Kryeministri rikujton tërmetin e 26 nëntorit dhe uron që ky vit i ri të vij i lehtë, me shëndet e mbarësi në familjet shqiptare.

Rama ia kushtoi mesazhin e tij ngjarjes së rëndë të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 të shkallës riter goditi vendin, por nuk la pa përmendur Shengenin rajonal duke e cilësuar si një domosdoshmëri historike.

“Shengeni rajonal nuk është asnjë plan serb që Serbia të fuqizohet ekonomikisht. Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike që sot, kur domosdoshmëria jonë dhe jo vetëm e jona, për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejmë barrierën kombëtare për njerëzit, mallrat dhe kapitalet evropian. Qendërimi ynë as ka lëvizur dhe as do të lëviz, Shengeni rajonal jo vetëm nuk e dëmton Kosovën, por përkundrazi e ndihmon. Shqipëria ka arritur të bindë Serbinë që të mos kushtëzojë tryezën që ndan tryezën Kosovë-Shqipëri-Serbi. Shengeni rajonal na jep mundësinë të bëjmë atë që nuk e bëmë dot për vite të tëra. Ende nuk kam dëgjuar një argument racional kundrejt këtij projekti nacional nga SHBA. BE vitin e ardhshëm do të vendos 1.2 miliardë euro për këtë dimension të ri bashkëpunimi. Tërmeti është një forcë re për ne të prodhojmë më tepër energji pozitive”, shprehet kryeministri në fjalën e tij. /Top chanel

Kryeministri i Kosovës ende në detyrë, Ramush Haradinaj ka komentuar ‘përplasjen’ me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, që erdhi pas samitit të ‘Mini-Shengenit. Në një intervistë për ‘Epoka e re’ Haradinaj shprehu keqardhje që që kryeministrat e dy vendeve po polemizojnë në distancë. I pari i qeverisë kosovare ka sqaruar se kur pozicionohet për çështje nacionale nuk e bën këtë për inat apo për hatër të dikujt tjetër.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera ai nuk ka kursyer ironitë për kreun e vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është vetëshpallur për kryeministër të Kosovës. Ai ka thënë se me punën që ka bërë gjatë këtij mandati ia ka lehtësuar punën pasardhësit, Albin Kurti. Haradinaj ka thënë se e ka bërë Kosovën shtet funksional.

“Sot Kosova është tjetër vend. Kur kam qenë unë mandatar para dy vjetësh ka qenë problematike gjendja në vend, si rendi, ligji, siguria në veri dhe shumë probleme të tjera. Tashmë Albin Kurti e ka livadh, le të flasë çfarë të dojë, sepse Kosova është funksionale. Vonesat për krijimin e qeverisë së re nuk sjellin ndonjë problem në Kosovë. Natyrisht se është mirë që sa më shpejt ta bëjë qeverinë e re, por kështu nuk ka qenë kur e kam marrë unë mandatin. Kosova ka ndryshuar fort për dy vjet të qeverisjes sime”, ka thënë Haradinaj. Ai ka vlerësuar se pasardhësi i tij, do ta ketë më të lehtë që të merret me çështje të tjera. “Ju po e shihni edhe vetë. A ka ndonjë shqetësim në Kosovë? Çdo gjë është funksionale në këtë vend, si në jug e veri, ashtu edhe në lindje e perëndim. Ai të dalë e të thotë çfarë të dojë publikisht. Merret me Sanxhakun, me Maqedoninë, me Tiranën, mos të flasim për të tjerat. Ka nge kryeministri i ardhshëm, i cili do të vijë dhe do të merret me shëndetësi, arsim dhe me i ndalë harxhimet e paarsyeshme që ta ç’kapë shtetin, siç po thotë. Por, prapëseprapë Kosova po funksionon”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar se funksionaliteti i shtetit të Kosovës është dëshmuar edhe në ditën e zgjedhjeve, duke shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës kanë treguar integritet të lartë, më 6 tetor duke mos lënduar vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ai ka thënë se gjatë gjithë mandatit ka respektuar opozitën.
“Opozita është trajtuar me respekt gjatë gjithë kohës së qeverisjes time. Asnjë diskriminim apo ndëshkim nuk iu ka bërë opozitës në këtë mandat. Përkundrazi, e kemi respektuar gjatë gjithë mandatit. E kemi respektuar ditën e zgjedhjeve dhe kemi respektuar rezultatin. Kjo është Kosova që e kemi krijuar bashkë. Kjo është meritë e pozitës dhe opozitës. Pra, është meritë edhe e pozitës e cila ka ditë të sillet asisoj që t’i japë hapësirë opozitës që të vijë deri te fitorja. Ka vende të tjera që nuk e lejojnë opozitën të vijë deri te fitorja. Ne i shohim këto në të dyja anët e Kosovës. Këtu nuk e ka penguar dikush opozitën për të fituar, për t’u rritur dhe që të ndihet e lirë”, është shprehur Haradinaj. Në këtë intervistë i pari i AAK-së ka folur edhe për rezultatin jo të mirë të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka treguar se pse pushteti këtij subjekti politik nuk i ndihmojë ta rritë votën qytetare. “Kam prishur shumë plane dhe kam bërë shumë armiq gjatë dy vjetëve të qeverisjes sime. Kemi dalë kundër shumë erërave të fuqishme. Unë nuk jam shumica sot, por kam bërë punë për shumicën. Nuk kam qenë as në kohën e luftës për liri shumicë, por kemi bërë punë për shumicën. E vërtetë është ajo që thotë Surroi, se UÇK-ja nuk ka qenë shumicë. Por, si pakicë kam kryer mision në shërbim të shumicës. AAK-ja sot nuk është shumicë, por ka kryer punë në funksion të shumicës për qindra vjet”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka punuar si kryeministër për ta përvetësuar shumicën, por për të kryer punë në shërbim të vendit.

“Unë kam punuar për të kryer punë dhe nuk kam punuar për ta përvetësuar qytetarin me votë. Kam punuar që t’ia lë do punë qytetarit tim në themel, të cilat nuk mund t’ia marrë askush. Asnjë resurs i Kosovës nuk është sot i kontestuar prej ndonjë vendi tjetër ose prej dikujt që pretendon se ka hise në Kosovë. Ushtria, energjia dhe taksa, këto janë punët që ne i kemi bërë”, ka vlerësuar Haradinaj.
(BalkanWeb)

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për “Mini-Shengenin”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit që u zhvillua në Tiranë për “Mini-Shengenin”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale në rrjetin social Twitter, Kurti ia ka bërë me dije kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se rruga e Beogradit për në Tiranë kalon përmes Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për më shumë bashkëpunim dhe jo konfrontim, shkruan lajmi.net.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/

Haki Abazi, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën oligarkë pasiqë po ua dorëzon Shqipërinë mini-Schengen-it të Vuçicit, shkruan Indeksonline.

Hakiu ka vlerësuar se kjo po bëhet për për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Olig-Rama është fatkeqësia e Shqiptarëve, është termeti njerëzor që po i tund themelet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohën kur zhvillimi dhe drejtimi i rrugëtimit tonë duhet të kishte vetem një destinacion. Rruga për Berlin, Bruksel, Londër dhe Ëashington DC nuk kalon nëpër Beograd. Fillimisht Rama ju dorëzoi Shqipërinë oligarkëve dhe tani po ja dorëzon mini-Schengen-it të Vuçic për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës, atë që Thaçi deshi ta bëjë por nuk u lejua. Kujt i kanë borxh ndarjen e Kosovës? Pse po i ngutet Ramës kaq fort ashtu siq i ngutej Thaçit dikur!

Ekziston vetem një Schengen dhe asnjë tjetër. /indeks online

Kryeministri Edi Rama qendroi në qytetin e Krujës, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i cili ka premtuar 1 milionë euro donacion për të dëmtuarit nga termeti.

Gjatë bashkëbisedimi me banorë që janë strehuar në palestër, Rama debatoi me Pacollin për mënyrën e financimit dhe vendin ku do investojë biznesmeni shqiptar nga Kosova.

Pacolli theksoi se dëshiron të ndërtojë disa pallate për të strehuar banorët e Thumanës, dhe sidomos ato familje që banonin në dy pallatet që u shemben nga termeti dhe ku mbeten 24 viktima. Ndërsa Kryeministri Rama kundërshtoi duke thënë se banorët e pallateve të shembura në Thumanë do të zhvendosen në Tiranë dhe sipas Ramës nuk është e nevojshme të investohet në këtë qyteze.

“Praktikisht është e zgjidhur situata atje… Ndërsa këtu (Krujë) është vendi adapt që i përshtatet edhe shumës që ke premtu ti. Në Thumanë me sa di ajo pjesë që ka jetu aty nuk duhet të rrinë më, duan të shpërngulen”, tha Rama.

Pacolli: Unë kam disa ditë që merrem me këtë punë dhe kam biseduar edhe me donatorë të tjerë që të ndërtohet qendra e Thumanës. Duam ta bëjmë qendrën e Thumanës shembull (model). Do bëjmë verifikimet e tokës, në mënyrë që të shërbejë si shembull edhe për të tjerët se si duhet ndërtuar. Do e bëjmë gjithçka me telekamera…

Rama e ndërpret: Behgjet, bëjmë garë po të duash se kush do e bëjë më bukur…por çështja është se me ato pallate që janë prishur atje, familjet s’do rrinë atje.Nuk kemi pse bëjmë shpenzime në Thumanë. Ju duhet të investoni këtu në Krujë. Bëni pasterplanin me Bashkinë, caktoni vendet dhe filloni ndërtimet. /lajmi fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Abc News ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti, në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit. Ai ka treguar se ka komunikuar me Metën, dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri. Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për tu lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban ai (Rama) nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, u shpreh Haradinaj. /Tetova sot

Edi Rama foli në mbledhjen e sotme të qeverisë për të rejat më të fundit nga situata pas tërmetit. Pas dhënies së lajmit të keq që numri i viktimave ka shkuar në 50 Rama tha se 2472 persona po akomodohen në hotele.

“Janë 2472 persona të akomoduar në hotele. Nga tërmeti janë dëmtuar 8 shkolla dhe një qendër shëndetësore” tha kryeministri.

Kryemistri u tregua i ashpër me abuzuesit të cilët përfitojnë të strehohen në vende të ndryshme edhe pse banesat e tyre janë në rregull.

“Jo çdo krisje e murit e bën banesët të pabanueshme. Duhet të dimë që programet e rindëritmit janë programe vetëm për banorët që banesat i kanë të shkatërruara ose janë shpallur të pabanueshme nga ekspertët. Disa ekipe specialistësh vijnë sot nga jashtë, siç është ekipi bullgar të cilët do merren me analizën e banesave”- vijoi kryeministri. /Express

Edi Rama ka mbledhur qeverinë mëngjesin e sotëm në ora 07:00.

Kjo është mbledhja e tretë e jashtëzakonshme e qeverisë. Rama Rama bën bilancin dhe shpjegon situatën pas tërmetit, shkruan Indeksonline.

Ai e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç. “Duke mirëkuptuar Berishën shpall gjendje të jashtëzakonshme edhe në Laç”, tha Rama.

Rama bëri të ditur se janë nxerrur të gjithë trupat nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës.

Rama dha edhe këto të dhëna:

Në Durrës, 701 banesa të dëmtuara.

Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar.

Në Thumanë janë 600 persona të akomoduar në çadra.

Sot mbërrijnë ekspertë nga Greqia, Turqia, Franca.

Kam firmosur letra për të kërkuar vëmendje nga të gjitha shtetet.

Në Tiranë, 8 pallate jashtë funksionit, 61 të dëmtuar rëndë.

3480 persona pa banesë në qarkun e Tiranës

Në cdo hotel, një mësues ndihmës për klasën e pasditës

Gjithashtu Edi Rama tha se çadrat sot do të largohen, banorët do të dërgohen në hotele, dhe brenda 2020 të prekurit do të jenë në kushte më të mira se ishin.

Ai tha se deri tani janë dhuruar 5 milionë euro dhe 1.5 milionë dollarë, dhe çdo qindarkë do të monitorohet dhe do të bëhet transparente./Indeksonline/

Kryeministri i vendit  Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë bëri një bilanc paraprak të personave që janë strehuar si dhe për banesat e shkatërruara si pasojë e tërmetit të së martës, ku deri tani janë shënuar 49 viktima dhe mbi 750 të plagosur.

Shefi i qeverisë theksoi se për pos vatrave të vështira në Durrës dhe në Thumanë, dëmtime të shumta të banesave ka pasur edhe në Tiranë.

Sipas kryeministrit, edhe pse bilancet janë ende paraprake, në Tiranë rezultojnë 3480 qytetarë të cilët janë pastrehë dhe shumë banesa  e pallate të dëmtuara, transmeton Balkanweb.

“Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët janë në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra, për ta ka filluar transporti nga kampet  për në hotele në Shëngjin. Janë transportuar 16 familje me 64 persona. Sot qoftë çadrat në Thumanë, qoftë në Laç do të largohen. Banorët do të spostohen në hotele.  Duam që Ministria e Mbrojtjes të garantojë një cilësi tjetër çadrash për të siguruar që periudha e dimrit të jetë sa më e lehtë. Në Berat janë strehuar 250 persona, ndërsa personat që janë pa strehë në qarkun e Tiranës janë 3480. Një bilanc i përkohshëm i dëmeve  në Durrës. Në Durrës kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara, 176 pallate të dëmtuara. Në Tiranë banesa 15 të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate  janë jashtë përdorimit. Ky bilanc kërkon të plotësohet në mënyrë që askush të mos mbetet jashtë bilancit. Sot vijnë  ekipet e para te inspektorëve teknik për të bërë një analizë të dëmeve së bashku me ekspertët tanë. Bilanci paraprak i kontributeve është goxha inkurajues, por për shkak se bankat janë të mbyllura nuk mund të themi se sa është bilanci i plotë. Deri tani shkon një shumë  prej 5 milionë euro dhe 1,5 milion dollar”, tha ai. /Lajmi.net

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Shengenin Ballkanit, dhe për ata që kanë dalur kundër, në këtë rast edhe Albin Kurti, duke thënë se patriot nuk mund të bëhet duke qëndruar me pizhame në shtëpi.

Rama teksa deklaroi sot se ka qenë ai iniciatori për projektin e Shengenit të Rajonit, tha se për këtë ka pasur shumë debate me me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq për këtë çështje.

“Kush është kundër Shengenit rajonal, nuk më kupton. Shengeni rajonal është një vizon dhe një këmbëngulje nga ana ime, nga ana jonë, qysh në ditët e para të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar deri para pak muajsh nga presidenti i Serbisë me të cilin kam bërë debate. Nuk mund të bëjmë dot një marrëveshje rajonale mbi tregtinë, nëse nuk bëjmë marrëveshje për lëvizjen e lirë. A do të bashkohen kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kjo kupton heqje të atij trau. Kjo e vendos ne pozicionin më të favorshëm Kosovën. Kosova po vet izolohet brenda kufijve. Mund të bësh dhe patriotin me pizhame dhe të rrish në shtëpi. Historia nuk shkruhet duke qëndruar në shtëpi dhe të bësh patriotin me pizhame”, theksoi ai.

Rama tha se prioriteti i katërt është regjimi i ri në vijën bregdetare. Sipas tij, brenda vitit 2021 do iu shpërndahen pronarëve të gjitha ato toka që rezultojnë të jenë pa konflikte. /Express