Nuk ka asnjë konfirmim as nga futbollisti i njohur, as nga partnerja e tij, Georgina, por gjithsesi kjo foto nuk gënjen.

E shkrepur dje, gjatë një ceremonie në Madrid, ku Ronaldo u vlerësua dhe me një çmim të rëndësishëm, siç mund ta shihni veshja e ngushtë e Georginës  nxjerr në pah barkun e saj që ka filluar të rrumbullakoset.

Megjithatë, nëse çifti është në pritje të ëmbël, duhet të konfirmohet nga vetë ata dhe deri më tani nuk e kanë komentuar këtë lajm.

Kujtojmë që vitin e shkuar Georgina solli në jetë fëmijën e katërt të futbollistit të Juventus, një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Alana Martina. Por mesa duket planet e tyre janë për një familje akoma më të madhe dhe gjërat po i shkojnë fiks ashtu sic duan. /Blitz.al/

Një yll amerikan kundër yllit portugez. Alex Morgan, kampionia e botës me SHBA-të, ka publikuar një artikull të gazetës “Vice”, që mban titullin: “Ronaldo është një ikonë e korrupsionit në sport”, duke iu referuar pushimit të çështjes kundër futbollistit të Juventusit, në lidhje me akuzat për përdhunim nga Kathryn Mayorga.

Në artikullin e gazetës “Vice” shpjegohet me të gjitha detajet sesi çështja kundër sulmuesit 34-vjeçar u pushua nga Gjykata në Las Vegas, duke i dhënë të drejtë atij, por që sipas kësaj medie Ronaldo ka paguar para dhe ka arritur të mbyllur të gjithë zërat kundër tij, jo vetëm për këtë rast, që ishte akuza më e rëndë ndaj tij, por edhe për akuza nga femra të tjera. Futbollistja e publikoi lajmin në profilin e saj në Twitter, duke i vendosur mbishkrimin: “Kjo është gazetari e madhe!”/Lexo.al

Cristiano Ronaldo tashmë e ka shënuar golin e parë për Juventusin në sezonin 2019/20, pasi realizoi në humbjen e bardhezinjve 3:2 ndaj Tottenhamit në një ndeshje përgatitore të dielën në Singapor.

Ronaldo është përsëri në mesin e favoritëve për Topin e Artë, Lojtarin më të Mirë të FIFA-s dhe Lojtarin më të Mirë Evropian të Vitit të UEFA-s, transmeton Gazeta Express.

Ai luajti rol kyç për t’i ndihmuar Juves ta fitojë titullin në Serie A dhe Superkupën e Italisë, derisa ndikoi edhe në suksesin e Portugalisë si fituesja e parë e Ligës së Kombeve.

Ronaldo e mbylli sezonin e fundit me 28 gola dhe 10 asiste për Juventusin dhe u shpall lojtari më i mirë në Serie A.

Në Ligën e Kampionëve, Ronaldo e fitoi ndeshjen e tij të 100-të dhe shënoi golin e tij të 125-të.

Ai po ashtu i shënoi tri gola për Portugalinë, të gjitha kundër Zvicrës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve në Porto.

Të gjitha këto shifra dhe paraqitje nënkuptojnë se Ronaldo është kandidat për ta fituar Topin e Artë për herë të gjashtë, të shpallet Lojtari më i Mirë i FIFA-s për herë të tretë dhe Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s për herë të pestë në karrierë. /Gazeta Express/

Cristiano Ronaldo është zgjedhur sportisti më i adhuruar në botë për këtë vit, sipas një studimi të fundit të realizuar nga YouGov.

YouGov i publikohet listat e vajzave dhe djemve më të adhuruar në botë çdo vit dhe mbi 42 mijë njerëz nga 41 vende konsultohen për të arritur deri te lista përfundimtare.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, është atleti i ranguar më së miri në botë, duke u ngjitur për tri vende më lart. Ai është i radhitur në pozitën e shtatë, dy vende më lart se rivali i tij, Lionel  Messi.

Edhe Ronaldo, edhe Messi, e kanë dominuar botën e futbollit gjatë viteve të fundit dhe ata janë më të adhuruar në botë sesa presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Papa Françesku.

Përderisa kjo dyshe është vazhdimisht në garë për tituj individual dhe trofe me skuadrat e tyre, ata kanë edhe shumë respekt për njëri-tjetrin.

Në fakt, muajin e kaluar, Messi e pranoi haptazi se atij i mungonte Ronaldo në La Liga, pasi portugezi u transferua në Serie A te Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

“Natyrisht që më mungon Ronaldo, ai e bënte Real Madridin më të fortë. Unë thashë se ata do ta vërejnë largimin e Cristianos, ashtu siç do t’i kishte ndodhur secilës skuadër”, kishte thënë Messi në një intervistë për Fox Sports.

(Kosova Sot Online)

As Cristiano Ronaldo, as Leo Messi apo edhe i fundit Luka Modric, nuk duhet ta fitojnë “Topin e Artë” këtë vit sipas Kun Agueros.

Sergio Aguero, është i qartë se çfarë kushtesh duhet të ketë për fituesin e ardhshëm të çmimit që jepet për më të mirin në botë, shkruan Reporteri.net

Sulmuesi i Manchester Cityt fitoi Premierligën javën e kaluar ndërsa iu është adresuar mediave për pyetjen se kush duhet ta fitoj çmimin si më i miri në botë këtë vit.

“Unë mendoj se “Topi i Artë” duhet të jetë në finale të Ligës së Kampionëve”, tha argjentinasi duke iu referuar një prej lojtarëve të Liverpoolit ose Tottenhamit, dy klube angleze që do të luajnë më 1 qershor finalen e madhe në Madrid.

Për sulmuesin e “Qytetarëve”, finalja e Ligës së Kampionëve do të zbulojë se kush do të jetë lojtari i vitit dhe do ta zëvendësojë Luka Modricin, fituesin e fundit të çmimit.

Nëse ndjeket ai shembull, atëherë lojtari që duhet fituar janë njëri nga: Salah, Mane, Van Dijk, Kane apo Eriksen./Reporteri.net/