Delegacioni i Barcelonës në Jeddah, qytetin e Arabisë Saudite ku do të zhvillohet Superkupa e Spanjës, e ka ndarë një pjesë të vëmendjes së vet për konfliktin mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse asnjë problem s’pritet të ndodhë në zonën ku po qëndron Barcelona dhe gjysmëfinalistët e tjerë (Real Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia), ekipi i sigurisë së klubit katalonas është duke e monitoruar situatën, shkruan Marca, transmeton Gazeta Express.

Të mërkurën, Irani i sulmoi me raketa dy baza ushtarake të SHBA-së në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Qasem Soleimanit, i cili ishte gjeneral i lartë iranian në Gardën Revolucionare Islamike dhe pastaj komandant i një njësie të specializuar brenda kësaj Garde.

Edhe pse Arabia Saudite nuk ka kufi me Iranin, dy vendet kanë qenë rivale historikisht për arsye fetare – ato i ndjekin kryesisht dy sekte të ndryshme të Islamit – Irani i takon kryesisht sektit Shiia, ndërsa Arabia Saudite e sheh veten si fuqinë kryesore të Islamit Sunni. Tensionet mes tyre vijnë edhe për arsye gjeopolitike dhe ekonomike.

Barcelona arriti në Jeddah të martën dhe do të përballet me Atletico Madridin në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës të enjten në mbrëmje, përderisa Real Madridi do të luajë kundër Valencias të mërkurën.

Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të takohen pastaj të dielën në finale. Të tria ndeshjet do të zhvillohet në stadiumin King Abdullah Sports City. /Gazeta Express/

Tayna pas një sezoni të ngjeshur ka ‘ikur’ në SHBA për disa ditë.

Tayna edhe këtë vit ishte shumë aktive me koncerte të shumta dhe projekte muzikore dhe pas një sezoni të lodhshëm ajo ka vizituar Amerikën ku po kalon disa ditë pushimi, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë dhe videot që reperja nga Prizreni po ndan në rrjete sociale kemi parë atë duke u shoqëruar nga modelja Vildane Zeneli gjatë vizitës së saj në SHBA.

Por tani me një postim të ndarë në Instastory nga Tayna shohim se bashkë me Vildanen është edhe këngëtari Seven Saraçi ata që po ndihmojnë rep-artisten të shijojë në maksimum këto ditë. /Lajmi.net/

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga LDK, kujton viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Osmani tha se Kosova i kujton këto viktima dhe qëndron krenare në krah të SHBA-së.

““Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”. Këto ishin fjalët e Sandy Dahl, bashkëshorte e pilotit të Fluturimit 93 – të rrëzuar më 11 shtator 2001.Kanë kaluar 18 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron krenare në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë”,ka shkruar Osmani. /arbresh.info

Hapet aplikimi online për programin e shkëmbimit të të rinjve Youth Exchange and Study – YES.

Programi YES u themelua nga Kongresi Amerikan, financohet plotësisht nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administrohet nga Zyra e Çështjeve të Arsimit dhe të Kulturës (ECA) e Departamentit Amerikan të Shtetit. Programi u siguron nxënësve të shkollave të mesme të përzgjedhur përmes konkursit një bursë që të jetojnë për një vit shkollor në SHBA me një familje mikpritëse vullnetare, dhe të studiojnë në një shkollë të mesme në SHBA, për të nxitur të kuptuarit mes njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe popujve të tjerë në botë.

Programi YES mbështetet në nivelin lokal nga mijëra qytetarë amerikanë dhe shkolla të mesme që mikpresin, arsimojnë dhe ndihmojnë studentët pa kompensim financiar. Tani, në vitin e 16-të, programi akademik YES ka siguruar bursa për mijëra nxënës të shkollave të mesme nga shumë vende. Më shumë se 400 nxënës nga Evropa Juglindore kanë marrë pjesë në programin YES deri tani. Për këtë vit akademik 2019-2020, 81 nxënës nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova dhe Republika e Maqedonisë Veriore po studiojnë në SHBA me programin YES.

Për të aplikuar duhet të plotësoni këto kushte:

  1. Të jeni të lindur mes periudhës 1 janar 2003 dhe 15 korrik 2005.
  2. Të jeni nxënës të klasës së 10-të ose 11-të të shkollës së mesme.
  3. Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mire
  4. Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit
  5. Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.
  6. Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.
  7. Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare.
  8. Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2019 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2002 dhe 15 korrikut 2005.

Aplikimet për vitin akademik 2020-2021 janë të hapura, gjithçka që duhet të bëni është te hapni një llogari ne ueb faqen: https://ais.americancouncils.org/cgi-in/WebObjects/AIR.woa/wa/login?brand=yes  dhe të plotësoni një aplikim të përbërë prej disa pyetjeve biografike dhe 3 eseve te shkurta. Për këtë faze të aplikimit mjafton të ngarkoni në aplikacion një fotografi tuajën si dhe një dokument identifikimi. Një komitet përzgjedhës do të vlerësojë aplikimet në internet dhe do të zgjedhë gjysmëfinalistët në nëntor. Gjysmëfinalistët do ti nënshtrohen një aplikimi më të gjatë, një testi të aftësisë së gjuhës angleze, tri ese-ve si dhe do të intervistohen personalisht nga stafi i Këshillit Amerikan. Aplikantët mund të aplikojnë vetëm një herë në internet dhe mund të marrin pjesë vetëm në një intervistë. Afati i fundit për aplikim 31 tetor 2019.

Për më shumë informata na kontaktoni në: prishtina@americancouncilssee.org  si dhe na ndiqni në faqen tone në facebook: YES Kosova / YES Alumni Kosova /Lajmi.net

Apple po konsideron të lëvizë nga 15 deri në 30% të të gjithë prodhimit të iPhone nga Kina në vendet tjera dhe i ka kërkuar furnizuesve të tyre të mëdhenj të peshojnë kostot, thotë një raport.

Lëvizja u shkaktua nga tensionet tregtare të SHBA-Kinës, njoftoi të mërkurën Nikkei.

Kina kishte thënë në maj se do të impononte një taksë prej 25% të mallrave të SHBA në hakmarrje kundër planit të Presidentit Donald Trump për të rritur tarifat për produktet e importuara nga Kina.

Analistët kanë parashikuar që kostoja e iPhone do të rritet deri në 14% si rezultat i lëvizjes – edhe pse CEO i Apple, Tim Cook në qershor, tha se ai “nuk parashikon” që kjo të ndodhë.

“Kinezët nuk kanë vënë në shënjestër Apple dhe unë nuk parashikoj që kjo të ndodhë, të jem i sinqertë”, tha Cook.

“Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë … e vërteta është, iPhone prodhohet gjithku. Dhe kështu, tarifa në iPhone do të dëmtonte të gjitha ato shtete.”

Duke cituar “disa njerëz”, Nikkei njoftoi të mërkurën se Apple dëshiron të mbështetet më pak në Kinë për telefonat e saj edhe nëse një tarifë tjetër kineze nuk i godet.

“Me ose pa raundin përfundimtar të tarifës 300 miliardë dollarëshe, Apple po ndjek trendin e madh [për të diversifikuar prodhimin],” tha një burim për Nikkei.

“Qartë ia kemi bërë të ditur autoriteteve të Kosovës se taksat për mallrat nga Serbia duhet të hiqen ose të pezullohen, por unë mendoj se idetë që shumë njerëz i kanë në Beograd, që SHBA-të mund ta detyrojnë Prishtinën që të sjellë disa vendime, janë të pavërteta dhe jo të drejta për Kosovën”, tha për FoNet zëvendësndihmës-sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Matthew Palmer

“Kosova ka politikën e saj dhe vendos vetë”, shpjegoi Palmer, por theksoi se SHBA kanë “një ndikim”, që përpiqen ta përdorin konstruktivisht. Siç theksoi ai, Uashingtoni do të donte që taksat të hiqen nga tavolina, pasi janë pengesë për përparim.

“Beogradi, megjithatë, me Prishtinën duhet të negociojë për taksat, dhe jo me Shtetet e Bashkuara”, tha në mënyrë eksplicite Palmer./Zeri

Presidentët e Rusisë dhe të SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp, do të duhej bashkarisht të paraqesin qëndrim se shfrytëzimi i armëve bërthamore është i papranueshëm, deklaroi ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov.

“Nga perspektiva politike, është me rëndësi të madhe që Rusia dhe SHBA-ja ta qetësojnë botën me atë që do të dalin me kumtesë të përbashkët të nivelit më të lartë, me të cilën do të porosisin se nuk ka fitues në luftën bërthamore, dhe se ajo është e papranueshme”, tha Llavrov.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ndërmarrë formalisht një kërkesë për ekstradimin e Julian Assange nga Britania e Madhe, sipas raportimeve amerikane duke cituar burime nga Qeveria.

Njoftimi, e cila sipas ligjeve i lejon autoriteteve britanike më shumë se 60 ditë duke ndjekur arrestimin e Assange në 11 prill, u dërgua të martën, raporton Washinton Post.

Assange do të paraqitet në gjykatë më 12 qershor, ku mund të vendoset fati i tij.

Në SHBA, bashkëthemeluesi i WikiLeaks kërkohet me 18 akuza, duke përfshirë akuzat e Aktit të Spiunazhit për marrjen dhe publikimin e informacioneve sekrete të fshehta të marra nga ish-analisti i zbulimit ushtarak Chelsea Manning.

Nëse vërtetohet fajtor, botuesi i lindur në Australi rrezikon deri në 175 vite burg.

Assange vazhdon të mbajë pafajësinë e tij ndërsa vazhdon të jetë i burgosur në burgun Belmarsh pas pezullimit të azilit politik shtatë vjeçar në ambasadën ekuadoriane në Londër dhe arrestimin e tij të mëvonshëm dy muaj më parë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuliuar detaje nga takimi me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë.Pozicionet tona janë të ndryshme, SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje.”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu është ankuar për taksën ndaj mallrave serbe.

“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. Nëse nuk jeni në gjendje të transportoni një keks te një shtet tjetër, ku është kuptimi të bisedoni me ta”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.

Shërbimet e Google, përfshirë Youtube, Gmail, Snapchat nuk funksionuan për disa orë të dielën pasdite. SHBA-ja dukej e prekur më shumë, sipas raportimeve të përdoruesve. 

Përdoruesit u ankuan rreth problemeve në aksesimin e disa shërbimeve si Gmail, Youtube, Google Drive. Problemi goditi më shumti bregun lindor të SHBA-së, sipas raportimeve të doëndetector.com.

Çështja si duket lidhet me shërbimin Cloud të Google. Problemi nisi rreth orës 3;25, sipas raportimeve dhe më vonë u konfirmua që lidhej me një problem më të madh rrjeti.

Përdoruesit e Google panë frustimet e tyre në këtë platformë, e cila preku mjaft çështje, deri në aksesimin e Youtube.

View image on Twitter