Beatrix Ramosaj ka treguar hapur se kë po e mbështet për kryeministër.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj nëpërmjet një postimi në Instastory e ka përkrahur hapur Ramush Haradinajn për kryeministër, shkruan lajmi.net.

“100% shtet R.H”, ka shkruar ajo në foton ku shihet Ramush Haradinaj.

Ndryshe nuk është vetëm Beatrix ajo e cila ka treguar hapur se cilin kandidat e përkrah, janë edhe një numër tjetër i këngëtarëve që kanë treguar se kë e duan kryeministër të Kosovës për mandatin e ardhshëm./Lajmi.net/

Haradinaj dhe bashkëshortja e tij i janë gëzuar pa masë golit të parë Kosovës mbrëmë.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Anglisë, e cila u përcoll me shumë entuziazëm nga shqiptarët.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli në ambient të hapur.

Goli i parë i Kosovës në sekondat e parë të lojës solli një entuziazëm të madh te shumë kosovarë, njofton Klan Kosova.

Këtë vrull të golit Ramushi dhe Anita e shprehën me një puthje të zjarrtë.

Qejfin e çiftit Haradinaj nuk e prishën as pesë golat që Kosova mori në minutat e tjerë.

“Kënaqësi ta prisja doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën” .

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj këtë mëngjes ka pritur në takim këngëtarin e mirënjohur, Ismet Pejën, shkruan rtv21.tv

Haradinaj ka thënë se njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional. “Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes doajenin e muzikës shqiptare, Ismet Pejën, njeriu që tërë shekullin e tij jetësor ia kushtoi artit të këngës së mirëfilltë qytetare.

Njerëzit që i kanë dhënë vlerë identitetit tonë, e meritojnë nderimin dhe kujdesin më të lartë shoqëror dhe institucional”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media Të ngjajshme

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka takuar hiphop artisitin shqiptar Viktor Palokaj i njohur me nofkën Unikkatil.

Haradinaj ka pritur Unikkatilin në zyren e tij ku kanë bërë edhe simbolin kombëtar të Shqiponjës me duar.

“Me rap artistin e famshëm Viktor Palokaj, i cili kudo që përformon, Kosovën e ka pikënisje. Unik në kuptimin e plotë të fjalës”, ka shkruar Haradinaj./Kosovarja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje me Serbinë pa u qartësuar se për çka dhe si do të ecë procesi më tutje.

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, Haradinaj këmbëngul në idenë e një marrëveshje-kornizë për të ditur se për çfarë do të dialogojnë Prishtina dhe Beogradi.

Shefi i ekzekutivit kosovar e pranoi se Samiti i Parisit mund të mos mbahet, por kjo jo për shkak të Kosovës. Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja-kornizë do të vlente edhe për procesin e dialogut që mund të rinisë në vjeshtë.

Haradinaj: E domosdoshme një marrëveshje-kornizë

“Është shumë me rëndësi që të kemi një pozicion krijues si Kosovë, të krijojmë, ne vetëm kemi punuar si Kosovë pozicionin në tema, Qeveria e vendit, delegacioni shtetëror, institucionet e vendit. Sa na përket ne, Parisi mund të mbahet, pra jemi në përgatitje jemi në punë. Mendojmë se për me mujt me ec përpara një marrëveshje kornizë e asaj që duhet me u marrë vesh është e nevojshme. Jo vetëm për Paris, por edhe nëse nuk ndodh Parisi se mundet të mos ndodhë, por jo për fajin e Kosovës e kam thënë edhe njëherë, por edhe në vjeshtë nëse rikthehet dialogu e Përfaqësuesi i Lartë i BE-së i riu tani pas Mogherinit, prapë duhet një kornizë marrëveshje për të ditë se çfarë do të dialogohet. Pa këtë marrëveshje kornize të njohjes reciproke ku janë elementët, nuk ka logjikë”, deklaroi Haradinaj.

Si shembull, ai përmendi marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufijve, një marrëveshje ndërkombëtare me investim të Bashkimit Evropian, për të cilin Haradinaj thotë se duhet vetëm të zbatohet dhe jo të diskutohet sërish sepse nuk ka logjikë.

Kryeministri tha se nuk është i interesuar të shkojë në Paris për turizëm dhe se nuk do të marrë pjesë nëse nuk ka qartësi në lidhje me atë se mbi çfarë do të diskutohet.

Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi

“Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie shumë tëq avancuar, jo që nuk kanë probleme me kufijtë, por kanë marrëdhënie shumë të avancuar për menaxhimin e integruar të kufijve, pra ka marrëveshje ndërkombëtare. Nuk mundet Kosova me u rikthye mbrapa me ridiskutu IBM, ajo është e diskutuar, është marrëveshje duhet me u zbatu, për këtë arsye marrëveshja kornizë se çfarë do të diskutojim njëherë është garanci se a do të ketë dialog apo jo, pra nuk ka nevojë veç dialog për turizëm, por dialog në bazë të një marrëveshje për çka do të flasim.[…]Ne duhet ta dimë çka është dialogu dhe për çka do të flitet, për këtë dialog jemi të gatshëm. Turizëm, shkojmë në Paris edhe për qejf, ose shkojmë edhe diku tjetër për qejf, por nuk ka logjikë ne asnjë hap ta bëjmë të gabuar si Kosovë. Unë nuk do të marrë pjesë në asnjë ngjarje që nuk ka qartësi se për çka dhe si do tà « ecë procesi më tutje”, vijoi Haradinaj.

Serbia po synon të dështojë Samitin e Parisit. Këtë e ka deklaruar sot Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, duke thënë se takimi në Francë ka rrezik që të mos mbahet fare, nëse nuk përmirësohen raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke specifikuar heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se me siguri nuk do të lejojnë Haradinajn që ‘t’i tërheq ata për hunde”.

“Ne gjithashtu nuk do të lejojmë që ata të na tërheqin për hunde”, ka thënë Daçiq, para gazetarëve të shtunën gjatë një takimi me homologen e tij nga Korea e Jugur, Kang Kyung Wha, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për arritjen e një kompromisi, por një kompromis që nuk do të jetë në kundërshtim me interesin shtetëror e kombëtar të Serbisë.

Në fund Daçiq shton se Serbia nuk dëshiron që të kthehet në dialog, derisa nuk hiqet taksa.

Për të njëjtën çështje dje ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Berlini.

Ai edhe përkundër faktit se nuk ka folur specifikisht ka lënë të kuptohet se takimi në Paris mund të dështojë, por për një gjë të tillë ka thënë se askush nuk mund të drejtojë gishtin nga Kosova.

Ndërsa sot presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pasur një telefonatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën kanë biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi. /GazetaExpress/

Pas kthimit nga Berlini, kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se në takim me kancelarin gjermane, Angela Merkel është diskutuar edhe pezullimi i taksës si mundësi për të vazhduar përpara në dialog.

“Bindja ime është që taksa mund të pezullohet ose heqet nëse kemi një marrëveshje të njohjes së Kosovës, pra një kornizë marrëveshje ku janë të gjitha temat të përfshime, për shkak se kemi humbë shumë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj tregoi edhe se tani Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE-në.

“Mund t’ju them se nga zhvillimet që kanë ndodhë në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE’në. Mendoj që takimi i lartë ose takimi i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave, ndërrimit të territorit etjerë.

Kësaj here nuk ka vazhdu diskutimi për një çështje të tillë, për shkak se nuk ekziston më te një palë serioze por kuptohet se vazhdon angazhimi për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje me Serbinë.

Samiti i Parisit, ju siguroj se askush nuk mund ta drejtojë gishtin kah Kosova. Është diskutu dialogu, çështja e vendimeeve që kanë ndodhë dhe domosdoshëria për me gjetë një rrugë për me ecë përpara, pezullimi taksa”, ka thënë Haradinaj.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur në lidhje me raportet e brendshme brenda politikës kosovare dhe se cili është ndikimi i tyre.

“E kanë dëmtuar seriozisht pozicionin e Kosovës. Po shihen që janë përafruar disa qëndrime, por është me rëndësi që në një temë të jemi bashkë”.

“Ajo çka do të duhet të ndodhë është në aspektin formal të kemi një pozicion të përbashkët e ajo është arritja e njohjes nga Serbia për Kosovën dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse e shihni kapitullin e 45, Serbia nuk mund të ecën përpara dhe nuk mund të përfitojë asnjë privilegj dhe fond pa i rregulluar marrëdhëniet ndërkufitare, ndërfqinjësore”.

Ndërkaq sa i përket dëmtimit  që i ka bërë taksa prej 100 përqind bashkëkombasve tanë në Luginën e Preshevës, Tahiri u shpreh:

“Ndihemi keq që ata afektohen nga një vendim i Kosovës. Kjo ka qenë një porosi e qartë që është kuptuar drejtë”.

“Çështja madhore që unë e kam mësuar përgjatë punës shumëvjeçare në politikë, është që në momentin kur je konsistent për vendimet tuaja dhe ato i ke të konsultuara mirë, do të kesh shumë presion dhe vuajtje, por në momentin kur ti beson, ajo të shpërblehet”.

“E kemi në dorë nesër me e heq taksën nëse është keq, por efektet që po i krijojnë këto vendime janë afatgjate që e kanë vendosur në binarë karshi dialogut dhe subjektivitetit të vet. Është në drejtim të duhur”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të lartë të përbashkët nga Gjermania dhe Franca.

Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë dhe Francën për kontributin e vazhdueshëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit, duke theksuar se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat me dy shtetet mike është i rëndësishëm për vendin.

Duke vlerësuar Samitin e Berlinit si mundësi kthese në zhbllokimin e procesit dialogues të Brukselit, kryeministri Haradinaj tha se takimet e tilla janë mundësi e mirë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet me të cilat ballafaqohen vendet tona.

Ndërsa, sa i përket takimit të Parisit që do të mbahet në muajin korrik, kryeministri Haradinaj, theksoi se institucionet e Kosovës janë duke u përgatitur me seriozitet maksimal dhe presin që nga ky takim të ketë hapa konkretë për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Institucionet e Kosovës janë të vendosura dhe unike në prezantimin e qëndrimeve dhe pozicioneve tona, gjatë takimit të Parisit”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, me delegacionin nga Gjermania dhe Franca, në këtë frymë, janë paraqitur qëndrimet e Qeverisë së Kosovës për Marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë që do t’i kontribuojë fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal.

Kosova është e gatshme për Marrëveshjen Gjithpërfshirëse Ligjërisht Obligative që presupozon njohje në territorin e saj kushtetues dhe mirëpret rolin konstruktiv të Gjermanisë dhe Francës për ta vendosur dialogun në drejtimin e duhur”, tha kryeministri Haradinaj.

Delegacioni nga Gjermania dhe Franca po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të përgatitjeve për takimin e Parisit i cili do të mbahet në fillim të muajit korrik.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar për herën e dytë rreth aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas shefit të ekzekutivit, Beogradi zyrtar nuk duhet të përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Forcimi i sundimit të ligjit është interes thelbësor i vendit dhe rajonit tonë. Krimi i organizuar dhe kontrabanda janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për progresin tone të përbashkët, dhe NUK duhet të mbështetet mbi bazën e përkatësisë etnike dhe të çfarëdo baze tjetër. Qeveria e Serbisë nuk duhet të synojë minimin e përpjekjeve tona për luftimin e krimit të organizuar”, ka shkruar ai.