Aeroplani Air Serbia ka sjellë shtetasit e Serbisë në vendin e tyre sot në orën 13:30 në aeroportin e Beogradit, shkruan B92.

I njejti ka fluturuar për në Stamboll këtë mëngjes dhe transportoi 150 qytetarë të saj për në Turqi, të cilët dëshironin të ktheheshin në vendin e tyre dhe sollën nga atje shtetasit serbë, transmeton Spektri.

Sot, një avion tjetër do të shkojë në Larnaka dhe do të kthejë pasagjerët nga Selaniku.

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç ka thënë që edhe një fluturim për në Londër është planifikuar të enjten, i cili duhet të transportojë qytetarët serbë përsëri në vend ndërsa konsultimet për një fluturim tjetër janë duke u zhvilluar.

Daçiç kujtoi se në marrëveshje me kabinetin e Presidentit Aleksandar Vucic dhe Kryeministres Ana Brnabic, si dhe në bashkëpunim me Ministritë e Transportit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë planifikuar dy fluturime për kthimin e qytetarëve tanë për sot. /Spektri

Iranianët mund të udhëtojnë pa viza në Serbi, si shpërblim pse vendi i tyre nuk e ka njohur Kosovën, por shumë prej tyre e shfrytëzojnë këtë për të kërkuar azil në vendet e BE-së.

Fillimisht atij i duhet të orientohet – paksa i shqetësuar dhe me një ndijesi pasigurie Ersen largohet nga aeroporti i Beogradit. Iraniani ka prekur këtu për herë të parë tokën europiane. Zyrtarisht ai vjen si turist në Serbi. Por ai ka diçka krejt tjetër në mendje: arratinë nga vendi i tij. “Unë kam qenë regjisor filmi dhe gazetar në Iran. Për shkak të punës sime familja dhe unë kemi qenë në rrezik për jetën. Unë u detyrova të largohem nga Irani dhe erdha në Serbi për të kërkuar azil”, thotë ai.

Në aeroportin e Beogradit aktualisht ulen katër herë në javë avionë të linjës direkte me Teheranin. Që nga marsi qytetarët e shetit shiit të Gjirit Persik mund të udhëtojnë pa viza për në Serbi. Për iranianët ky është rasti i vetëm në Europë. Zyrtarisht kjo është një masë për të forcuar turizmin. Por për iranianët e pakënaqur kjo shërben si një portë e hapur për të kërkuar azil në Europë.

Pse kjo zemërgjerësi?

Edhe vetë iranianët si Ersen habiten se si qeverisë nuk i ka shkuar ndër mend që me këtë rregull mund të ketë edhe abuzime. Ekspertët mendojnë, se pas kësaj qendrojnë arsye politike. Irani konsiderohet si aleat i qeverisë serbe, sepse ky vend nuk e ka njohur Kosovën si shtet. Bosko Jaksic, gazetar dhe analist politk, vëren: “Heqja e detyrimit për vizë është për diplomacinë serbe një mjet, për t’u shprehur mirënjohjen vendeve, që nuk e kanë njohur Kosovën. Por sapo konstatohet, që të ashtuquajturit turistë me të zbritur në aeroportin e Beogradit shndërrohen në migrantë, ky kthehet në një problem për qeverinë serbe. E po ashtu ky është problem edhe për BE-në që e kritikon Serbinë për këtë çështje.”

Ersen mësoi shpejt në Iran për këtë itinerar të ri arratie. Rruga e parë që duhet të ndjekë në Beograd është qendra e refugjatëve Miksaliste. 32 vjeçari është ende i pavendosur. A të paraqesë kërkesë për azil në Serbi apo të përpiqet që përmes Bosnjes të vazhdojë rrugën drejt BE-së? “Unë vendosa të vij këtu për shkak të heqjes së vizave. Do të shoh një herë nëse mund të jetohet këtu normalisht, nëse jo do të detyrohem të vazhdoj rrugën më tej.”

Punonjësit e qendrës së refugjatëve e njohin tashmë këtë pavendosmëri. Në shumicën e rasteve iranianët e porsaardhur nuk kanë asnjë plan, se si do të vazhdojnë më tej, por ata dinë disa vende në Beograd ku mund të takojnë ndihmës ose kontrabandistë. Se sa prej tyre janë vërtetë të përndjekur për arsye politike nuk është e qartë. Shumica e kërkesave të iranianëve për azil në Serbi refuzohen.

Kontrabandistët janë në pritje

Ersenit ndihmësit vullnetar i këshillojnë që të regjistrohet në qendrën e refugjatëve dhe të ndjekë procedurën zyrtarisht. Atij i caktojnë me shkrim vendin e qendrimit në një nga strehimoret. Sidoqoftë ky është një vend i sigurtë për t’u orientuar fillimisht. Por të tjerë bashkatdhetarë ndjekin një rrugë tjetër të joshur prej kontrabandistëve ata nuk regjistrohen, por shkojnë në ndonjë hotel derisa të gjejnë mundësinë të kalojnë kufirin për në vendet e BE-së. Një lagje e Beogradit është kthyer në një pikëtakimi për kontrabandistët. Shumë iranianë bien këtu në duart e tyre dhe ndjekin rrugën përmes Bosnjes drejt BE-së.

Organizatat humanitare në Serbi nuk e dinë ende, se sa prej turistëve iranianë në të vërtetë marrin rrugën drejt vendeve të BE-së. Senka Skero Koprivica nga qendra e të Drejtave të Njeriut në Beograd, thotë, se iranianët “lejohen të qendrojnë këtu 30 ditë pa vizë si turistë. Ndaj ka shumë, që nuk shfaqen asnjëherë në zyrën tonë, nuk na kontaktojnë ne. Kështu ne nuk e dimë, se sa qendrojnë këtu dhe sa shkojnë në Europë e sa të tjerë kthehen në vendin e tyre.”

Por Erseni tashmë është vendosur në strehimoren e refugjatëve dhe thotë, se shpreson që një ditë të ritakojë nënën, babain e motrën e tij. “Por me siguri jo në Iran, sepse atje unë nuk do të kthehem më kurrë”, thotë ai. Nëse 32-vjeçari në fund do të provojë fatin e tij drejt BE-së apo do të mbetet në Serbi, mbetet e paqartë – Sidoqoftë gjithnjë e më shumë iranianë kërkojnë një të ardhme më të mirë në Europë, për aq kohë sa rruga e re përmes Serbisë është tashmë e hapur për ta. /Fish media

Në vitin 2008, kur Kosova e kishte shpallur Pavarësinë, vendi ishte njohur nga 53 shtete dhe që nga ajo kohë procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka ngecur dukshëm.

Për 11 vjet, vendi ka arritur të sigurojë 116 njohje nga shtete të ndryshme të botës. Të paktën, kështu figuron në faqen e internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Në renditjen e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur, figuron edhe emri i Ganës, për të cilin shtet në fillim të muajit nëntor, u tha se ka tërhequr njohjen.

“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, pati cituar AFP, zëvendësministrin e Jashtëm të Ganës, Charles Owiredu.

Kurse, në letrën që Ministria e Punëve të Jashtme e Ganës e ka dërguar te autoritetet në Serbi e cila është prezantuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, thuhet se vendimi për njohjen e Kosovës në vitin 2012 ishte i parakohshëm.

Në anën tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një komunikate kishte mohuar pretendimet e shefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendimet e tij për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana.

Autoritetet në Beograd pretendojnë se janë 17 shtete që kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Të premten mediat serbe kanë raportuar edhe për tërheqjen e një njohjeje të pavarësisë së Kosovës. Republika Nauru nga Pacifiku, sipas Beogradit, është shteti i 17-të që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

E tërheqjen e njohjes nga Nauru, Ministria e Punëve të Jashtme nuk është prononcuar.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë Behgjet Pacolli, në vazhdimësi është kontaktuar nga Periskopi për të komentuar këtë lajm, por se i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

Ndërsa më parë, ministri I Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, nga 17 vende sa thotë Beogradi që e kanë çnjohur Kosovën, ka deklaruar se ka pranuar vetëm një notë verbale nga ishujt Solomon duke e konfirmuar kështu çnjohjen nga ky shtet.

Disa njohës të çështjeve ndërkombëtare në Kosovë, megjithatë kanë thënë se në të drejtën ndërkombëtare, çnjohja e një shteti nga një shtet tjetër që ka njohur më parë nuk ekziston si term./ Periskopi/

Edhe sot ka vazhduar skandali me harta në Shqipëri ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë.

Pasi që kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shihej në hartë Kosova si pjesë e Serbisë, sot gjatë ditës janë publikuar harta të librave shkollorë ku shteti i Kosovës shfaqet nën kufijtë e Serbisë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka shkruar në Facebook se sot gjatë ditës dikush i ka dërguar një foto të një librit ‘Qytetaria’ të klasës së 8, derisa, në të shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

Fotografia e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha

Këtë akt e ka quajtur tradhti kombëtare, Berisha, derisa ka publikuar fotografinë e librit.

Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi një fotografi ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. I njëjti postim qëndroi në llogarinë e tij për më shumë se pesë orë, derisa u editua më vonë.

Për këtë temë, pati reagime të shumta drejtuar Ramës, ani pse ky i fundit nuk e ka sqaruar vetë këtë veprim./GazetaExpress/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka zbatuar ende vendimin fillimisht të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme për pakot e ardhura nga Serbia.

Të paktën kjo konfirmohet duke iu referuar uebsajtit zyrtar të KQZ-së, ku shihet se fletëvotimet e ardhura nga Serbia ende qëndrojnë në sistem. Përkundër që tashme po bëhen disa ditë kur dy instanca gjyqësore kanë urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato fletëvotime.

Në vendimin e PZAP që mban datën 11 nëntor, PZAP kishte urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Në anën tjetër, KQZ ka nis të zbatoj vendimin gjyqësor për rinumërimin e mbi 1400 kutive.

Valmir Elezi nga KQZ ka thënë se ato rezultate së shpejti pritet të largohen dhe se KQZ-ja nuk do të publikojë rezultate të tjera deri në zbatimin e të gjitha vendimeve të institucioneve përkatëse.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në. Prandaj, me qëllim të zbatimit të vendimit të PZAP-it, i konfirmuar nga Gjykata Supreme, do të largohen nga rezultati përfundimtar rezultati i fletëvotimeve nga Serbia”.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të publikojë rezultate të tjera njëherë, pasi kjo do të bëhet në një fazë të mëvonshme dhe pasi të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve përkatëse”, ka thënë Elezi për indeksonline.

Kujtojmë se pas ankesave të ndryshme të subjekteve poltike të cilat garuan në zgjedhjet e 6 tetorit, shumë nga vendvotimet janë rinumëruar, deri sa aktualisht po rinumërohen edhe 1407 vendvotime të tjera.

Vazhdojnë të dalin dëshmi të reja se si serbë të vdekur figurojnë në listën e votuesve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Qytetarë serbë, të cilët kanë pasur të drejtë vote, por që kanë ndërruar jetë, bëjnë pjesë në listat e votuesve jashtë Kosove.

Ata bëjnë pjesë, pikërisht në votat e ardhura nga Serbia, të cilat PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i heqë, sepse sipas PZAP-i janë evidentuar një serë parregullsish më pakot e ardhura nga Serbia.
Lajmi.net, ka arritur të siguronte dokumente se si dhjetëra votues figurojnë në listën e të të vdekurve, e të cilët kishin ndërruar jetë.

Pakot e ardhura nga Serbia janë objekt trajtimi i Gjykatës Supreme.

Kandidatë për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nenad Rashiqi janë ankuar në Supreme pasi PZAP-i ka urdhëruar KQZ-në t’i largojë ato vota.

Rikujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Nenad Rashiqi kishin thënë se këto fletëvotime nuk duhet assesi të pranohen, sepse janë fletëvotime false dhe të kontrabanduara, por tashti situata ka ndryshuar dhe votat po kërkohet të numërohen./ mesazhi.com

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, tha se ndërsa Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në të njëjtën mënyrë si Serbinë.
“Unë nuk mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë, edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën,” tha Kurti, raporton N1 TV me qendër në Sarajevë.Kurti ka paralajmëruar negociata për heqjen e vizave për qytetarët e BeH. Ai tha në emisionin Pressing, i cili do të emitohet sonte, se menjëherë do të fillojë bisedimet me Sarajevën për heqjen e vizave, për të cilën tha se prek qytetarët dhe jo politikanët. “Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët, për të cilët duhet të kujdesen këta politikanë, ata vuajnë më së shumti. Prishtina dhe Sarajeva do të krijojnë një urë të re, e cila deri më tani nuk ka qenë, sepse mendoj se edhe boshnjakët në Kosovë, por edhe shqiptarët në Bosnje, ne jemi pjesë e një rajoni,” tha Kurti, duke shtuar se do të kërkojë që të zgjidhë këtë problem. /Kosova press

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se “katër deri në pesë” vende në botë do të tërheqin njohjen Kosovës deri në fund të vitit.

Duke iu përgjigjur deklaratës së të dërguarit amerikan Matthew Palmer në lidhje me rrezikun e sanksioneve ndaj Serbisë për blerjen e pajisjeve ushtarake ruse, kryediplomati serb  i tha Televizionit Happy se nuk kishte baza për vendosjen e sanksioneve sepse, siç deklaroi ai, “ne nuk jemi budallenj që të mos dimë se çfarë lejohet”, transmeton Klan Kosova.

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer gjatë qëndrimit në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut pati dy mesazhe të qarta për Serbinë “Sanksione nëse ata e blejnë sistemin kundërajror rus S-400” dhe se “Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, transmeton Klan Kosova.

Qeveria e Republikës të Serbisë, duke filluar nga 1 nëntori i këtij viti vendosi për rritjen e pagave mujore nga 8 deri në 15 % varësisht nga profilet, profesioni dhe veprimtarinë që zhvillon në sektorin publik, shkruan Tanjug.

Këtë e kishte bërë të ditur nga një konferencë për media në shtator të këtij viti , kryeminsitrja e Serbise, Ana Brnabic.

Po ashtu, edhe pensionet do të jenë më të larta nga 1 janari i vitit 2020, transmeton Spektri.


Autoritet serbe po vazhdojnë betejën e ashpër diplomatike kundrejt Kosovës, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe të shteteve të QUINT-it për ta ndaluar atë. Edhe pse Serbia është zotuar se nuk do ta ndalë ofensivën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë ndaj Kosovës, zyrtarë të këtij shteti po kërkojnë me ngulm nga Kosova ta heqë taksën ndaj produkteve serbe. Sipas analistëve, në Kosovë po heshtet ndaj agresivitetit diplomatik serb edhe për shkak të procesit transitor të ndërrimit të qeverive, shkruan gazeta “Zëri”.

Fushata e egër diplomatike nga ana e Serbisë, e cila po lobon në botë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe po pamundëson anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, nuk ka të ndaluar, ndonëse bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-ja dhe shtetet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Serbisë që të ndalojë këtë betejë ndaj Kosovës. Autoritetet serbe, të cilat po i injorojnë këto kërkesa, janë zotuar se assesi nuk do të ndalen, madje kanë paralajmëruar se do ta ashpërsojnë këtë fushatë.

Të paktën kështu deklaroi shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në një takim të mbajtur gjatë kësaj jave me ambasadorin e sapoemëruar amerikan në Beograd Anthony Godfreyn, duke pohuar se nga SHBA-ja u është kërkuar ndalja e fushatës.

“Ne kemi biseduar pak edhe për Kosovën dhe natyrisht ata janë gjithmonë të interesuar nëse ne do të vazhdojmë të punojmë për tërheqjen e njohjeve. Nuk vjen në shprehje që ne ta ndalim fushatën dhe ata të udhëheqin kampanja për njohje, duke përfshirë edhe shtetet e QUINT-it, por biseda jonë ka qenë shumë korrekte”, ka thënë Daçiqi pas këtij takimi. Në anën tjetër, Kosova si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe pati vendosur në nëntorin e vitit të kaluar taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. E pikërisht kjo taksë po shfrytëzohet nga ana e shtetit serb për ta bllokuar dialogun me Kosovën.