23 vetë, disa nga të cilët fëmijë, humbën jetën nga vorbullat e fuqishme të ajrit dhe numri i viktimave, sipas autoriteteve, mund të rritet akoma edhe më shumë. Nuk dihet ende me saktësi sesa janë të plagosurit. E gjithë zona është bllokuar. Shërbimi meterologjik kombëtar e klasifikoi tornadon e parë si të paktën një EF3, që do të thotë se erërat e kanë mbërritur shpejtësinë 266km/h. Është e qartë se pasojat e një tornadoje të tillë janë shkatërrimtare.

Autoritetet thonë se ata ende po punojnë për të identifikuar viktimat dhe të plagosurit. Anëtarët e familjes thonë se një prej viktimave ishte një djalë vetëm 8 vjeç, në qytetin Beauregard.

“Për aq sa unë mund të kujtoj, ne kurrë nuk kemi pasur ndonjëherë më parë një situatë si kjo. Në jetën time nuk kisha parë diçka të tillë”, u shpreh mjeku Bill Harris, banor i kontesë së goditur.

Qendra mjekësore në Alabamën Lindore tha se po trajtonte mbi 40 të plagosur nga moti ekstrem dhe se pret akoma më shumë. Në të gjithë Alabamën, rreth 4 000 vetë kanë mbetur pa energji elektrike. Si të mos mjaftonte kjo e keqe, pas tornadove në rajon pritet një valë e re të ftohti me temperatura që parashikohet të bien ndjeshëm.

Udhëheqësit e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës kanë qëndruar dy ditë në Beograd, ndërsa sot do të vizitojnë Kosovën.

Udhëheqësit e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Punë të Evropës, kanë ardhur në një vizitë në Ballkan.

Ata kanë qëndruar dy ditë në Beograd, ndërsa sot do të vizitojnë Kosovën.

Ky delegacion udhëhiqet nga John Erath, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net. Ai ëstë kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, pritet të takohet me krerët institucionalë.

Bashkë me Erath ka udhëtuar edhe drejtori i Punë të Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley.

Delegacioni amerikan është takuar të hënën me kryediplomatin serb, Ivica Daciq.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një fjalim që ka mbajtur në Miami ka folur për krizën që ka kapluar Venezuelën.

Ai i ka bërë thirrje ushtrisë venezuelase që të mos e përkrahë Presidentin Nicolas Maduro, por që të mbajë anë kah Juan Guadio.

“Sytë e gjithë botës janë në ju, sot , çdo ditë dhe do të jenë për çdo ditë të së ardhmes. Nuk mund të fshiheni nga zgjidhja që tani keni përpara. Mund të zgjidhni ta pranoni Guadion që të jetoni me familjet e tuaja të qetë në vendin tuaj”, ka thënë Trump ndër të tjera.

Kësaj thirrjeje menjëherë i është kundërpërgjigjur Maduro, që ka thënë se ushtria s’e tradhton.

“Ushtria është besnike ndaj meje”.