive, ndërsa pas kësaj pune të lodhshme, Spahiu iku me pushime.

Destinacioni i radhës për moderatoren kosovare është Greqia! /Fiks.al

E shoqëruar nga miqtë e saj më të mirë, Alaudin Hamiti e Yllka Hamiti, ajo nisi pushimet në Mykonos, një ishull fantastik për të kaluar ditë të bukura vere.

Spahiu nga atje nuk është kursyer me fotografi, duke publikuar momente nga plazhi dhe netët që po kalon në Greqi. /Prive.al

Kaltrina Mikushnica është moderatorja e njohur nga Vushtrria.
Me paraqitjen e saj plot stil dhe shumë elegante, Kaltrina u bë tejet e pëlqyer për një kohë shumë të shkurtër, shkruan ORAinfo.    

   

Kaltrina nuk mungon as me postime të ndryshme në rrjete sociale ku pas vetes ka me mijëra ndjekës.
Ajo tashmë ka filluar pushimet me vajzat, e sot ka publikuar pamje shumë të ëmblë të tyre./ORAinfo/