Presdienti i Kosovës Hashim Thaçi ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në të cilën i kërkon që ky i fundit të japë një emër që do të jetë mandatar për kryeministër.

Pas kësaj letre ka reaguar nënkryetarja e LVV-së Fatmire Mulhaxha Kollçaku në facebook e cila konsideron këtë situatë si grabitje e pushtetit në kundërshtim me kushtetutën.

“Nga PAN- i te PLAN-i
Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës”, ka shkruar Kollçaku. /Spektri

Presdienti i vendit Hashim Thaçi ne emisionin “Pressing” zbuloi për herë të parë se çfarë I kishte thënë Kurtit herën e fundit që ishte takuar me të para mocionit.

Më 25 mars Kurti në fjalimin e tij në Kuvend ka thënë që presidenti i kishte kërkuar Kurtit të shkonin në Amerikë dhe atje të bënin marrëveshje duke theksuar se këta ishin të zgjedhurit e popullit ndërsa të tjerët jo.

Sonte Thaçi e pohoi këtë në intervistë dhe gjithashtu shtoi se: “Po, Kurti ka thënë të vërtetën, madje unë I thash merri edhe 2-3 këmisha me vete e hajde me mua”, ka deklaruar Thaçi. /Spektri

Pas mbledhjes që zhvilloi me tre krerët e partive, në fund edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi u deklarua për medie.

Ai zhvilloi takim me tre liderët e partive, Albin Kurti -VV, Isa Mustafa -LDK, dhe Kadri Veseli- PDK.

Thaçi deklaroi se si president i vendit është i detyruar të rrespektojë Kushtetutën duke ftuar në takim lideret e gjithë partive politike për të diskutuar për hapa të mëtutjeshëm pas mocionit të rrëzimit të Qeverisë.

“Sot si president i vendit duke rrespektu në tërësi Kushtetutën e Kosovës, pas mocionit të 25 marsit, jam i detyruar për të filluar konsultat me partitë politike per funksionimin e institucioneve apo themelimin e institucioneve të reja të Qeverisë së re”, ka deklaruar Thaçi.

Ai tha se nesër do të pres në takim edhe Haradinajn, Limajn, Listën Srpska, dhe 6+ të gjitha komunitetet tjera jo shqiptare.

Pas gjithë këtyre takimeve, Thaçi shtoi se gjithcka do të jetë transparente dhe do të njoftoheni për çdo vendim. /Spektri

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit të shkurtër që pati me Thacin, deklaroi se ia ka bërë me dije këtij të fundit që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa ta tjera”, tha ai. /Spektri

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, dorëzoi pranë Prokurorisë Themelore të Prishtinës kallëzimin penal të bërë kundër presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me deklarimet e tij për të mos respektuar vendimet e Qeverisë në raport me masat mbrojtëse kundër COVID-19.

Më 23 mars, presidenti Thaçi në konferencë për media u kishte thënë qytetarëve se nuk janë të detyruar që t’i respektojnë vendimet kundër-kushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë ata për këtë.

“As Policia e Kosovës dhe as organet sigurisë nuk duhet ta zbatojnë këtë vendim kundër-kushtetues të qeverisë, sepse kështu edhe vetë bëjnë vepër penale”, kishte thënë presidenti Thaçi.

Në Kushtetutën e Kosovës parashihen gjithsej 30 nga kompetencat e presidentit të vendit. As edhe njëra prej tyre nuk ka të bëjë me vlerësimin e ligjshmëri së dhe kushtetutshmërisë së vendimeve të Qeverisë. Kjo kompetencë u takon gjykatave, thuhet në komunikatë.

Presidenti përmes deklarimeve të tij dhe thirrjeve për mos-respektim të vendimit të Qeverisë në datën 23 mars 2020, përveç që ka shkaktuar paqartësi te qytetarët, i njëjti gjithashtu ka mundur të ndikojë që përmes këtyre thirrjeve të shkaktojë kaos nëpër rrugë dhe të “kontribuojë” në shpërndarjen më të madhe të virusit COVID-19, si rezultat i qytetarëve që nuk do të respektonin vendimin e Qeverisë – sipas rekomandimeve të presidentit.

“Në lidhje me këtë, dhe marrë parasysh se ne jemi të dedikuar t’i respektojmë organet e drejtësisë dhe të krijojmë një shtet ku sistemet janë me të vërtetë të ndara, Sveçla dorëzoi kallëzimin penal, duke ngritur dyshimin e bazuar se presidenti ka kryer veprën penale “Thirrje për rezistencë” të paraparë në Nenin 403 të Kodit Penal të Kosovës”, përfundon komunikata. /Lajmi.net/

Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

I pari i Mitrovicës tutje ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 46 deputetë.

Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë së coronavirusit, ku ka theksuar se deri më tani në Mitrovicë nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus.

Bahtiri ka falënderuar qytetarët që po respektojnë masat e ndërmarra.

Policia e Kosovës sot në orët e pasdites ka arrestuar një qytetar, të përkatësisë serbe, i cili ka shkuar pranë shtëpisë së presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka bërë sjellje fyese dhe kërcënuese.

Ai kishte bërë xhiro me veturë, ka ngritur tre gishtërinj dhe ka lëshuar muzikë me zë të lartë.Gjesti i tre gishtave është një simbol nacionalist serb, i cili në vitet e fundit ka marrë ngjyrime fashiste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë, fillimisht kundër myslimanëve.

Një burim i Ekonomia Online ka bërë me dije se serbi i dyshuari Ivan Lekic, rreth orës 16:00, me veturën e tij “Peugeot 206”, në gjendje e të dehur kishte shkuar afër shtëpisë së presidentit të Kosovës, e cila gjendet në lagjen Veternik, duke shfaqur shenja të urrejtjes dhe këtë e kishte bërë duke ngritur tre gishtërinj të dorës si dhe duke dëgjuar muzikë në gjuhën serbe më zë të lartë, e duke u shprehur me zë të lartë në gjuhën serbe.

Sipas këtij burimi këto veprime i dyshuari i kishte përsëritur disa herë deri në momentin kur ishte ndalë nga njësia e cila siguron shtëpinë presidentit.

“I dyshuari ka rezultuar të jetë në gjendje të dehur dhe të njëjtit pas kontrollimit të veturës i është gjetur një thikë”.“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë përkatëse dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore. Në konsultim me prokurorin kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa 48 orë”, ka thënë ky burim i Ekonomia Online.

Dje  është kërcënuar me jetë president i Kosovës Hashim Thaci.

Personi me inicialet K.P.nga Mitrovica është arrestuar nga policia e Kosovës.

Personi në fjalë kishte postuar një fotografi që tregonte dy pushkë dh ender te tjera kishte shkruar që nuk do ta linte Thacin ta bënte gjumin gjum.

Ai do të mbahet si i dyshuar në stacion policor për 48 orë. /Spektri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ia ka dërguar edhe një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku ka theksuar se është në pritje të përgjigjes së tij, siç kishte premtuar në takimin e tyre konsultativ, por se ende nuk e ka pranuar propozimin e tij.

Pas funksionalizimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Thaçi i ka thënë se qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë e presin funksionalizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe presin nga ai si President të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”, thuhet në letrën që Thaçi i ka shkruar Kurtit.

Presidenti në këtë letër ka theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”.

Në cilindo rast, të pranimit apo refuzimit të mandatit, Thaçi ka kërkuar nga Kurti që ta njoftojë për një gjë të tillë në mënyrë që t’i ndërmarr të gjithë hapat e përcaktuar në Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur afat kohor prej 48 orësh për Albin Kurtin, që ky i fundit të bëjë propozimin për kryeministër.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LV, ka shkruar se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, nga ku shton se nuk ka pasur asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti.

Ai thotë se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.

Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit.

“Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, ka shkruar ai. /llapi.info

Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes…

Publicerat av Kreshnik Ahmeti Måndag 6 januari 2020