Rita Ora ka postuar imazhe nga fotosesioni i realizuar për markën “Escada”.

Rita Ora krahas angazhimeve të shumta në muzikë, është aktive edhe si imazh i brendeve të njohura, shkruan lajmi.net.

Një ndër ta është edhe “Escada”, brend me të cilin së fundi ka realizuar kampanjën e re.

Ajo ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, të cilat i shkëputi nga seti i realizuar për linjën e re të produkteve të kësaj marke.

E veshur në të kuqe, Rita Ora dukej tejet sensuale në fotografitë që ndau me ndjekësit në Instagam. /Lajmi.net/

Foto: 1

Foto: 2

Foto: 3

Foto: 4

Foto: 5

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, mbrëmë (e mërkurë), mbajti një koncert në Skenderaj.

Përveç atmosferës së mrekullueshme që krijoi, një bujë të madhe bëri veshja e saj, teksa u shfaq tejet e zhveshur para një publiku, ku thuajse më shumë kishte fëmijë.

Pas kësaj performance, këngëtarja Morina mori kritika të shumta nga personalitete të njohura, duke e ofenduar mjaft shumë për veshjen që zgjodhi.Lexo po ashtu:

Fjolla Morina me veshje tejet provokuese para fansave në Skenderaj

Fjolla Morina me veshje tejet provokuese para fansave në Skenderaj

Megjithatë, një reagim nuk ka munguar as nga Fjolla, e cila thotë se veshja e saj është e ngjashme me atë të yllit botëror, Rita Ora, kur performoi vitin e kaluar në Kosovë, dhe nuk duhej bërë e gjithë kjo bujë.

“Sot jam zgjuar me disa tituj portalesh të tmerrshme që i referoheshin dukjes dhe performancës time në Skenderaj. Me pak fjalë historia ime është kjo: Fjolla Morina është një këngëtare performuese e një zhanri të caktuar muzike. Ka një stil të sajin dhe nuk e dëmton askënd që zgjedh të performojë në një qytet me një veshje të cilën nuk e ka për herë të parë. Kam performuar dhe kënduar siç bëjnë të gjthë këngëtaret e zhanrit tim. Për mua të gjitha skenat janë njësoj. Ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV jo Fjollën që e doni ju. Po e theksoj edhe një herë se isha mbrëmë në Skenderaj e ftuar si artiste për të performuar jo për të dhënë intervistë. Por, nuk më çudit fakti që kaq shumë ju ka bërë përshtypja veshja ime si e Rita orës kur performoj në Prishtinë. Ju keni problem me çdo këngëtare që performon me një trupore. Tani ju ça bëni? Merrni “gurë” dhe qëlloni. Po ju them dhe të fundit: Sa për patriote un jam 1000 here më shumë se disa që hiçen si të tillë”, shkruan mes të tjerash Fjolla.

Nga ana tjetër, përveç kritikave këngëtarja 33-vjeçare mori edhe lëvdata nga miqtë e saj, të cilët i dolën në përkrahje. /Telegrafi/

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora po arrin majat e muzikës ndërkombëtare.

Ajo është shpallur nga Official Charts këngëtarja më e katër më e klikuar e vitit 2018, ndërsa dy këngë të saj janë më të kilikuarat në Top 10.

Rita ka ndarë lajmin me fansat në rrjetet sociale duke e konsideruar një lajm të madh.

“Rezultatet janë wow. Artistja e katërt më e klikuar dhe 2 këngët më të dëgjuara të vitit 2018. Jam e nderuar që jam pjesë e kësaj liste,” shprehet këngëtarja Ora.

Nëna e saj i ka komentuar Rita Orës në gjuhën shqipe.

Rita Ora po vazhdon me koncertet në kuadër të turneut shumë të suksesshëm “Phoenix”.

Ajo së fundmi e ka mbajtur një koncert në Liverpool dhe disa pamje nga performanca e saj atje i ka ndarë me ndjekësit në një video të cilën e ka posutar në Instagram.

Pranë saj ka pranuar komente të shumta e nuk ka munguar as ai i nënës, Vera Ora, e cila i ka shkruar në gjuhën shqipe.

Në vazhdim ua sjellim si foto postimin e Ritës aty ku mund ta shihni edhe komentin e Verës.