Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është bërë nervoz me kërkesat  për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit. Ai i ka thënë Behgjet Pacollit që kjo tarifë nuk hiqet ndërkohë ka thënë se të prekurit nga tërmeti nuk duhet të zhvendosen në Kosovë sepse duhet të mbesin afër.  

Edi Rama ka takuar spontanisht Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm në largim Behgjet Pacollin në zonat e prekura nga tërmeti duke e thirrur “Baca Behgjet”. E kur zyrtari nga Kosova që tha se ka ofruar edhe ndihmë private për të prekurit nga tërmeti ofroi edhe ndihmë mjekësore Rama tha se ndihma është ofruar tashmë duke përmendur marrëveshjet e Shqipërisë me shtete tjera në fushën e shëndetësisë.

Rama po ashtu duke iu përgjigjur ofertës së Pacollit që qindra njerëz të stregohen në Kosovë ai ka thënë se ata duhet të mbesin në zonat afër.

Rama deklaroi se çështja kishte të bënte me perimetrin e vendosjes së qytetarëve shqiptarë, e të cilët nuk mund të vendoseshin larg shtëpive të tyre, larg punës e shkollës së tyre, po ashtu.

Megjithatë Kryeministri i Shqipërisë ka gjetur fjalë të mira për FSK’në e cila po ndihmon për gjetjen e personave apo trupave të mbetur nën rrënoja duke thënë se ata po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Por, Kryeministri i Shqipërisë ka zgjedhur t’i japë një porosi direkte Pacollit duke i kërkuar që t’ua bëjë me dije kosovarëve që të mos e kërkojnë heqjen e tarifës rrugore. Ai ka thënë se ata që cojnë ndihma i paguajnë edhe 5 euro.

“Tarifa tek rruga është detyrim i të gjithëve dhe ka të bëjë me shërbimin e insfrastruktures, me sigurinë rrugore dhe me shtetin, tashi në qoftë se vjen me zemër për të dhënë shumë më tepër se sa ato 5 euro, 5 euro nuk janë një diskriminim ato paguhen në të dy anët e kufirit dhe ne edhe ne Kosovë dhe në shqipëri do të shkojmë drejt rrugëve me pagesë sic i ka gjithë bota. Kjo është e para dhe ato 5 euro janë kontribut i të gjithëve për shtetin vetvebten në kuptimin e garancisë së shërbimit . ështe pabesueshme kjo hisotri nuk e kuptoj dot si mund të lidhen këto gjëra” ka thënë Rama.

Me këtë është pajtuar edhe Pacolli duke thënë se pronari i shoqërisë koncesionare Shefqet Kastrati është takspagues i madh.

“ Është shumë banale të diskutoihet për atë …ai ndërmarrësi është kontribuues i madh” ka thënë ai.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se ai ka qenë ideatori kryesor që të vendoset taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Haradinaj ka thënë se kur është vendosur taksa prej 10% ndaj Serbisë, ka qenë ai i pari që ka planifikuar që të kalohet në 100 për qind dhe jo Kadri Veseli.

“Para se të vendosim taksën, jemi konsultuar me policinë, doganat dhe institucionet tjera se nëse e vendosim këtë tarifë a do të kemi mundësi të mbajmë, dhe jemi dakorduar që po”, ka deklaruar Haradinaj për Express.

Ai ka thënë se qeveria e re nuk duhet të heqë taksën ndaj Serbisë deri në njohje.

Sipas Haradinajt, as Albin Kurti as Vjosa Osmani nuk do të kenë nevojë që të frikësohen nga taksa sepse ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë që të hiqet.

“Nuk kanë arsye që ta heqin taksën sepse tema e taksës është konsumuar dhe ndërkombëtarët as që do t’ia kërkojnë që ta heqin dhe besoj që Albin Kurti nuk do ta heqë atë”.

Kryeministri në largim ka thënë se Albin Kurti mund ta zbatojë reciprocitetin por edhe ta mbajë në fuqi taksën. /Zeri

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka folur për humbjet që ka pësuar Serbia brenda 1 vjetorit të vendosjes së taksës nga Kosova.

Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Ljajiq ka deklaruar se në vitin e fundit, prej kur Kosova vendosi taksën ndaj mallrave serbe, në Kosovë janë transportuar më pak mallra me vlerë prej 395.7 milionë euro.

Ai po ashtu shtoi se dëmi më i madh është se vështirë se ai mall do të kthehet në tregun e Kosovës edhe pas heqjes së taksës.

Ljajiq në deklaratat e dhëna për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) ka thënë se humbjet më të mëdha për shkak të taksës gjatë periudhës nga 21 nëntori i shkuar deri më 21 nëntorin sot, ka përjetuar Nish, Zelezari dhe Smedereva, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka më mallra ushqimore nga Serbia qendrore, në të njëjtën kohë, dyfish më tepër është rritur furnizimi me mallra nga Greqia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia dhe Sllovenia, kurse 5o për qind nga Maqedonia.

Ljajiq ka thënë se humbës janë edhe blerësit në Kosovë sepse tani paguajnë më shtrenjtë për mallrat që ju vijnë si zëvendësim.

Në pyetjen e “Mini Schengenit” dhe nëse në të mund të përfshihet edhe Kosova, ai ka thënë se ideja është që të arrihen marrëveshje me cilindo shtet  veç e veç, transmeton lajmi.net.

“Kjo është ide e tri shteteve, por është e hapur edhe për ekonomitë e tjera nga Ballkani perëndimor, andaj për Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë dhe për Kosovën”, ka thënë Ljajiq.

Sipas tij, pritjet ishin se të gjithë do të ishin në mbështetje të kësaj ideje, por Kosova nuk dëshiron të jetë pjesë e saj. “Nuk është kjo këshillë politikë por ka logjikë ekonomike”, u shpreh Ljajiq.

Siç ka thënë ai, blerësit do të kenë mallra më të lira për shkak të konkurrencës më të madhe, më lehtë do të vihej tek fuqia puntore dhe do të kishin kursime më të mëdha në shpenzimet e transportit sepse koha më e gjatë shpenzohet gjatë pritjeve kufitare. /Lajmi.net/

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosje, ka nisur një “tur” në Shqipëri. Ka pasur shumë takime e instervista me liderë e mediat atje. Në një nga këto, Kurti ka zbuluar se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën që është vënë për “Rrugën e Kombit”.

Kurti thotë se me Ramën ka folur për heqjen e barrierave mes dy shteteve, e nga këto është përmendur edhe pagesa prej 5 eurosh që duhet paguar në autostradën që e lidhë Shqipërinë me Kosovën.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti për Ora News.

Kurti u takua me Ramën mbrëmë, ndërsa ka thënë se ky ka qenë takimi i parë mes tyre pas 14 muajve. 

(Kosova Sot Online)

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot në një takim homologun e tij finlandez, Pekka Haavisto.

Një ndër temat e këtij takimi ishte edhe dialogu dhe taksa ndaj Serbisë.

Siç bëhet e ditur, ministri finlandez, Pekka Haavisto, në këtë takim ka thënë se, çështja e taksës të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë.

Pas takimit, Pacolli tha se e ka njoftuar homologun e tij për të gjitha çështjet me të cilat po përballet vendi.

“Patëm këmbim të ideve, patëm këmbim të mendimit tonë dhe mund t’iu them se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Finlandës janë marrëdhënie të mira, nuk kemi asnjë problem. Ne kemi nënshkruar disa marrëveshje me Finlandën dhe kemi nënshkruar disa nisma. Unë shfrytëzova rastin ta informojë kolegun për situatën e krijuar tani pas vendimit që vendi të shkojë në zgjedhje, e informova që jemi në fushatë zgjedhore dhe e informova se qeveria e ardhshme do të jetë shumë më e kujdesshme në krijimin e kushteve për të filluar dialogu me Serbinë. Për të filluar dhe për t’u kryer me marrëveshje gjithëpërfshirëse. E informova se Kosova është duke punuar në implementimin e MSA-së, po ashtu e informova për situatën në të cilën ndodhemi ne në marrëdhënien tonë me BE sa i përket lëvizjes së lirë. Kolegu im tha vet se do të angazhohet me çdo gjë që ka që në mënyrë korrekte edhe kosovarët të udhëtojnë lirshëm. Unë shpreha një dëshirë që kjo të ndodhë gjatë presidencës së Finlandës”, tha ai, raporton KP.

Kurse, ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“Kemi qenë mbështetës jo vetëm të pavarësisë së Kosovës, ju keni mbështetjen tonë në të gjitha ato aktivitete ndërkombëtare që doni të jeni. Sa i përket vizave ne jemi duke punuar. Finlanda mbështet aspektin e zgjerimit të BE-së.  Ka disa çështje që ju përmendët e që nuk kanë avancuar aq sa do të donim siç është dialogu Kosovë-Serbi, e keni mbështetjen tonë të plotë për të vazhduar bisedimet. Neve nuk na pëlqen që ka avokim kundër jush në disa kontekste kohore, nuk është e pranueshme dhe gjithashtu ka disa çështje sa i përket tarifës dhe politikave, shpresoj të gjitha këto çështje të lihen anash dhe bisedimet me Serbinë të vazhdojnë”, tha ai. /Lajmi.net

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zbuliuar detaje nga takimi me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë detaje nga takimi i sotëm me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

“Kemi biseduar për dialogun e ndalur, mënyrën se si ky dialog duhet të vazhdojë.Pozicionet tona janë të ndryshme, SHBA mbështet pavarësinë e Kosovës, kurse Serbia e konsideron si pjesë e saj. Unë kam lutur Palmerin në emër të Serbisë që ta kuptojë kërkesën tonë për nevojën e arritjes së një marrëveshjeje.”, deklaroi Vuçiq në konferencë për media, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu është ankuar për taksën ndaj mallrave serbe.

“E kam njoftuar po ashtu se nuk janë të vërteta se Serbia ka shfrytëzuar taksën për të bllokuar dialogun me Kosovën. Nëse nuk jeni në gjendje të transportoni një keks te një shtet tjetër, ku është kuptimi të bisedoni me ta”, shtoi ai.

“I jam mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e ofruar për rrugëtimin evropian të Serbisë. Më së tepërmi kemi biseduar për Kosovën, por raportet tona janë të mira dhe mund të përmirësohen edhe më shumë”, theksoi ndër të tjera Vuçiq.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në forumin e Bratisllavës së Sllovakisë “u ankua” sot lidhur me taksën e Qeverisë së Kosovës vënë produkteve serbe.

Ai gjatë fjalimit të tij tha se janë bërë 7 muaj prej kur është vendosur kjo taksë, dhe kjo gjë i ka shaktuar humbje Serbisë, për rreth 300 milion euro.

Vuçiq madje e ritheksoi se kjo tarifë është kundër marrëveshjes së CEFTA-s.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka folur në lidhje me raportet e brendshme brenda politikës kosovare dhe se cili është ndikimi i tyre.

“E kanë dëmtuar seriozisht pozicionin e Kosovës. Po shihen që janë përafruar disa qëndrime, por është me rëndësi që në një temë të jemi bashkë”.

“Ajo çka do të duhet të ndodhë është në aspektin formal të kemi një pozicion të përbashkët e ajo është arritja e njohjes nga Serbia për Kosovën dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse e shihni kapitullin e 45, Serbia nuk mund të ecën përpara dhe nuk mund të përfitojë asnjë privilegj dhe fond pa i rregulluar marrëdhëniet ndërkufitare, ndërfqinjësore”.

Ndërkaq sa i përket dëmtimit  që i ka bërë taksa prej 100 përqind bashkëkombasve tanë në Luginën e Preshevës, Tahiri u shpreh:

“Ndihemi keq që ata afektohen nga një vendim i Kosovës. Kjo ka qenë një porosi e qartë që është kuptuar drejtë”.

“Çështja madhore që unë e kam mësuar përgjatë punës shumëvjeçare në politikë, është që në momentin kur je konsistent për vendimet tuaja dhe ato i ke të konsultuara mirë, do të kesh shumë presion dhe vuajtje, por në momentin kur ti beson, ajo të shpërblehet”.

“E kemi në dorë nesër me e heq taksën nëse është keq, por efektet që po i krijojnë këto vendime janë afatgjate që e kanë vendosur në binarë karshi dialogut dhe subjektivitetit të vet. Është në drejtim të duhur”.

Zbatimi i taksës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina ka filluar të zbrazë vitrinat e dyqaneve në tregun e Kosovës me artikujt e këtyre vendeve. Ndërkohë që te disa produkte të importuara nga këto dy vende, të cilat ende mund të hasen nëpër dyqanet e Kosovës, vërehet lëvizje e çmimeve, e të disa jo.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se në bazë të inspektimeve në treg, del se prania e sasisë së mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina është dukshëm më e vogël.

Ai thotë se mallrat nga këto dy shtete mund të hyjnë në tregun e Kosovës vetëm nëse paguajnë taksën doganore 100 për qind.

“Republika e Kosovës nuk ka vendosur masë të ndalimit të tërësishëm të importit nga këto dy vende. Në raport me produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, ne kemi vendosur taksë 100 për qind. Dhe çdo produkt që paguan këtë masë të vendosur nga Qeveria e Republikës së Kosovës lejohet të hyjë në tregun e Kosovës”, tha Shala.

Një nga dërgesat e fundit që kanë ardhur nga Bosnjë e Hercegovina në tregun e Kosovës, ka ndodhur në fillim të këtij muaji. Kompania “EuroFood” nga Prizreni ka importuar produktin “Chipsy” nga kompania” Marbo” nga Bosnja në vlerë prej 8.771 euro. Njëherësh është paguar edhe taksa 100 për qind për këtë produkt.

Hezer Shatri, menaxher i shitjes dhe marketingut në këtë kompani, në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, thotë se “taksa në vlerë prej 8.771 eurosh është paguar komplet nga ‘EuroFood-i’, çka nënkupton se çmimi i ‘Chipsy’ është ngritur”.

Shatri ka thënë se kompania është duke respektuar kontratën me furnitorin e jashtëm.

Edhe zyrtarë të Doganës së Kosovës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se kompania në fjalë ka paguar taksën doganore prej 100 për qind.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në këtë institucion, ka thënë se “dy maune kanë hyrë në Kosovë, nga Dogana në pjesën veriore të Kosovës, me produkte të Bosnjë e Hercegovinës dhe kanë paguar masën mbrojtëse 100 për qind”.

Përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve, pranojnë se është zvogëluar sasia e produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, por për dallim nga deklaratat e zyrtarëve shtetërorë, në këtë organizatë mendojnë se produktet nga këto shtete hyjnë në Kosovë përmes rrugëve tjera alternative, duke i ikur obligimit të taksës.

Selatin Kaçaniku, udhëheqës i kësaj shoqate, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në qendrat tregtare ka më shumë prezencë të këtyre artikujve.

“Artikuj themelor ushqimor po gjejnë mënyra për të depërtuar dhe unë nuk mund të them se është vetëm mënyra e kontrabandës nga pjesa veriore e Kosovës. Por, ne si qytetarë, konsumatorë, taksapagues, dyshojmë në kontrabadimin legal, ‘kontrabandë me letra’ . Tashmë ka artikuj që kanë gjetur vend, adresë, në Maqedoninë e Veriut dhe pastaj në tregun e Kosovës hynë si produkt i këtij shteti [ Maqedonisë së Veriut]. Ka shumë produkte që ambalazhohen në vendet tjera dhe janë të pranishme në Kosovë”, tha Kaçaniku.

Qeveria e Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar ka vendosur taksë doganore qind për qind për mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Para vendosjes së taksës, për dy dekada radhazi, Serbia ka qenë shteti me sasinë më të madhe të mallrave në tregun e Kosovës. Brenda një dite ky shtet ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion eurosh.

Kurse vlera e mallrave të eksportuara nga Serbia në Kosovë në muajin mars, sipas të dhënave zyrtare, ishte 535 mijë euro ose mbi 17 mijë euro në ditë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërkaq thotë se tarifa do të mbetet në fuqi derisa shteti i Serbisë të ndryshojë qasjen karshi pavarësisë së Kosovës.

Arsyeja e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e tarifës, në fund të vitit të kaluar ishte si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës në raport me shtetin e Kosovës.

Shala pohon se Qeveria e Kosovës duhet të mendojë edhe për masa shtesë ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duke përmendur reciprocitetin.

“Përderisa Serbia dhe Bosnja Hercegovina vazhdojnë të sillen me Kosovën në këtë formë siç janë sjell deri më tani dhe siç po sillen, këto shtete kanë tentuar, tentojnë dhe vazhdimisht po tentojnë të dëmtojnë dhe të zhbëjnë vetë qenien e Republikës se Kosovës, masa 100 për qind duhet të vazhdojë të mbetet në fuqi. Dhe njëkohësisht Qeveria e Kosovës duhet të mendojë të sillet njëjtë, apo në aspekt reciprok me secilën sjellje të cilën e merr nga Republika e Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës”, tha Shala.

Ndryshe, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifën doganore. Brukseli dhe Uashingtoni i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojnë tarifën doganore, në mënyrë që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të raporteve reciproke.

Që kur Kosova ka vendosur këtë taksë, Serbia është tërhequr nga bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë kësaj jave ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian që të mos e ndërlidhin vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me shfuqizimin e taksës doganore, të cilën Qeveria e Kosovës ua ka vënë importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk do të ketë bisedime pa heqjen e taksës. Derisa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Kosovën.