Me 25 prill të këtij viti kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe asokohe kryetari i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, kishin bërë kallëzim penal në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë.

Kurit dhe Konjufca pretendojnë se Thaçi e Veseli nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se dy anëtarët e VV-së janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se pas shtatë muajsh prokuroria ka nisur ta trajtojë këtë rast, dhe kanë ardhur fletëthirrjet që përfaqësuesit e Lëvizjes, Albin Kurti e Glauk Konjufca të paraqiten në prokurori nesër e të japin dëshmitë e tyre lidhur me këtë rast dhe me kallëzimin penal që është ngritur.

Atë kohë, pasi që dorëzuan kallëzimin penal Konjufca i cilësoi dëshmitë e Thaçit e Veselit kundër Lëvizjes si “përpjekje për eliminim politik të Vetëvendosjes, meqë padrejtësisht dhe me shpifje, prej Presidentit të Shtetit dhe Kryetarit të Kuvendit jemi lidhur me një organizatë, e cila pretendohet se është terroriste, që është Syri i Popullit”.

“Edhe pse e kemi pritur më shpejt veprimin e prokurorisë, qysh prej fillimit ne kemi shprehur bindjen dhe nuk kemi reshtur kurrë së besuari se brenda sistemit të drejtësisë ka prokurorë të guximshëm të cilët do të guxojnë ta çojnë përpara këtë rast, edhe pse sistemi është ende i kapur”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Kosova press


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,  është kthyer sot nga Haga, pasi që dje u intervistua në Gjykatën Speciale, shkruan Indeksonline.

Atë e pritën veterantë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës me lule në dorë.

Madje, shumë nga ta kishin veshur edhe disa bluza ku shkruhet: Unë jam Kadri Veseli, Luftëtar Krenar!

Veseli së bashku me bashkëshorten e tij , me të arritur në Kosovë ka thënë se dëshiron sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës.

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar për jetë. Faliminderit të gjithëve”, ka thënë Veseli./Indeksonline/

Kryetari i Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka porositur Kadri Veselin që t’i kthehet partisë, e jo Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Veseli duhet të punojë shumë me partinë dhe se nuk mund të ketë kohë për deputet.

“Kadri Veseli ka deklaruar se do të shkojë në opozitë dhe do t’i shërbej shtetit . Por unë i propozoj Veselit që të mos vazhdojë si deputetët, por të kthehet në parti dhe t’i kthehet organizimit të partisë. Ai duhet të ketë më shumë kohë të merret më parti me rikonstruktimin e partisë dhe të shkojmë përpara”, tha ai.

I pyetur lidhur me gabime teknike të 314 vendvotimeve, ai tha se me ato merret KQZ.

“Nuk i di ato gabime nuk mundem me dhanë vlerësim, në Drenas kan pasur që janë vendosur vota gabimisht por ato i gjen KQZ-së në bashkëpunim me kërkesat e partive politike”

Lladrovci theksoi se Albin Kurti duhet ti kthehet personit që ishte në fushatë e jo ai Albini ekstrem pas fitores.

“Gjithmonë ai që i fiton zgjedhjet pret me i realizua programen e vet. Është mirë që partitë qe kanë fitu ta udhëheqin vendin si është më së miri drejt Evropës. Ne nuk mundemi me fol edhe 90 ditë. Nuk kam mesazhe për Albin Kurtin, ai pasi u bë fitues u kthye në Albinin ekstrem. Kosovës i duhet me qenë ai Albini që ishte në fushatë”, tha ai.

Këto komente Lladrovci i bëri para ceremonisë së shënimit të 20-vjetorit të themelimit të PDK-së. /ekonomia online

Pas “surprizës” që Partia Demokratike e Kosovës na bëri të gjithëve me mbështetjen që mori nga ish-kreu i Drejtësisë së Administratës Trump, Matthew Whitaker, i cili erdhi në Gjilan dhe i dha përkrahje të madhe Kadri Veselit për Kryeministër, sot kjo parti si duket ka përgatitur edhe një surprizë tjetër, por këtë radhë angleze.

Në tubimin përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës sot në Prishtinë mësohet se do të marrë pjesë edhe një prej njerëzve më të afërm të kryeministrit anglez Boris Johnson, transmeton lajmi.net.

Ky politikan britanik, siç mësohet nga burime brenda PDK-së, përfaqëson Aleancën e Partive Evropiane të Konservatorëve dhe Reformatorëve Evropian (ECR).

PDK-ja është anëtare me të drejta të plota në ECR, e cila është organizatë që bashkon partitë konservatore të qendrës së djathtë, të cilat angazhohen për liri individuale, sovranitet kombëtar, demokraci parlamentare, sundim të ligjit, pronë private, taksa të ulëta, tregti të lirë, konkurrencë të lirë dhe decentralizim të pushtetit.

Pasi ishte bërë Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, kishte thënë se do të angazhohet që ta forcojë orientimin ideologjik të PDK-së drejt së djathtas dhe do të ndërtojë partneritet me partitë dhe figurat konservatore politike në Perëndim.

Si lider i PDK-së, Veseli ka marrë pjesë në konventat kombëtare të Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar dhe, po ashtu, edhe mysafiri amerikan i para disa ditësh, Matt Whittaker, njihet si një prej personaliteteve më të njohura konservatore afër Trumpit në SHBA. /Lajmi.net/

Matt Whitaker, njeriu i besueshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, ka elektrizuar atmosferën në tubimin zgjedhor të PDK-së në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se SHBA-ja i mbështet njerëzit që e luftojnë korrupsionin dhe e forcon miqësinë me aleatët.

Whitaker u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për Veselin dhe një parti që e forcon raportin me Amerikën dhe jo dikush që e izolon dhe rrezikon marrëdhëniet.

“Pra, më duket se zgjedhja për popullin e Kosovës është mjaft e qartë dhe ju keni një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë. Në këto votime, zgjedhja është midis: një qeverie që do të forcojë bashkëpunimin me ne, Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë tuaj në mënyrë që të krijohet mirëqenie dhe sukses për të gjithë. Mundësitë tuaja alternative përbëjnë një rrezik, bëhet fjalë për një qeveri e udhëhequr nga politikanë që mund ta izolojnë Kosovën dhe do të dëmtojnë marrëdhëniet tuaja me ne. Për një qeveri që nuk mund ta luftojë korrupsionin”, ka thënë Whitaker.

Më tej ai ka shtuar se  “Që të vijnë këtu bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të jenë në gjendje ti besojnë udhëheqësve dhe qeverive të qeverive të huaja. Parakusht është luftimi i

korrupsionit si një kriter i domosdoshëm. Tani për tani, amerikanët kanë hezituar të investojnë në Kosovë për shkak të frikës që kanë prej korrupsionit. Kadri Veseli nuk paraqet rrezik në këtë aspekt. Ai është një reformator. Kadri Veseli është mik i Shteteve të Bashkuara dhe mik i Iowas”. /Lajmi.net/

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli ka mbajtur tubim në Shalë të Lipjanit.

Ai nga atje ka premtuar se do të rriten grantet investive dhe subvencionet për fermerët e asaj ane, shkruan lajmi.net.

Veseli gjithashtu tha se do të mbështeten edhe ata që krijojnë idhje me tregje për pasimin e produkteve bujqësore, duke premtuar asfaltim edhe 500 kilometra rrugë për lidhje të zonave rurale dhe urbane.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Partia Demokratike e Kosovës është shpresë edhe për Shalën e Lipjanit. Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova”.

Ata që e punojnë tokën do të mbështeten edhe në krijimin e lidhjeve me tregje për plasimin e produkteve bujqësore, sepse ne do t’i asfaltojmë edhe 500 kilometra rrugë për t’i lidhur zonat rurale me qendrat urbane.

Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve.

Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës dhe numrin 112! #PDK112. /Lajmi.net/

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli që njëherësh është duke kandiduar për kryeministër të Kosovës, ka treguar se ka një shije të rafinuar të zhanreve të muzikës.

I ftuar në emisionin Rubikon në KTV, është pyetur se cilët janë këngëtarët që ai i dëgjon më së shumti, Veseli ka përmendur tre këngëtar.

“Dëgjojë Inva Mula, besa besa edhe Ilir Shaqirin, kur iu këndon heronjve, i dëgjoi Ismet Behgjetin, të cilin e du se na pat sjellë Radio Kosovën e Lirë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa derisa është pyetur edhe për këngëtarët ndërkombëtar ai ka thënë se dëgjon Rita Orën, Dua Lipën vetëm pse janë të Kosovës dhe se fëmijët e tij i pëlqejnë.

“Nga të jashtmit këto çikat veç pse janë të Kosovës i ngojë, se fortë…ama fmija i kanë qef dhe unë i dëgjoi se kam”, ka thënë Veseli. /Insajderi.com#

Pas formimit të qeverisë ishte dukur që kryetari i AAK-së dhe ai i PD-’së e kishin gjetur ritmin e bashkëpunimit. Tashmë ajo i takon të kaluarës.

PDK në sondazhe është parti e katërt dhe një gjë e tillë po krijon tensione në qeveri.

Zgjedhjet e rregullta në Kosovë do të duhej të mbaheshin dikund në vitin 2021, mirëpo dy partnerët kryesorë të koalicionit qeverisës prej tash kanë filluar ta shohin njëri – tjetrin më shumë si rivalë se sa si partnerë. Gjërat kanë shkuar aq larg sa Haradinaj dhe Veseli nuk takohen me njëri – tjetrin as për t’i koordinuar veprimet qeverisëse. Këtë e tha mbrëmë edhe Haradinaj.

Tensionet në mes të këtyre të dyve kanë filluar rreth taksës. Veseli, pas presionit amerikan, ishte rreshtuar pas Thaçit, duke e sulmuar Haradinajn se po bënte politika populliste me taksën. Në një takim me përfaqësuesit amerikan Veseli e kishte sulmuar Haradinajn në prezencë të tyre.

“Ramushi po provon me i fitu disa përqindje më shumë në zgjedhje, duke mos e hequr taksën”, i kishte thënë Veseli amerikanëve, në prezencë të Haradinaj dhe Thaçit.

“Pasi kanë arritur sondazhet e fundit të NDI (National Democratic Institute – institut amerikan) janë ngritur tensionet në mes të Veselit dhe Haradinajt”, ka thënë ky burim për Express.

Haradinaj ka thënë mbrëmë që sipas sondazheve AAK tashmë është tek 17 për qind, një shifër kjo rekorde për këtë parti politike.

“Në këto sondazhe PDK është 16 për qind, është 1 për qind më pak se AAK”, ka thënë një burim.

NDI në mënyrë të rregullt realizon sondazhe për partitë politike në vend. Këtë sondazhe merren jashtëzakonisht seriozisht nga partitë politike, marrë parasysh kredibilitetin e lartë të kësaj organizate joqeveritare amerikane. Kur dalin rezultatet e sondazhe, zyrtarët e NDI’të secilën parti e informojnë për rezultatet e tyre, por jo edhe për ato të rivalëve.

“Është e pamundur që të mbahen sekret këto të dhëna. Pothuajse secili i di për secilin”, ka thënë burimi tutje. Ai ka shtuar që sipas sondazheve të fundit në vend të parë vazhdon të mbetët LDK, me rreth 25 për qind, kurse në vendin e dytë është LVV me rreth 20 për qind.

“PDK është e shokuar që ka rënë në vendin e katërt, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë”.

Sipas këtyre sondazheve, pragun e kalon edhe NISMA për Kosovën, derisa nën të mbetën AKR dhe PSD. /Ballkani.info/

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli po merr pjesë në konferencën “Dialogu publiko-privat”, ku po diskutohet për ndërmarrësinë dhe ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

Duke folur për kushtet jo të mira ekonomike në vend, Veseli ka thënë se Kosova po rrezikohet nga fakti që rinia mund ta lëshojë vendin.

Rrjedhimisht, Veseli thotë se Kosova po përballet edhe me rëndim demografik.

“Kosova na u rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Pra mund të jemi për 100 mijë ose 200 mijë banorë. Pra Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Kosovës duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë”, tha Veseli.

Sipas Veselit, edhe diaspora ka nevojë për institucionet shtetërore të Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të ndalohet nepotizmi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se politika ka humbur besimin e qytetarëve dhe si rrjedhojë e kësaj qytetarët po largohen nga vendi.

“Situatën nuk e kemi shumë mirë tek emërimet e zyrtarëve për vetë faktin se nuk kemi besim të qytetarëve dhe si rrjedhojë po kemi dhe largim të qytetarëve jashtë vendit. Ajo që dua ta përçojë si mesazh është në momentin që më shumë se katër vite që jam bërë kryetar i Kuvendit kam filluar iniciativën që të evitohet ky abuzim”, tha Veseli.

Ai ka porositur të gjithë klasën politike që ta ndalin punësimin me të njohshëm.

Ai tha se duhet të politikanët duhet të jenë të përgjegjshëm para etikës dhe para qytetarëve.

“Ky projekt ka ecur tri vite ka pas disa rezultate. Nëse flasim për besimin e qytetarëve ne po shohim se ka më pak besim të qytetarëve. Ne duhet të bëjmë edhe më shumë. Ajo që duhet të bëjmë është se duhet ta bëjmë ne vetë, duhet të jemi më përgjegjës para etikës, para qytetarëve se ne mund ta krijojmë këtë shtet dhe në të njëjtën mund të humbim besimin e tyre. Duhet ndalur kjo praktikë që kush e ka më së afërti pushtetin të punësojë familjarë. Këta njerëz duhet të ndalen”, tha Veseli, raporton EO.

“… Tregohuni më të guximshëm t’i ndalni këta njerëz sepse do ta prishin perspektivën tonë. Imagjinoni nëse ta kishim marrë me të njohshëm Majlinda Kelmendin. Njëjtë është me njerëz të papërgjegjshme në institucione. Në fund do jepni llogari para qytetarëve të këtij vendi. Mbrojeni ligjin jepuni mundësi njerëzve të kenë shanca të njëjta para ligjit. Mos u jepni mundësi vetëm atyre që kanë forcë të cilët kanë influencë, po flas përshirë mua edhe para ligjit, por edhe moralisht”, tha ai.

Veseli këto komente i bëri në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura.