Real Madrid i ka vënë syrin yllit të Paris Saint-Germain Neymar, me klubin spanjoll të gatshëm të ofrojë 100 milionë euro plus shpërblime të tjera si ofertë fillestare.

Një rikthim i mundshëm te Barcelona tani duket se është i pamundur, me Philippe Coutinhon që refuzoi mundësinë për t’u huazuar te Tottenham.

Barca është përpjekur në mënyrë aktive të mbledhin fonde përmes shitjeve të lojtarëve dhe të zvogëlojnë pagat e lojtarëve në mënyrë që të qëndrojnë brenda parametrave të Fair Play-Financiar, pasi shpresuan të rikthejnë yllin e dëshiruar në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

Coutinho i është ofruar ‘Gjelave’ si huazim në mënyrë që ata t’i paguajnë pagën brazilianit dhe Barcelona të ketë financa të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet mbi Neymar.

‘Blaugranasit’ madje kishin marrë sinjale pozitive nga PSG për ta huazuar një sezon 27-vjeçarin me detyrim blerje verën tjetër.

Ndërkohë, Floretinho Perez po bën gjithçka që ta bind Neymar të transferohet në ‘Bernabeu’. /Lajmi.net/ 

Mesfushori spanjoll Isco Alcoron pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli i Los Blancos nuk ka qenë i kënaqur me hapësirat në këtë edicion dhe ka kërkuar largimin nga Santiago Bernabeu.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë pasi janë skuadra të mëdha si Manchester United, Chelsea, Napoli e së fundmi edhe Milan që e duan atë.

E përditshmja spanjolle Marca ka shkruar se Milani ka filluar bisedimet tanimë me Real Madridin për yllin spanjoll. 

Rossonerët janë gati të shpenzojnë 55 milionë euro për transferimin e reprezentuesit të Spanjës.

Reali kërkon së paku 70 milionë euro për lojtarin, por Marca shkruan se oferta e Milanit prej 55 milionë mund të rritet me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

27-vjeçari ka pranuar se dëshiron një aventurë tjetër dhe destinacioni i tij i ardhshëm është mes Anglisë dhe Italisë.

Mbrojtësi anësor i Lyonit, Ferland Mendy od të jetë përforcimi i radhës i Real Madridit, që vijon të kryejë revolucion në skuadër, për të kënaqur dëshirat e trajnerit inedine Zidane, i rikthyer 3 muaj më parë në kryeqytetin spanjoll.

Lajmin e transferimit të anësorit 24-vjeçar e ka dhënë trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, në konferencë për shtyp, ku edhe shpjegoi arsyet pse lejoi që Mendy të largohet nga grumbullimi.

“Jemi duke folur për një futbollist që dy vjet më parë luante në Ligue 2 dhe tani është gati për të luajtur te Real Madridi. Mund të luajë në të dy krahët dhe ka pasur nëj shpërthim të jashtëzakonshëm. Jemi në një fazë të merkatos ku të gjithë bezdisen nag zërat e transferimit, por Mendy nuk është mësuar me një situatë të tillë, ndaj vendosëm ta lëmë të largohet”, tha Deschamps.

Real Madrid i është bashkuar garës për të nënshkruar mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, ndërsa ata kërkojnë të zëvendësojnë Sergio Ramos, sipas mediave në Spanjë.

Pritet që holandezi të largohet nga ekipi i Eredivisie këtë verë, pas paraqitjeve fantastike në sezonin që kemi lënë pas, përcjell GazetaBlic.

Përveç interesimit nga Barcelona dhe Manchester United, tashmë edhe Real Madrid ka shprehur interes për mbrojtësin 19 vjeçar.

Mundo Deportivo pretendon se Real Madrid dëshiron transferimin e tij, pas sugjerimeve në rritje që – Ramos do të largohet nga klubi.

Është raportuar se kapiteni i Los Blancos, ka interesim nga Kina dhe ka kërkuar të largohet nga Bernabeu.

Madridi tani e ka vënë De Ligt në krye të listës së dëshirave të tyre, pasi po përpiqen të gjejnë një partner për Raphael Varane.

Çelsi ka fituar Europa League dhe si zakonisht, Eden Hazard ishte protagonist absolut, duke shënuar 2 gola në fitoren 4-1 kundër Arsenalit.

Pas triumfit në Baku, ylli belg foli për BT Sport, duke dalë hapur në lidhje me të ardhmen e tij dhe duke pranuar se tashmë do të largohet, duke firmosur për Realin e Madridit.

“Po, është një mirupafshim. Është koha për një sfidë të re për mua. Largohem duke fituar një trofe shumë të rëndësishëm, jam i lumtur për të gjithë në këtë klub.

“Falënderoj tifozët, ishin fantastikë edhe sot, si gjithmonë. Një pjesë e zemrës sime do të mbetet blu”.

Ikona e skuadrës së Real Madrid, ish-sulmuesi spanjoll Raul Gonzalez, do të rikthehet në gjirin e ekipit ku u bë i famshëm.

Ai do të jetë trajneri i ekipit Castilla, ose siç njihet ndryshe Real Madrid B. Skuadra “satelit” e Real Madrid aktualisht është në fazën play off, ku synon të ngjitet nga kategoria e tretë në atë të dytë.

Vendimin e ka marrë presidenti Florentino Perez, që kërkon të promovojë në skuadrën B ikonat e skuadrës “los blancos”.

Kështu, pas Zinedine Zidane dhe Santiago Solari, tani është radha e Raul të nisë karrierën e tij si trajner nga skuadra e Real Madrid B (do të zëvendësojë në këtë detyrë Manolo Diaz).

Raul, aktualisht 41 vjeç, ka drejtuar më parë dy ekipet e moshave të Real Madrid, Cadete B dhe Juvenil B. Këtë javë ai do të marrë edhe licensën e UEFA Pro, çka i jep mundësinë që të drejtojë ekipin e ri shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Vitin e kaluar, Raul Gonzalez ka kaluar shumë kohë në Londër, për të studiuar mënyrën e punës së trajnerit Mauricio Pochettino.

Në karrierën e tij, Raul ka luajtur 741 ndeshje dhe realizuar 323 gola me fanellën “merengues”. Me këtë ekip ai luajti nga viti 1994 deri në vitin 2010.

Sot zhvillohet finalja e Ligës së Evropës mes Chelsea dhe Arsenalit, që pritet të jetë edhe ndeshja e fundit e Eden Hazard për The Blues.

Real Madridi ka arritur marrëveshje me lojtarin belg dhe zyrtarizimi ka mbetur të bëhet pas ndeshjes. Lojtari do të kushtojë 130 milionë euro sipas The Sun, ku 100 milionë euro do të paguhen menjëherë, të tjerat me bonuse.

Në anën tjetër Hazard pritet të paguhet 450 mijë euro në javë. Lojtari ka arritur të ketë një sezon shumë të mirë individual me 19 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.

Sipas medieve spanjolle zyrtarizimi do të behet me 3 qershor, ku Hazard do të bëhet lojtar i Real Madridit.

Hazard do ta bëjë prezantimin në Santiago Bernabeu, për fansa dhe media.

Po vazhdon drama mes Sergio Ramosit dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perezit.

Mbrojtësi spanjoll po bënë gjithçka që është e mundur për tu larguar nga skuadra madrilene pasi ka marrë një super ofertë nga një klub kinez, të cilën e ka zbuluar edhe i pari i klubit madrilen.


RVV Cadena ka zbuluar një pjesë të bisedës mes dyshes së Los Blancos, ku raportohet se ka pasur tone të ashpra mes tyre.
“Nëse ju shkoni, atëherë unë detyrohem të blejë një mbrojtës të ri dhe nuk do të kushtojë lirë”, mësohet t’i ketë thënë Perez, Ramosit

Ky i fundit i është përgjigjur duke ia kujtuar shitjen e Cristiano Ronaldos. “Ju më keni thënë se do ta blini një zëvendësues të Cristiano Ronaldos. Ju nuk e bëtë, kështu që ne e kemi paguar çmimin për këtë”, ka pohuar spanjolli.
Perez, siç shkruan Marca, është i gatshëm ta lejojë kapitenin të largohet nga Reali në moshën 33 vjeçare, ashtu siç bëri me portugezin verën e kaluar, i cili u transferua te Juventusi.

Ndryshe, Ramos ka kontratë të vlefshme me klubin deri në verën e vitit 2021 dhe ka një klauzolë të largimit prej 200 milionë eurove. /Telegrafi/

Ka disa ditë që raportohet se një marrëveshje për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea te Real Madrid është arritur.

Mediet si në Spanjë, ashtu edhe në Angli, raportojnë se ylli belg do t’i bashkohet Real Madridit për 100 milionë eiro.

Megjithatë, ish trajneri i Chelsea, Roberto Di Matteo, nuk beson se ky transferim do të realizohet këtë verë.

Chelsea ka një ndalim nga FIFA për realizimin e transferimeve për dy afate, dhe sipas Di Matteo nuk do të lejojë largimin e Hazard.

“Hazard është një lojtar që përbën një ndryshim të madh, ai mund të ndryshojë individualisht rrjedhën e lojës, dhe nuk mund të gjeni shumë si ai. Do të ishte një dëm i madh për Chelsea nëse humbet një lojtar të tillë”, ka deklaruar Di Matteo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Nuk mendoj se ai do të largohet lehtë. Klubi ka një ndalim për sjelljen e lojtarëve të rinj dhe nëse lejon largimin e tij pa sjellë zëvendësim adekuat do të ishte shumë keq për klubin”./Lajmi.net/

Real Madrid – Eden Hazard, një bashkim që do të realizohet në verën e vitit 2019.

Kampionët e Evropës në fuqi, janë gati të rikthehen në tregun e transferimeve për afrimin e emrave të mëdhenj, pas një sezon aspak të mirë si në La Ligas, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Synimi i parë i ‘Los Blancos’, është ylli i Chelsea, Eden Hazard.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, Eden Hazard do t’i bashkohet Real Madridit pas datës 29 maj, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra nga kryeqyteti i Spanjës do të presë zhvillimin e finales së Ligës së Evropës, ku Chelsea takohet me Arsenali, dhe pas saj, do të mbyll marrëveshjen për Hazard.

Nga shitja e Hazard, Chelsea do të fitojë rreth 100 milionë euro./Lajmi.net/