Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu, është rikthyer në vijën e parë të luftës me COVID-19, duke iu bashkuar Shërbimit të Shëndetit Kombëtar në Angli në një përpjekje për të ndihmuar në kaosin e krijuar prej pandemisë, shkruan “mail-online”.

Këngëtarja shqiptare iu bashkua nismës simbolike të anglezëve “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje (20:00), duke duartrokitur për mjekët dhe infermierët, ndërkohë videon e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.

Rita mbante një kostum sportiv shumëngjyrësh, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.

Deri më tash, në Britani të Madhe janë regjistruar 33.718 të infektuar me koronavirus, ndërkohë kanë vdekur 2.921.

Pas artikujve të djeshëm në mediet serbe, billbordët ku shfaqet Rita Ora u larguan nga qyteti i Beogradit.

“FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UQK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”.

Një ditë pas shkrimit të gazetës sonë, BMP hoqi të gjitha reklamat polemike në Beograd, shkruan Informer, transnmeton lajmi.net.

Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, kë ngëtarja shqiptare, e cila mbështet publikisht kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më në këto materiale promovuese.

“Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në festimin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk e  humbet mundësinë për të treguar “shqiponjën dykrenare shqiptare” në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradin, nga të cilat gazeta jonë shkruajti dje se billbordet mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi i Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut”, shkruan ndër të tjera ky medium serb.

Të gjitha 27 billbordet nga qendra e Beogradit që paraqisnin orët dhe bizhuteritë e BPM me imazh kryesor Rita Orën, nuk mund të shihen më, transmeton lajmi.net.

Pas një takimi, drejtuesit e kompanisë dhe departamenti i marketingut morën vendim për heqjen e reklamës si dhe të gjitha fotografive të Rita Orës.

Nga departamenti i marketingut nuk kanë dëshiruar të prononcohen rreth kësaj çështjeje,

Sipas këtij mediumi, këngëtarët serbë janë të tronditur që një firmë serbe promovon të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt  dhe thonë se kjo këngëtare nuk ka vend në Beograd.

Ata thonë se këngët e serbëve nuk mund të dëgjohen në radiot në Prishtinë, e lëre më të jenë në billborde.

Alexander Aca Stanimirovic nga Amadeus Band tha se Rita është një person që ka qëndrim politik kundër Serbisë.

“As grupi im dhe as kolegët e mi nuk mund të reklamohen atje dhe jam i sigurtë se nuk do të na jepnin këtë pundësi. Edhe nëse do të ishim në reklamat në Prishtinë, ata ose do t’i shkatërronin ose do të kërkonin t’i largonin menjëherë”, shtoi ai.  /Lajmi.net/

Sëmundja e kancerit në gji, i dha asaj kthesën më të madhe që mund t’i japë jeta, një betejë nga e cila fitorja nuk është e sigurt, por që mosdorëzimi do t’i jepte dhuratën më të bukur.
Disa vite më vonë përveç shërimit , do të shihte edhe se si vajza e saj do të shënonte një ngjitje spektakolare duke u bërë një yll botëror.
Nëna e yllit ndërkombëtar Rita Ora, Vera Sahatçiu Ora është një nga të mbijetuarat e sëmundjes së kancerit të gjirit. Ajo e ka përshkruar këtë periudhë të jetës si një sprovë jo të mirë, por që përkrahja e më të afërmve dhe qetësia me veten ishin çelësi me të cilin ajo i bëri ballë sëmundjes deri në fund.
Në një intervistë për Telegrafin, nëna e këngëtares Rita Ora ka treguar historinë e saj të suksesit, e cila mund të jetë frymëzuese për këdo që po përballet me një betejë të tillë.

“Ka qenë një shok i papritur se në ato momente nuk mendon se do të prekesh nga kjo sëmundje e tillë. E keqja është se gjithë jeta të ndryshon menjëhere dhe fillova ta pyes veten a do të mbijetoj? Posaçërisht mendoja për efektin e sëmundjes në familjen dhe fëmijët e mi. Mirëpo fatmirësisht ishte në fazën fillestare dhe pata fatin. Ka qenë lajm i vështirë për të gjithë, mirëpo e kam pas përkrahjen e bashkëshortit dhe familjes, dhe ndërhyrjen e menjëhershme për të gjitha masat e duhura për trajtim, që në rastin tim fatmirësisht rezultoj me sukses.

Trajtimet të cilat mora për këtë sëmundje kanë qenë të gjata dhe të vështira, u fokusova diku tjetër në mënyrë që ta largoja vëmendjen prej sëmundjes. Në vazhdimin e studimeve për përfundimin e diplomës si doktoreshë, në Angli. Kam kaluar provimin shtetëror gjatë trajtimit dhe kjo më bëri krenare për suksesin tim personal”, u shpreh Vera Ora. /Indeks online

Prindërit e Ritës i janë gëzuar fitores së Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje u shpall fituese me shumicën e votave mbrëmjen e djeshme në zgjedhje, shkruan lajmi.net.

Këtij rezultati i janë gëzuar një numër i madh i njerëzve ndër ta artistë të njohur shqiptar. E edhe prindërit e këngëtares Rita Ora e kanë përkrahur Albinin dhe Lëvzijen.

Ishte Vera Ora ajo e cila pas daljes së rezultateve të para e ka bërë një postim në Instagram./Lajmi.net/

Rita Ora ka shkëlqyer në Javën e Modës në Paris, ku është shfaqur në “showroom-in” e Escada për të festuar bashkëpunimin e saj më të fundit me firmën gjermane.

Surpriza e këngëtares 28-vjeçare ishte se zgjodhi shoqatën e bamirësisë “Women for Women International” për të dhuruar një përqindje të shitjeve të një modeli çante, për Kosovën.

“Koleksioni im është dizenjuar për femrat që e dinë edhe fuqinë e garderobës edhe të zërit të tyre,” tha Rita. /arbresh.info

Shpërndaje në rr

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka kohë që gëzon një vëmendje të madhe nga publiku gjithandej nëpër botë, për shkak të talentit që e shfaq përmes projekteve të saj muzikore, shkruan Indeksonline.

Krijuesja e shumë hiteve, Rita Ora, s’është shqiptarja e vetme që ka arritur famë ndërkombëtare.

Njësoj ka bërë edhe këngëtarja tjetër Bebe Rexha, e cila po ashtu është mjaft e pëlqyer nga publiku.

Së fundmi ka qenë Rita Ora, e cila ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram fotografi së bashku me Bebe Rexhën.

“E ëmbla Bebe Rexha” , ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë bashkëpunim midis të dy yjeve me prejardhje shqiptare. /Indeksonline/

Rita Ora ka pasur një vit të mbushur me festivale dhe koncerte.

Rita Ora me koncertin e saj në Berlin do të përmbyllë një vit mjaft të suksesshëm sa i përket festivaleve dhe organizimeve të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Me postim e fundit të bërë këngëtarja ko njoftuar se koncerti në Gjermani do jetë i fundit dhe me këtë lajm ajo ka mërzitur fansat e saj të cilët për një kohë nuk do mund të shohin ndonjë performancë nga ajo.

Kujtojmë, se projekti i fundit i Ritës titullohet ‘Ritual’ dhe numëron më shumë se 40 milionë klikime në platformën Youtube. /Lajmi.net/

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, do të jetë pjesë e panelit të jurisë në garën e këndimit “The Masked Singer” brend i ri në Mbretërinë e Bashkuar i cili do të shfaqet në ITV në vitin 2020.

Rita do të jetë bashkë me Jonathan Ross 58 vjeçar i cili do të jetë prezantues i show-it, prezantuesen Davina McCall 51 vjeçare dhe aktorin Ken Jeong 50 vjeçar.

Në “The Masked Singer” do të garojnë 12 të famshëm për performancën më të mirë, me identitetin e tyre të fshehur prapa maskës, shkruan Daily Mail.

Rita tregoi për gëzimin e saj që u bashkua në këtë seri, duke thënë “Jam shumë e entuziazmuar që jam pjesë e këtij paneli të jashtëzakonshëm. Jam një adhuruese e madhe e ‘The Masked Singer’ është një show i freskët dhe origjinal”, ka thënë ajo.

“Nuk mund të pres që kjo të fillojë, do të jetë shumë qejf”, ka thënë tutje ajo. /ekonomia online

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun muzikor botëror.

Biondja po ashtu është tejet e angazhuar me turneun e saj të koncerteve anembanë botës.

Artistja me prejardhje shqiptare së fundmi performoi në Berlin (Gjermani), teksa dhuroi spektakël si asnjëherë më parë.

Rita Ora dhuron spektakël në Gjermani (Foto: Instagram)

Bukuroshja, e cila u shfaq në veshje sportive e me një kapelë në kokë, rrëmbeu vëmendje me dukjen e saj të veçantë.

Ajo performoi para mijëra njerëzve, në mesin e të cilëve kishte shqiptarë, ku shiheshin duke u argëtuar me flamurin kuq e zi.

“Berlin të dua shumë, faleminderit që kënduat me mua çdo fjalë”, ka shkruar mes të tjerash Ora.

Sa i përket projekteve muzikore, “New Look” mban titullin kënga e fundit që e ka publikuar, e cila në YouTube ka kaluar shifrën e tetë milionë klikimeve. /Telegrafi/

Vera Ora tashmë ka artikuj të veçantë që gazeta e njohur britanike shkruan për të.

Vera Ora, nëna e këngëtares shqiptare që çdo ditë ‘pushton’ gazetat dhe portalet më të lexuara në Britani, tani ka filluar të shijojë jetën që e bija e bën tash e sa vjet.

Vera këtë sezonë të verës ka treguar në Instagram se ka pasur një verë vërtetë të bukur, duke pushuar në shumë nga vendet më të bukura të botës.

E psikiatrja e njohur ka filluar edhe një kampanjë që ia ka mundësuar të dalë pa komplekse nëpër foto e veshur vetëm në bikini.

Kjo i ka rënë në sy edhe të përditshmes britanike ‘Daily Mail’, të cilat ia kanë kushtuar një artikull të veçantë Verës dhe kampanjës së saj.

55-vjeçarja këtë kampanjë e ka filluar në përkrahje të të mbijetuarave të kancerit të gjirit, sëmundje kjo të cilën edhe Vera e ka mposhtur para disa vjetëve.

Ajo përmes kësaj kampanje i motivon gratë që të kenë vetëbesim dhe të mos kenë turp nga trupi dhe format e tyre, edhe kur ata të fillojnë të plaken.

Vera është diagonstikuar me kancer të gjirit gjatë vitit 2005 edhe për këtë përvojë ka folur në një intervistë, ku ka thënë se ishte periudha më e vështirë e jetës së saj, pasi ka ndikuar jo vetëm tek ajo por shumë edhe tek e gjithë familja. /Kosovarja