Shërbimet e Google, përfshirë Youtube, Gmail, Snapchat nuk funksionuan për disa orë të dielën pasdite. SHBA-ja dukej e prekur më shumë, sipas raportimeve të përdoruesve. 

Përdoruesit u ankuan rreth problemeve në aksesimin e disa shërbimeve si Gmail, Youtube, Google Drive. Problemi goditi më shumti bregun lindor të SHBA-së, sipas raportimeve të doëndetector.com.

Çështja si duket lidhet me shërbimin Cloud të Google. Problemi nisi rreth orës 3;25, sipas raportimeve dhe më vonë u konfirmua që lidhej me një problem më të madh rrjeti.

Përdoruesit e Google panë frustimet e tyre në këtë platformë, e cila preku mjaft çështje, deri në aksesimin e Youtube.

View image on Twitter
Demokratët në Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për nxjerrjen e presidentit Donald Trump në votëbesim, pasi këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, i bëri komentet e para publike.

Duke folur të mërkurën, Mueller tha se hetimet e tij nuk e kanë shfajësuar Trumpin nga pengimi i drejtësisë.

Mueller është ngarkuar me hetimin e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në ShBA, më 2016.

Ai tha se akuzat për krim kundër një presidenti nuk kanë qenë opsion.

Çështja e votëbesimit e ka ndarë Partinë Demokratike, duke vënë një numër ligjvënësish në kundërshtim me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelsoi, dhe të tjerë. Pelosi, deri më tash, i ka rezistuar idesë, duke argumentuar se do të ishte kundërproduktive.

Por, komentet e Muellerit i nxitën tre kandidatë të mundshëm për president të ShBA-së, nga Partia Demokratike: Cory Booker, Kirsten Gillibrand dhe Pete Buttigieg, t’iu bashkohen thirrjeve për votëbesim.

“Kongresi ka detyrim ligjor dhe moral për të filluar menjëherë procedurat e votëbesimit”, tha Booker, senator nga Nju Xhërsi.

Senatorja e Nju Jorkut, Gillibrand, tha se “është koha që republikanët dhe demokratët të nisin seanca dëgjimore dhe të ndjekin faktet kudo që mund të çojnë”.

Kryebashkiaku i Indianës, Pete Buttigieg, tha përmes një postimi në Twitter se situata është afër “referimit për votëbesim”.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Muellerit, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi, tha se “Kongresi e konsideron të shenjtë përgjegjësinë e tij kushtetuese për të hetuar dhe mbajtur presidentin përgjegjës për shpërdorimin e pushtetit”.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor në Dhomën e Përfaqësuesve, Jerrold Nadler, tha se këshilltari i posaçëm nuk e shfajësoi presidentin nga pengimi i drejtësisë.

“Në lidhje me çështjen e votëbesimit, në këtë pikë të gjitha opsionet janë në tavolinë dhe asgjë nuk duhet përjashtuar”, tha Nadler.

Trump tha në Twitter se nuk ka pasur prova të mjaftueshme kundër tij. “Dhe, për këtë arsye, në vendin tonë, një person është i pafajshëm”, tha Trump.

Mueller kryesisht konfirmoi atë që thuhet në raportin e tij, i cili është publikuar muajin e kaluar me disa redaktime.

Ai i detajoi dhjetë raste kur Trump mund të ketë bërë përpjekje për të penguar hetimet, por tha se akuzimi i presidentit për krim nuk ka qenë opsion për këshilltarin e posaçëm.

Mueller tha se nuk beson se është “e përshtatshme të flasë më tej” për hetimet dhe se nuk do të jepte ndonjë informacion që nuk është në raportin e ekipit të tij.

Duke iu përgjigjur thirrjeve të ligjvënësve demokratë për dëshmi para Kongresit, Mueller tha: “Raporti është dëshmia ime”.

Ai gjithashtu njoftoi mbylljen formale të zyrës së këshillitarit të posaçëm dhe dorëheqjen e tij nga Departamenti i Drejtësisë, për t’iu kthyer jetës private.

Sipas raportit të ‘’s 2019 Billionaire Census’, tre të katërtat e miliarderëve në botë jetojnë në 15 shtete. Gjithësej ata janë 1942 person dhe vlera e tyre shkon në 6.8 trilion dollarë, ose 79% e pasurisë së bilionerëve të gjithë botën.

Kur vjen puna të numri i miliarderëve në një shtet, SHBA është në vend të parë me 27% të numrit total të tyre. Numri i miliarderëve që banojnë në SHBA u rrit nga 2017 në 2018 duke shkuar në 705. Në SHBA janë tre nga qytetet me më shumë miliarderë në botë. New York ka 105 miliarderë, më shumë se sa ka e tërë Rusia. San Francisco dhe Los Angeles renditen respektivisht në vend të 3 dhe 7 në listën e qyteteve me më shumë miliarderë me nga 75 dhe 39.

Sipas raportit vendet e Azisë pësuan një rënie në numrin e përgjithshëm të miliarderëve dhe pasurisë së tyre si pasojë e rënies së tregjeve. Por Azia ka numrin më shumë qytete me miliarderë në listën e 15 qyteteve më të populluar me miliarderë. Hong – Kongu, Pekini, Singapori, Mumbai, Shenzen, Hangzhou dhe Tokio janë të gjithë në këtë listë duke përbërë pothuajse gjysmën e saj.

Ndërsa Europa pati ulje ngritje në varësi të vendeve të ndryshme dhe faktorëve ekonomikë. Përsa i përket qyteteve, Londra, Moska dhe Stambolli e përfaqësojnë kontinentin e vjetër. Të tre qytetet bashkë bëjnë 136 miliarderë.

Lista e qyteteve me më shumë miliarderë plotësohet nga Dubai me 38 dhe Sao Paolo me 33.

Ndërkohë që pasuria e miliarderëve në botë pësoi një rënie me 5%, diçka më shumë se 3 trilion dollarë. /Opinion.al

Lista e Shteteve me më shumë popullsi miliardere

15 – Singapori

Numri i miliarderëve: 39

Pasuria: $84 miliardë

14 – Kanada

Numri i miliarderëve: 45

Pasuria: $87 miliardë

13 – Italia

Numri i miliarderëve: 47

Pasuria: $141 miliardë

12 – Brazili

Numri i miliarderëve: 49

Pasuria: 154 miliardë

11 – Emiratet e Bashkuara Arabe

Numri i miliarderëve: 55

Pasuria: $165 miliardë

10 – Franca

Numri i miliarderëve: 55

Pasuria: $195 miliardë

9 – Arabia Saudite

Numri i miliarderëve: 57

Pasuria: $147 miliardë

8 – India

Numri i miliarderëve: 82

Pasuria: $284 miliardë

7 – Hong Kong

Numri i miliarderëve: 87

Pasuria: $259 miliardë

6 – Zvicra

Numri i miliarderëve: 89

Pasuria: $240 miliardë

5 – Mbretëria e Bashkuar

Numri i miliarderëve: 97

Pasuria: $209 miliardë

4 – Rusia

Numri i miliarderëve:102

Pasuria: $335 miliardë

3 – Gjermania

Numri i miliarderëve: 146

Pasuria: $442 miliardë

2 – Kina

Numri i miliarderëve: 285

Pasuria: $996 miliardë

1 – Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Numri i miliarderëve: 705

Pasuria: $3.013 trilion

Harta e qyteteve me më shumë miliarderë

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rënë në nivelin më të ulët në dyzet vjetët e fundit. Departamenti i Punës njoftoi se shkalla e papunësisë ra nga 3.8 në 3.6 për qind dhe ky është niveli më i ulët që nga dhjetori i vitit 1969.

Sidoqoftë, rënia e shkallës së papunësisë është ndikuar edhe nga numri i madh i njerëzve që kanë dalë në pension në muajin prill. Rreth 490 mijë njerëz kanë dalë nga tregu i punës gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat zyrtare gjithashtu treguan se ekonomia më e madhe në botë shtoi 263 mijë vende pune muajin e kaluar. Përpos kësaj, rrogat e punëtorëve në vitin e fundit u rritën për 3.2 për qind.

Në shërbimet tregtare u hapën 76 mijë vende të reja pune, në sektorin e ndërtimtarisë u krijuan 33 mijë vende të reja pune, në shëndetësi 27 mijë, në asistencë sociale 26 mijë dhe në sektorin e financave 12 mijë.

Megjithatë, në periudhën e fundit ka pasur pak ndryshime sa i përket punëtorëve me orar të shkurtër. Numri i punëtorëve me orar të shkurtuar mbetet 4.7 milionë, shkruan “BBC”

Kryeministres britanike Theresa May po i kërkohet nga vetë partia e saj dhe nga zyrtarët e lartë të shërbimeve të zbulimit të anullojë vendimin për t’i lejuar përkohësisht kompanisë kineze të teknologjisë, Huawei, të bëhet pjesë e procesit të ndërtimit të rrjetit britanik të komunikimeve celulare 5G.

Ata mendojnë se dhënia e një roli, qoftë edhe i kufizuar, kompanisë Huawei në ngritjen e rrjetit 5G do të vinte në rrezik pjesëmarrjen e Britanisë në grupin e vendeve të mbiquajtur “Pesë Sytë” që mundëson shkëmbimin e të dhënave të zbulimit mes pesë vendeve anglishtfolëse: Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Britania.

Lobimi për anulimin e vendimit të Kryeministres May pritet të intensifikohet pas publikimit këtë javë të një raporti me bashkëautorë një ligjvënës konservator dhe një ish-këshilltar të sigurisë, të cilët arrijnë në përfundimin se megjithë mohimet nga Pekini, kompania Huawei është në pronësi të një entiteti që i raporton “aparatit parti-shtet të Kinës”.

Raporti i publikuar nga organizata “Shoqëria Henry Jackson”, me seli në Londër, thotë se duke i lejuar kompanisë kineze qasjen në rrjetin e gjeneratës së ardhshme të komunikimeve celulare, do të kompromentonte sigurinë. Sipas raportit, 99% e kompanisë Huawei zotërohet nga Komiteti për Investimet dhe Aksionet Tregtare, pjesë e Federatës së Sindikatave Kineze, që është një entitet shtetëror.

Nënpresidenti amerikan Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u kanë bërë thirrje vendeve aleate perëndimore ta shmangin kompaninë Huawei për shkak të shqetësimeve të sigurisë, në veçanti pasi gjigandi kinez i telekomunikacionit mund të shërbejë si kali i Trojës për agjensitë kineze të spiunazhit, duke u mundësuar atyre të mbledhin komunikime dhe të dhëna zbulimi.

Në shkurt, Sekretari Pompeo paralajmëroi se “nëse një vend e pranon dhe e përfshin në sistemet më të rëndësishme të informacionit, ne nuk do të mundemi më të ndajmë të dhëna dhe nuk do të punojmë dot më së bashku”. Uashingtoni ka dërguar një zyrtar të Departamentit të Shtetit për të informuar sot ministrat e kabinetit britanik në mënyrë më të hollësishme rreth shqetësimeve amerikane për sigurinë.

Javën e kaluar, u njoftua nëpërmjet mediave se Kryeministrja May pati vendosur gjatë një takimi të Këshillit britanik të Sigurisë Kombëtare të lejojë kompaninë Huawei të ndërtojë disa nga pjesët e konsideruara jothelbësore të rrjetit britanik të teknologjisë 5G. Vendimi i saj u mor me gjithë kundërshtitë e disa shefave të shërbimeve të zbulimit, si dhe e ministrave të mbrojtjes dhe të jashtëm, Gavin Williamson dhe Jeremy Hunt, të cilët paralajmërojnë se do të ketë një ndikim serioz në marrëdhënien anglo-amerikane.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSA) ka paralajmëruar se nëse Britania miraton përfshirjen e kompanisë Huawei, ajo rrezikon t’i ofrojë Kinës “një armë të mbushur”. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se çështja pritet të ngrihet nga Presidenti Donald Trump gjatë vizitës në Britani në muajin qershor.

Australia dhe Zelanda e Re kanë vendosur të bllokojnë ose të kufizojnë rreptësisht përfshirjen e kompanisë Huawei në zhvillimin e rrjeteve të tyre 5G. Kompania mohon se kontrollohet nga qeveria kineze dhe thotë se paisjet e saj nuk mund të përdoren për qëllime spiunazhi. Ambasadori kinez në Britani, Liu Xiaoming, u shpreh dje se kompania ka një historik të mirë për sigurinë. Ai shkruan në një artikull në gazetën britanike “Sunday Telegraph” se çfarëdolloj bllokimi ndaj kompanisë Huawei do të ishte diskriminues dhe proteksionist. “Gjëja e fundit që do të priste Kina nga një Britani globale, të drejtë, dhe vërtet të hapur, do të ishte zhvillimi i lojës me rregulla që nuk janë njësoj për të gjithë”, shkruan ambasadori kinez.

Diplomati kinez i bëri thirrje Britanisë të injorojë paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Kryeministres May është konsideruar naiv nga disa anëtarë të lartë të partisë së saj konservatore. Tom Tugendhat, kryetar i komisionit të parlamentit britanik për politikën e jashtme, ka paralajmëruar se nëse lejohet Huawei të ndërtojë ndonjë pjesë të infrastrukturës 5G, kjo do t’i “shtyjë aleatët të vënë në dyshim aftësinë tonë për të ruajtur sigurinë e të dhënave”, do të gërryejë besimin mes vendeve të grupit “Pesë Sytë”.

Zyrtarët e qeverisë britanike thonë se plani i përkohshëm e kufizon pjesëmarrjen e kompanisë Huawei vetëm tek paisjet e transmetimit, antenat në taraca dhe stacionet në terren, por se nuk do të përfshihet në infrastrukturën thelbësore, aty ku do të ruhen edhe të dhënat e klientëve dhe faturat. Disa ekspertë britanikë të sigurisë kibernetike thonë se ky kufizim do të mjaftonte për të shmangur rreziqet për sigurinë, ndërsa të tjerë thonë këto kufizime nuk garantojnë sigurinë.

Mosmarrëveshja për kompaninë Huawei po ndikon edhe tek vizita në Kinë e Sekretarit britanik të Thesarit, Philip Hammond, i cili po shpreson të zgjerojë marrëdhëniet ekonomike me Kinën, për t’i paraprirë kështu momentit të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Duke folur në Pekin të premten, zoti Hammond lavdëroi “ambicien vërtet epike” të projektit kinez “Një brez, një rrugë”, një projekt ky masiv prej miliarda dollarësh që ndërthur tregtinë, investimet dhe programet infrastrukturore. Kjo iniciativë filloi në vitin 2015, duke synuar nxitjen e tregtisë në rrugë tokësore dhe detare mes Azisë, Afrikës dhe Evropës.

Disa vëzhgues sugjerojnë se vendimi i Kryeministres Theresa May në favor të kompanisë Huawei, duhet parë nën dritën e përpjekjeve të Britanisë për marrëveshje të reja në periudhën post-Brexit. /VOA

Mund të jetë lehtë i sulmueshëm dhe objekt kritikash, por analistët janë të bindur se Xho Bajden është kandidati për presidencialet amerikane, të cilit Tramp i trembet më shumë. I çmenduri Sendërs kundër të përgjumurit Bajden.

Në vitin 2016 Donald Tramp pati aftësinë të mundte rivalët e tij duke i transformuar në karikatura. Ndërsa në radhët e republikanëve i mjaftoi një fjali për të lënë pas Xheb Bush: të kanë rënë bateritë. Dhe gara elektorale e ish-guvernatorit të Floridës përfundoi aty. Më pas e kishte radhën Marko Rubio, i likuiduar si një fëmijë tekanjoz.

Tashmë presidenti amerikan po përdor të njëjtën teknikë për presidencialet 2020. I lodhur duke polemizuar me Elizabet Uoren – Pokahontas – kreu i Shtëpisë së Bardhë i uroi mirëseardhjen nëpërmjet Tuiterit – të përgjumurit Xho Bajden. Menjëherë sapo ky i fundit shpalli kandidaturën.

Një politikan me shumë eksperiencë – u bë senator 46 vjet më parë – Bajden është mishërimi i “establishment” demokrat që e majta liberale ka vendosur të shkatërrojë. Sondazhet aktuale, e shohin fitues mes 20 kandidatëve të tjerë demokratë. Por gjithsesi ish zv/presidenti amerikan është në vështirësi në këtë garë për shkak të moshës dhe për disa zgjedhje të diskutueshme në kongres. Si për shembull miratimi për pushtimin amerikan, dhe kritikat për mënyrën se si sillet me femrat. Por luani i vjetër demokrat është kandidati i vetëm të cilit Tramp i trembet vërtet.

Mes kandidatëve që kanë dalë në skenë, nuk ka asnjë tjetër të cilin Tramp nuk është i bindur se e mund. Dhe nëse flitet për Berni Sanders. Në këtë rast Tramp mjaftohet duke thënë se është një socialist, një fjalë që tremb një pjesë të madhe të elektoratit amerikan.

I moderuar dhe gjithnjë aleat i botës së punës, Bajden duket i vetmi demokrat në gjendje për të fituar në shtetet e qendrës: Miçigan, Ohaio, Uiskonsin e Pensilvani, të cilat tre vjet më parë i hapën rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, kandidates demokrate Hilari Klinton.

Bajden mund të marrë votat maksimale nga zgjedhësit me ngjyrë dhe minoritetet etnike për të rikrijuar koalicionin Obama. Dhe mund të përpiqet të bëjë për vete punëtorët e bardhë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët tre vjet më parë votuan për Tramp. Ky i fundit i frikësohet pikërisht kësaj./ABC/

Britani e Madhe i ka dalë sërish kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe pse SHBA ka paralajmëruar se kushdo që lidh marrëveshje me kompninë kineze Huawei do ndëshkohet, Britani ka vendosur ta bëjë këtë.

Birtania po synon të sjell rrejtin 5G në vendin e saj dhe një ndër ndihmuesit kryesorë do jetë edhe kompania kineze.

Vendimi, i raportuar së pari nga e përditshmja Daily Telegraph, u mor në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Britanisë, i cili kryesohet nga Kryeministrja Theresa May. Gazeta britanike njofton se zonja May do të lejojë Huawei-n të ndërtojë pjesë “jo-thelbësore” të rrjetit siç janë antenat.

Teknologjia 5G e gjeneratës së ardhshme do të ofrojë shërbime më të shpejta dhe do të lidhë më shumë pajisje në Internet.

Njoftimi i gazetës nuk thotë se nga është marrë informacioni, por zyrtarë të sigurisë i thanë agjencisë Reuters se Britania nuk do ta lejonte kompaninë Huawei të hynte në pjesët thelbësore të rrjetit dhe do të kufizonte aksesin e kompanisë tek pjesë jo-thelbësore të infrastrukturës së saj.

SHBA u ka kërkuar aleatëve të mos përdorin teknologjinë Huawei për shkak të shqetësimit se kompania mund të shërbejë si kanal për spiunazhin kinez. Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit, ka thënë se shqetësime të tilla janë të pajustifikuara.

Megjithë njoftimet e medias, ministrja britanike e shtetit për industritë digjitale, Margot James, tha se qeveria britanike nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
SHBA është e shqetësuar se dominimi i tregut 5G nga Huawei do t’i krijonte Kinës avantazh. Vendet evropiane janë nën presionin e SHBA që të mbajë një qëndrim kundërshtues ndaj firmës Huawei.
Këto vende hezitojnë të përfshihen në mosmarrëveshjen mes dy ekonomive më të mëdha të botës, pasi ato synojnë të mbajnë marrëdhënie të forta tregtare dhe diplomatike me Kinën.

Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë të hënën, buxhetin e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për vitin 2020.

Zyra për buxhet e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar më 10 mars se Trump do të propozojë që Kongresi amerikan të zvogëlojë shpenzimet që nuk janë për mbrojtje për 5 për qind, ashtu që të shtohen financat për ushtrinë, kujdesin shëndetësor të veteranëve dhe për siguri kufitare, transmeton REL.

Në buxhetin e propozuar përfshihet edhe financimi prej 8.6 miliardë dollarëve për ndërtimin e murit me Meksikën si dhe për Forcën Hapësinore, një degë e re ushtarake.

Liderët demokratikë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ata në Senat, të cilët kundërshtojnë ashpër murin me Meksikën, kanë refuzuar menjëherë kërkesën e Trumpit për këtë formë të ndarjes së buxhetit, derisa edhe Forcën Hapësinore e kanë cilësuar të panevojshme dhe shumë të kushtueshme.

Në Shtetet e Bashkuara, propozimi i buxhetit nga administrata konsiderohet pasqyrë për prioritetet e ekzekutivit.

Vendimet përfundimtare të buxhetit do të bëhen në Kongres, i cili ka shumë mundësi që të refuzojë planin fillestar të administratës së Trumpit.

Kongresi dhe administrata duhet të pajtohen për buxhetin që mbulon shpenzimet deri më 1 tetor, kur edhe përfundon viti fiskal, në mënyrë që Qeveria të mbetet e hapur.

Situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë, ka thënë komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan.

Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë, e ka quajtur Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike përderisa ka folur para senatorëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë gjeneral Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruaj ndikimin e saj në Serbi.

“Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon”, ka thënë Scaparrotti, përcjell rel.

Ai ka folur edhe për gjendjen në Bosnje dhe Hercegovinë, duke theksuar se vendi po vazhdon të punojë drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë, pavarësisht sfidave nga Republika Serbe e cila është e ndikuar nga Rusia.

Në dëshminë e tij para komitetit për Forca të Armatosura, gjenerali amerikan, ka thënë po ashtu se Rusia është konkurrent afatgjatë strategjik që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim kryesor për ambiciet e saj gjeopolitike.

“Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike të saj, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar”, ka thënë gjeneral amerikan Scaparrotti.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të anëtarëve të tjerë të Familjes Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Kryeparlamentari Veseli tha se raste të tilla si ky, kur një individ dhe një ngjarje ndryshon gjithë historinë e një kombi, janë të rralla në historinë e popujve.

Ai tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me luftën, qëndresën dhe sakrificën e tij, ndryshoi rrjedhat e zhvillimeve të gjithmbarshme të kombit tonë, është rasti më unikat në historinë botërore.

“Sot ne jemi krenarë dhe ecim bashkërisht përpara në rrugën e forcimit të shtetit e të integrimit euro-atlantik. Askush nuk mund të na dalë përpara dhe askujt nuk i frikësohemi. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ajo do të jetë më e zhvilluar, më e fuqishme dhe më sovrane, edhe për faktin se ka orientim të qartë të partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Po ashtu, ka orientim të qartë edhe sa i përket zhvillimit të vet të gjithmbarshëm, por edhe të fqinjësisë së mirë me fqinjët e saj”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se ata që duan fqinjësi të mirë, do ta kenë atë, ndërsa ata që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, po ashtu do të përballen me të njëjtën qasje.

“Jam këtu së bashku me kryetarin e Komunës së Skenderajt, i cili është pjesë e kësaj lavdie, e kësaj sakrifice dhe e këtij kontributi. Nuk ka gjë më të mirë se sa dy dekada pas kësaj rënieje heroike, në Kosovën, në Drenicën dhe në Skenderajn e lirë, ta kemi kryetar komune pikërisht nipin e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Lavdi dhe respekt të gjithë atyre që kanë sakrifikuar dhe familjeve të tyre”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.