Pas 16 ditëve mësimore, nga 850 mijë nxënës në shkollat fillore dhe të mesme, me Covid 19 janë prekur 20 të rritur dhe 52 nxënës. Ky është rezultat i mirë, ka deklaruar ministri i arsimit Mlladen Sharçeviq.

Në shkollat fillore, sipas Sharçeviq janë të prekur 27 nxënës.

Ai ka theksuar se në shkollat e mesme janë të prekur 25 nxënës, me vërejtjen se në mesin e të prekurëve ka edhe mësimdhënës dhe një drejtor shkolle.

Ministri nuk ka përmendur ndonjë rast pozitiv të regjistruar në shkollat e rrethit të Pçinjës./Spektri

Kryetari I Komunës së Bujanocit  Shaip Kamberi, është takuar sot me drejtuesit dhe nxënësit e shkollës  Shehremin Anadolu Lisesi të Stambollit.

Ata po qëndrojnë në Buajnoc dhe kanë shkuar për vizitë në shkollën e Mesme “Sezai Surroi” të qytetit, ku janë pritur nga drejtori I kësaj shkolle Zejni Fejzullahu, dhe kryetari Kamberi.

“Ne takim me drejtuesit dhe nxënësit e shkolles ShehreminAnadolu Lisesi të Stambollit që po qëndrojnë për vizitē në Shkollën e Mesme “ Sezai Surroi” Bujanoc,” ka shkruar ai në facebook. /Spektri.

Shkolla për shekuj me radhë është konsideruar tempulli i dijës dhe burim i mirëqenies. Gjitha studimet tregojnë se shkolla ka ndikim të drejtpërdrejt në mirqënien e njerëzve, por një studim i dy shkenctarëve të NASA-s ka ardhur në përfundime shokuese: 98% e femijëve të moshës 5 vjecare janë gjeni në kreativitet ndërsa vetëm 2% e tyre mbesin gjeni edhe pas moshës madhore.

Ky studim i realizuar për mëse 30 vite me mbi 1 milion njerëz, vjen në përfundimin se shkolla ka ndikimin më negativ në mbytjen e kreativitetit. Kjo pasi shkolla e sotit, është po ajo e 100 viteve më parë, e ndërtuar për ti shërbyer revolucionit industrial dhe e konceptuar në të njëjtën formë si fabrika, e cila nuk i lejon nxënësit të dalin jashtë kornizave, të mendojnë, imagjinojnë dhe krijojnë.

Ndërsa përjashtim nga kjo bën sistemi finlandez i edukimit i cili është krejtësisht i bazuar në zhvillim te kreativitetit dhe zgjidhjen e problemeve komplekseve, përmes mësimit të bazuara në lojra, projekte, fenomene dhe jo lëndë e grupmosha strikte.

Unioni i sindikatave të arsimit në Serbi po kërkon që pagat në arsim të rriten nga 1 Maji për 10%, raporton Spektri.

Ministri i Arsimit në Serbi është përgjigjur se kjo kërkesë mund të jetë e realizueshme pasi që edhe kryetari i shteti Aleksandar Vuçiq ka paralajmruar një rritje të pagave këtë vit.

Përfaqësuesit e Unionit dje kanë mbajtur një konferencë përpara Ministrisë së Arsimit në të cilën kanë kërkuar që punëtorëve të arsimit t’u rritet paga për 10%, të vazhdohet dialogu në mes sindikatës dhe ministrisë për planin e nivelizimit të rrogave, rreth rrjetit të shkollave si dhe për mbushjen e kontratave kolektive.

Sipas tyre, punëtorët administrativë në shkolla padrejtësisht janë neglizhuar duke punuar me koeficient 8.62 dhe se propozimi i tyre është që koeficienti i tyre të rritet në 13.42 në mënyrë që të kenë një pozicion më të mirë gjatë nivelizimit të rrogave./Spektri