Shumica e futbollistëve fillojnë të bëhen gati për pensionim kur i afrohen viteve të mesme të 30’ta, por kjo nuk vlen për rastin e Cristiano Ronaldos.

Legjenda portugeze, i cili i mbush 35 vjet në muajin shkurt, e ka mbajtur veten në top formë fizike përgjatë karrierës së tij mbresëlënëse, transmeton Telegrafi.

Si model profesionisti, Ronaldo tani është duke i korrë shpërblimet e përkushtimit të tij në këtë sport.

Por, cilat janë sekretet e tij? Si ia arrin ta ketë një fizik kaq të mahnitshëm në moshën 34-vjeçare?

Gazeta spanjolle “AS” ka zbuluar regjimin ushtrimor të Ronaldos, dietën, shprehitë e gjumit dhe këto e shpjegojnë faktin se përse ai është ende në formë tip-top.

Dieta e Ronaldos

Dieta patjetër se është kruciale për secilin atlet – por, ndryshe nga futbollistët tjerë, për Ronaldon nuk ka “cheat day” (ditë ku ai e lejon veten të hajë çfarë të dëshirojë dhe të mos i përmbahet regjimit).

“AS” thotë se Ronaldo jo vetëm se është i kujdesshëm me atë se çfarë hanë dhe sa shumë hanë, por është edhe tejet strikt në aspektin se si e ndan ditën mes ushtrimeve, pushimit dhe relaksimit.

Ai i ka gjashtë shujta në ditë, e të gjitha janë të bazuara në një dietë me proteina dhe karbohidrate.

Ushqimet e tij kryesore janë pasta dhe pula, por fituesi i pesëfishtë i Ballon d’Or i gatuan këto pa vaj dhe pa kripë.

Sa i përket lëngjeve, Ronaldo konsumon vetëm ujë, përveç në shujtën e mëngjesit që konsumon lëng portokalli ose ananasi.

Regjimi ushtrimor i Ronaldos

Sa i përket stërvitjeve, Ronaldo e ndjekë programin e tij specifik. Kjo përfshin pesë sesione në javë në palestër, plus pilate dhe not.

“AS” shton se trajnerët personalë të Ronaldos janë të detyruar të intervenojnë për ta parandaluar atë ta teprojë me ushtrime, pasi që ai ka dëshirë tejet të madhe për të qëndruar në formë.

Megjithatë, është shumë e vështirë që trajnerët personalë ta dinë se ku duhet t’ia caktojnë limitin duke marrë parasysh potencialin fizik që Ronaldo e ka.

Shprehitë e gjumit

Gjumi është një prej gjërave më të rëndësishme për shëndetin e njeriut, e posaçërisht për atletët e mëdhenj.

Ronaldo synon t’i bëjë tetë orë gjumë çdo natë, duke rënë në gjumë dhe duke u zgjuar në të njëjtën kohë secilën ditë.

Kjo normalisht se nuk është gjithmonë e mundur, por tetë orë janë synimi i tij i përnatshëm.

Ronaldo gjithashtu preferon të bëjë një sy gjumë pas shujtës së katërt sepse siestat janë dëshmuar që sjellin përfitime shëndetësore dhe janë të zakonshme përgjatë Evropës Jugore dhe Mesdhetare.

Vullneti është esencial

Dhe, mbi të gjitha – dhe që e gjithë kjo të funksionojë – padyshim se duhet të keni vullnet të pabesueshëm.

Ronaldo e ka këtë vullnet dhe rrallëherë kjo vërehet te profesionistët tjerë të çfarëdo sporti. /Telegrafi/

Lionel Messi ka fituar për herë të parë çmimin prestigjioz të FIFA për lojtarin më të mirë në botë ‘The Best’, duke e mundur Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijkun.

Ishte një fitore e merituar për Messin, që në 58 ndeshje shënoi 54 gola për Barcelonën dhe Argjentinën, krahasuar me 31 golat në 47 ndeshje të shënuara nga Cristiano Ronaldo.

Pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Milano, u zbulua edhe lista e plotë e votave, me Lionel Messin që i kishte dhënë votë maksimale Sadio Mane të Liverpoolit.

Messi si lojtarin e dytë më të mirë e kishte votuar Cristiano Ronaldon, dhe të tretin, Frankie de Jong, shkuan lajmi.net.

Në anën tjetër, Ronaldo kishte zgjedhur të votonte për Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong dhe Kylian Mbappe.

Siç shihet, Ronaldo nuk i ka dhënë asnjë votë Lionel Messit, dhe diçka të tillë nuk ka bërë asnjëherë në të kaluarën, si në garën për ‘The Best’, ashtu edhe për Topin e Artë.

Ndryshe nga Ronaldo, Messi i kishte bërë vend portugezit edhe në vitin 2018, në votat për ‘The Best’. /lajmi.net

Lionel Messi ka këmbëngulur se rivaliteti i tij me Cristiano Ronaldon është vetëm në fushën e futbollit, pas triumfit në ‘The Best’.

Argjentinasi fitoi për herë të parë ‘The Best’, duke e mundur Cristiano Ronaldon dhe Virgil van Dijk, në ceremoninë e së hënës, të mbajtur në Milano.

Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në këtë ceremoni, dhe shumë njerëz pretendojnë se portugezi nuk mori pjesë vetëm pse e dinte që nuk do të fitonte.

“Njerëzit mendojnë se rivaliteti shkon përtej futbollit, por kjo nuk ndodh”, deklaroi Messi për FIFA-n, përcjell lajmi.net.

“Ne të dy duam atë që është më e mira për skuadrat tona, dhe asnjëri prej nesh nuk e pëlqen humbjen. Është diçka që nuk e pranojmë”./Lajmi.net/

Cristiano Ronaldo e postoi një mesazh në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, pasi vendosi të mos shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s, ku rivali i tij, Lionel Messi, u emërua futbollisti më i mirë i vitit në botë.

Ylli portugez i Juventusit u rangua futbollisti i tretë më i mirë në botë, prapa Lionel Messit të Barcelonës dhe Virgil van Dijkut të Liverpoolit, por ai vendosi të mos shkojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA-s të hënën, në Milan, transmeton Gazeta Express.

34-vjeçari nuk do të luajë në ndeshjen e radhës të Juventusit në Serie A, kundër Brescias të martën, për shkak të një lëndimi të lehtë. Mirëpo, pas ceremonisë së FIFA-s, Ronaldo e shfrytëzoi llogarinë e tij në Instagram për ta postuar një mesazh.

“Durimi dhe këmbëngulja janë dy karakteristikat që e bëjnë dallimin mes një profesionisti dhe një amatori”, shkroi Ronaldo.

“Gjithçka që është e madhe sot ka nisur nga diçka e vogël. Nuk mund të bësh gjithçka, por bëj gjithçka që mundesh për t’i bërë ëndrrat e tua realitet dhe mbaje në mend që pas çdo nate, vjen mëngjesi”.

Ronaldo nuk e votoi Messin në top treshen e tij për këtë çmim, duke zgjedhur ta votojë bashkëlojtarin e tij në Juventus, Matthijs de Ligtin, Frenkie De Jongun dhe Kylian Mbappen.

Megjithatë, Messi e votoi Ronaldon si zgjedhjen e tij të dytë, para Frenkie De Jongut e pas Sadio Manes të Liverpoolit. /Gazeta Express/

Një nënë e martuar ka dalë si një nga punëtorët e McDonald që i dha Cristiano Ronaldos hamburger falas, kur ai me shokët vinin natën vonë tek restoranti ku punonte.

Superylli i Juventusit bëri apel për të gjetur punonjësit e McDonald – përfshirë një grua të quajtur Edna, gjatë një interviste në ITV me Piers Morgan.

Ai e zbuloi se së bashku me të rinjtë të tjerë në klubin e tij të fëmijërisë, Sporting Lisbon, trokisnin shpesh në derën të McDonald afër stadiumit, ku do të merrnin ushqim nga Edna dhe “dy vajza të tjera” që ai kurrë nuk i gjeti më.

Ronaldo në atë intervistës qau, kur u fol për pretendimet për përdhunim ndaj tij dhe kur u zbulua një video e paparë për babanë e tij.

Intervista e plotë e Ronaldos: Lot, emocione, të qeshura dhe shumë të pazbuluara për jetën e portugezit

Fituesi i pesë Topave të Artë kishte thënë se do të donte, t’i ftonte këto tri gra në Torino ose Lisbonë për të darkuar me to nëse do të gjendeshin ndonjëherë.

Dhe pas disa ditëve, Paula Leca, u paraqit duke thënë se ajo ishte një nga tre gratë, dhe do të pranonte një ftesë për darkë me yllin e futbollit.

“Ata paraqiteshin para restorantit dhe kur kishte hamburgerë që kishin mbetur menaxheri ynë do të na jepte leje tua japim”.

“Një nga djemtë ishte Cristiano Ronaldo që ishte ndoshta më i ndrojturi nga të gjithë. Kjo ndodhte pothuajse çdo natë në çdo javë”.

“Unë ende qesh kur e kujtoj. Unë i kisha thënë të birit tim për këtë, por ai mendoi se nuk ka ndodhur, nuk mund ta imagjinonte mamanë e tij duke i dhënë Ronaldos një hamburger”.

“Burri im e dinte tashmë për këtë, sepse ndonjëherë ai vinte dhe më merrte në punë natën dhe gjithashtu e kishte parë”.

“Nëse ai më ftoi jashtë për darkë, do të shkoja me siguri”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se e ka humbur kontaktin me Ednan, gruan që përmendet nga Ronaldo. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo nuk dha deklarata për media pas barazimit mes Atletico Madridit dhe Juventusit.

Cristiano Ronaldo në çdo rikthim në Madrid zgjon vëmendje të madhe të mediave.

Njësoj ndodhi edhe mbrëmë në udhëtimin e Juventusit për ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Pas barazimit 2:2, Ronaldo kaloi nga zona e mediave por nuk u ndal për të dhënë deklarata para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

“A do ta ndalesh për të folur?”, iu drejtua njëri prej tyre. “Do të flas vetëm kur shënoj gol”, tha Ronaldo.

Ylli portugez nuk realizoi gol në barazimin dramatik në Wanda Metropolitano. /Lajmi.net/

Cristiano Ronaldo ka folur për planet rreth martesës me Georgina Rodriguez.

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ai planifikon të martohet me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Futbollisti 34 vjeçar dhe e dashura e tij, 25 vjeçe, janë në lidhje që nga viti 2016 dhe pranon se është ëndërr e nënës së tij që çifti të martohen.

Duke folur me Piers Morgan, ai tha: “Ajo më ka ndihmuar shumë. Sigurisht unë jam i dashuruar me të. Ne do martohemi një ditë, është ëndrra e nënës time”.

Georgina u fut mirë në jetën e Ronaldos dhe të fëmijëve të tij, Cristiano Jr, 9 vjeç, binjakët Eva dhe Mateo, dy vjeç dhe Alana 22 muajshe.

Georgina kohën e fundit pranoi se nuk është e lehtë të jesh në lidhje me dikë të famshëm si Ronaldo.

Ish-asistentja e dyqanit rrëfeu se ishte dashuri në shikim të parë kur u takuan për herë të parë dhe zbuloi gjithashtu se si ajo josh futbollistin. /Lajmi.net/

Cristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët pasi i është treguar një xhirim i babait të tij të ndjerë, në të cilin ai shprehte krenarinë për arritjet e djalit të tij.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Piers Morgan, futbollistit portugez i është lëshuar një video, në të cilat babai i tij, Jose Dinis Aveiro, fliste para fillimit të Kampionatit Evropian të vitit 2004 që u zhvillua në Portugali.

Babai i tij, një ish-ushtar dhe i varur nga alkooli, vdiq nga pamjaftueshmëria e mëlçisë në moshën 52 vjeçare duke mos i përjetuar sukseset më të mëdha të Ronaldos dhe lindjen e fëmijëve të tij.

(Foto: Screenshot/Good Morning Britain/Twitter)

“Nuk e kam parë asnjëherë videon. Nuk e kam parë kurrë këtë video. E pabesueshme”, ka thënë 34-vjeçari i përlotur.

I pyetur se si ndihej kur e dëgjonte babanë e tij duke u shprehur krenar për arritjet e djalit, ylli i Juventusit: “Kam pritur që intervista të ishte argëtuese, por nuk kam pritur të qaj. Mirëpo, asnjëherë nuk i kam parë këto pamje. Nuk e di ku i keni marrë… Më duhet t’ia tregoj familjes sime këto pamje”.

“Vërtet nuk e njoh babanë tim qind për qind. Ai ishte një person i dehur. Asnjëherë nuk kam biseduar me të, të zhvilloja një bisede normale. Ishte vështirë”.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeçar kur babai i tij ndërroi jetë që do të thotë se Aveiro nuk i ka përjetuar momentet më të mëdha në karrierën e të birit, duke përfshirë pesë titujt të Ligës së Kampionëve, pesë Topa të Artë, ‘Euro 2016’ dhe shumë trofe shtetërorë, si edhe ardhjen në jetë të katër fëmijëve të tij. /Telegrafi/

Pyetja është nga ato që mund të mbeten edhe pa përgjigje: cili është më i fortë Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?

Janë lojtarë të ndryshëm, të dy vrasës, të jashtëzakonshëm dhe të dy tashmë kanë shkruar me gërma të arta historinë e futbollit. Por shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje.

Sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze SciSports, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi.

Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse. Përfundimi i këtij kërkimi është: Messi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo është ndalur në 0.61.

KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm. Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit. /Albeu

UEFA ka publikuar listën zyrtare me tre finalistët të cilët do të garojnë për të fituar çmimin “Lojtari i Vitit”.

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë nominuar në çmimin 2018/19 për Lojtarin e Vitit nga UEFA.

Fituesi do të zgjidhet gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve në Monaco të enjten më 29 gusht.

Lista e shkurtër e tre lojtarëve u zgjodh nga një juri që përbënte 80 trajnerët e klubeve që morën pjesë në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve 2018/19 (32) dhe Ligës së Evropës (48).

Së bashku me ta ishin edhe 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi Evropian i mediave të Sportit (ESM), një nga secila nga shoqatat anëtare të UEFA-s.

Anëtarët e jurisë zgjodhën tre lojtarët e tyre të parë, me të parët duke marrë pesë pikë, tre për të dytin dhe një për të tretin. Trajnerët nuk u lejuan të votojnë për lojtarët nga ekipi i tyre.

Pas Messit, Ronaldon dhe Van Dijkut u renditen Alisson Becker, Sadio Mane, Mohamed Salah, Eden Hazard, Matthijs De Ligt dhe Frenkie De Jong. /Telegrafi/