Presdienti i Kosovës Hashim Thaçi ka dërguar letër kryeministrit në detyrë Albin Kurtit në të cilën i kërkon që ky i fundit të japë një emër që do të jetë mandatar për kryeministër.

Pas kësaj letre ka reaguar nënkryetarja e LVV-së Fatmire Mulhaxha Kollçaku në facebook e cila konsideron këtë situatë si grabitje e pushtetit në kundërshtim me kushtetutën.

“Nga PAN- i te PLAN-i
Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës”, ka shkruar Kollçaku. /Spektri

As pas gati dy orësh diskutim ndërmjet drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është arritur marrëveshja për krijimin e qeverisë.“Gazeta Blic” nga burime brenda takimit ka marrë vesh se nuk ka pasur pajtueshmëri për koalicion.
“Nuk ka asgjë konkrete rreth marrëveshjes për krijimin e qeverisë. Ende nuk ka pajtueshmëri për ndarje të përgjegjësive ndërmjet dy subjekteve politike”, pohojnë burimet brenda takimit.

Edhe ky takim është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës. /Gazeta Blic/

Lëvzija Vetëvendosje (VV) ka përfunduar mbledhjen e kryesisë, shkruan GazetaBlic. Lideri i VV-së, Albin Kurti tha se kjo mbledhje do të vazhdoje edhe nesër.

“Kemi filluar një mbledhje të kryesisë tani kemi angazhime të tjera dhe do ta vazhdojmë nesër paradite të njëjtën mbledhje të kryesisë”, tha ai.

Kurti tha se është në kontakt të vazhdueshëm me LDK-në.“jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të takohemi sa më shpejtë që shtë e mundur”, tha shkurt Kurti për mediet. /Bota press

Pas bllokimit të bisedave për lidhjen e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.

Jan të dyja partitë që dje janë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet mes tyre, siç thonë që të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë.

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, mbrëmë në një deklarim për media ka paralajmëruar një takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës për sot.

“Takimet duhet të vazhdojnë, besoj qysh nesër (sot) dhe të gjendet sa më shpejt një zgjidhje në përputhje me interesat e qytetarëve dhe te vendit”, ka deklaruar ajo.

Përkundër gatishmërisë për t’u takuan, nëse merren parasysh deklaratat e fundit të dy partive, nuk ka aq sinjale pozitive që mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes tyre.

Arsyeja është përplasja për karrige të pushtetit, pra ndarjen e pozitave të rëndësishme.

Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së, mbrëmë përmes një postimi në Facebook bëri të ditur se partia e tij këmbëngulë që të marrë pozitat që i ka synuar qysh në fillim, kur edhe kanë nisur bisedat me VV-në, pra presidentin, kryekuvendarin (që tashmë VV ia ka marrë me zgjedhjen e Konjufcës), si dhe 5 ministri.

“LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë Presidenti, Kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Por VV pas zgjedhjes së Konjufcës si kryekuvendar po e vlerëson këtë çështje të kryer.
Albulena Haxhiu, e nominuar nga Kurti si ministre e Drejtësisë deklaroi dje se Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pavarësisht gjithçkaje.

“Çështja e kryeparlamentarit është çështje e kryer. Ai s’do të japë dorëheqje. E kemi pritur LDK-në 81 ditë dhe s’ka pasur lëvizje. Madje, për çështjen e kryeparlamentarit s’kanë shfaqur interes sa kanë shfaqur për Presidentin dhe MPB-në”, ka thënë Haxhiu.

Duke parë këtë deklaratë të Haxhiut dhe institimin e LDK-së, përveç pozitës së presidentit, VV tash duhet të lëshojë pe edhe për pozitën e kryeparlamentarit në mënyrë që t’i hapet rruga lidhjes së koalicionit qeverisës mes këtyre subjekteve. /veriu.info

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur afat kohor prej 48 orësh për Albin Kurtin, që ky i fundit të bëjë propozimin për kryeministër.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LV, ka shkruar se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, nga ku shton se nuk ka pasur asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti.

Ai thotë se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.

Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit.

“Mund të them që në asnjë moment Presidenti nuk ka përmendur kufizim kohor për nominimin e kadidatit/es për Kryeministër, e aq më pak afatin prej 48 orëve.

Ky kufizim kohor apo çfarëdo kufizimi i ngjashëm, nuk ka bazë kushtetuese.

Në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë sonë do të marrim vendim, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe mandej do t’ia dërgojmë zyrtarisht e me shkrim Presidentit propozimin tonë”, ka shkruar ai. /llapi.info

Sot, si Sekretar për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, isha pjesëmarrës në takimin e Kryetarit të Lëvizjes…

Publicerat av Kreshnik Ahmeti Måndag 6 januari 2020

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, sot gjatë ditës ka takuar kryetarin e LVV, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbëri Nagavcin, merr vesh nga burime të mirë informuara.

Pas takimit me krerët e LDK-së, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë ka takuar edhe krerët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gazeta merr vesh se Kosnett ka takuar liderin e LVV-së, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe nënkryetarën e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Merret vesh se temë kryesore e diskutimit, ka qenë formimi sa më i shpejtë i qeverisë.

Kosnett ndryshe sot është takuar edhe me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmanin dhe Agim Veliun.

Ambasadat në vend që pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit kanë bërë thirrje të vazhdueshme që sa më shpejtë të formohen institucionet në vend, derisa, ka pasur disa takime me liderët e LDK-së dhe LVV-së.

Kërkesat e tilla janë përsëritur edhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosoëvs, në javën që lamë pas.

Derisa po shtohen thirrjet për krijim të qeverisë, LDK dhe LVV nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje brenda këtij viti. /Bota sot

Lëvizja VETËVENDOSJE Qendra në Shqipëri sot ka mbajtur konferencë për media përpara hyrjes së hotel Rogner ku denoncoi ardhjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë, në kuadër të takimit të të ashtuquajturit Shengen Ballkanik.

Kryetari i bordit të Vetëvendosjes në Shqipëri Enis Sulstarova, tha para mediave se qeveria shqiptare po përpiqet ta paraqesë presidentin serb, në fakt një kriminel lufte që së fundmi ka mohuar masakrën e Reçakut, si bamirës të popullit shqiptar.

Vetëvendosje ka paralajmëruar ditën e premte në orën 17:00, kur edhe nis takimi Rama-Vuçiç, një protestë përpara hotel Rogner.

Thirrjen e ka shpërndar në “Facebook” edhe zyrtarja e VV-së Nazlie Bala. /Blic

Para pak minutave kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani janë regjistruar si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

E ajo çfarë ra në sy ishte se të dy kandidatët për kryeministër, janë regjistruar në të njëjtën kohë.

Mirëpo, sekretariati për media i VV-së, Arlind Manxhuka, tha se krejt kjo ka qenë rastësi.

Në një prononcim për Insajderi, Manxhuka ka thënë se kjo ka qenë rastësi meqenëse krejt deputet regjistrohen në të njëjtin vend.

“Albini e ka pasur sot në orën 10:15 me ba regjistrimin dhe kjo ka qenë krejt e rastësishme, meqenëse të gjithë deputete regjistrohen në të njëjtin hapësirë, atëherë ka qenë rastësi nuk besoj qe ka pasur ndonjë arsye”, tha Manxhuka. /veriu.info

Besa Gaxherri e LDK-së i ka quajtur të papjekur politikisht zyrtarët e Vetëvendosjes që po kërcënojnë, duke iu referuar deputetes Albulena Haxhiut e cila ka thënë se LDK-ja as të mos e mendojë postin e Presidentit.

“Deklarimet tejet të pamatura nga zyrtarët e Vetëvendosjes, janë një qëndrim tejet egocentrik i cili është dëshpërues për bashkëqeverisjen të cilën LDK e kishte planifikuar jo vetëm për këtë mandat por duke shpresuar në bashkëpunim më të gjatë”.

Kjo është deklarata që e ka bërë Besa Gaxherri e LDK-së, duke iu përgjigjur Albulena Haxhiut të VV-së e cila paralajmëroi se nëse LDK insiston në postin e presidentit, vendi shkon në zgjedhje.

Gaxherri, deklarimet e Haxhiut, i ka quajtur kërcënime dhe të papjekura politikisht.

“Këto deklarata të llojit të kërcënimit na japin të kuptojmë se sa të papjekur politikisht janë këta zyrtarë të VV-së. Në fazën e tanishme, ne kemi thënë si LDK dhe po e ri përsërisë, se çdo pakënaqësi apo mospajtim i dy subjekteve, duhet të mbetet në tavolinën e bisedimeve. Vetëm kur të përfundon mundësia e koalicionit, partitë mund të japin deklarata të tilla çfarë i kemi dëgjuar deri më tani nga Vetëvendosje. Me këtë rast edhe njëherë ftoi Ëetëvendosjen që të jenë të matur dhe korrekt në raport me LDK-në dhe votuesit e tyre dhe të LDK-së. Nuk mund të bësh partner për qeverisje duke i kërcënuar, shantazhuar e fyer ata”, tha Gaxherri për ‘RADIO 1’.

Deputetja e rizgjedhur e LDK-së tutje ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK nuk mbanë përgjegjësi, porse ajo i takon Vetëvendosjes.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ta çuar vendin në zgjedhje por edhe nuk frikësohemi nga zgjedhjet. Pra, nëse ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje, Vetëvendosje duhet t’ju tregojë qytetarëve të vendit se kënd do ta kenë partnerë për qeverisje, ose duhet të jenë të guximshëm të thonë se Vetëvendosje nuk mund të krijojë qeveri sepse nuk ka partnerë në Republikën e Kosovës. Andaj, i ftojë këta zyrtarë që të jenë racional dhe brenda kësaj jave ta mbyllin marrëveshjen pozitivisht e të ecim tutje. Për ne vetëm kjo është formula e duhur për vendin”. /ekonomia online

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu konfirmon se brenda kësaj jave do të takohen lideri i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa me qëllim të finalizimit të marrëveshjes për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Por nëse LDK vazhdon të insistojë për presidentin atëherë alternativa e vetme sipas Haxhiut është që vendi të shkojë në zgjedhje.

Madje Haxhiu këtë kërkesë të LDK-së e ka quajtur të pakuptimtë.

“Nuk kemi hyrë në garë për çështjen e presidentit prandaj na duket komplet e pakuptueshme kërkesat e tilla, megjithatë unë po them që para vetes kemi dy alternativa si Lëvizje Vetëvendosje. Natyrisht e para është që të kemi koalicionin qeverisës ku nuk përfshihet çështja e presidentit, madje refuzoj të përfshihemi me emra të përveçëm në këtë çështje sepse vet figura e presidentit përfaqëson njëfarë uniteti.. Dhe e dyta pa dyshim që janë zgjedhjet sepse Vetëvendosje nuk bën koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik. Por ta keni të qartë se kërkesa e LDK-së kërkesën për president nuk e ka të mbështetur as nga populli…Ne si Vetëvendosje për shkak të problemeve që i ka shteti i Kosovës nuk jemi të interesuar për zgjedhje, nëse ka barikadime të tilla do gjendemi para situatave të tilla”, theksoi Haxhiu.

Sipas saj nuk ka pasur veprime të ngutura për krijim të koalicionit qeverisës pasi ende edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk e ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Ndoshta nuk ka pasur veprime të ngutura për shkak se në anën tjetër nuk kemi as thirrje për seancën konstituive të Kuvendit. Siç e dini presidenti i Republikës së Kosovës ka në dispozicion 30 ditë kjo nuk do ta thërras në ditën e 30 apo 29 sepse e drejta e tij është ta thërras edhe më përpara pra nuk ka një seancë të tillë… Ne presim që presidenti ta kryej obligimin e tij kushtetues në mënyrë që të konstituohet Kuvendit dhe t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve”, tha Haxhiu.

Haxhiu në një intervistë për KosovaPress është shprehur optimiste për koalicionin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së , pasi sipas saj çështja e presidentit është ajo që i ka dalluar këto dy subjekte pasi që në të gjitha pikat tjera ata janë dakorduar.

“Ka qenë edhe një kërkesë e LDK-së që të përfshihet në marrëveshjen ‘Vetëvendosje- LDK’ edhe çështja e presidentit ku kjo na ka bërë neve të rezervohemi në raport me koalicionin qeverisës.Megjithatë takime nuk kanë mundur të ketë për shkak se edhe Albin Kurti nuk ka qenë në Kosovë. Ai tashmë është në Kosovë dhe unë besoj se shumë shpejt do të ketë takime ndërmjet kryetarëve që ta finalizojmë marrëveshjen e koalicionit qeverisës. Pavarësisht që kemi pasur dallime në këtë pikë sepse me sa kujtoj është e vetmja pikë ku ne kemi dallime nuk kemi pasur probleme në çështjet tjera. Jam shumë optimiste për koalicionin ‘VV- LDK’ dhe të gjitha këto të cilat kanë ndodhur oftë deklaratat dhe kërkesat e tilla duket se janë normale megjithatë për Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka qenë e drejtë që çështja e presidentit të përfshihet ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së. Besoj që do të ketë brenda kësaj jave kur me saktësi besoj që shpejt do bëhet e ditur”, thotë Haxhiu.

Lidhur me atë se koalicionin ndërmjet  VV-së dhe LDK-së po e lë pezull edhe ndarja e disa ministrive, Haxhiu tha se ajo nuk qëndron pasi sipas saj të gjithë ministrat pavarësisht cilit subjekt do i takojnë ata do jenë llogaridhënës tek kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Ndryshe, takimi i fundit që u zhvillua në mes  liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa ka ndodhur më 2 dhjetor,  ndërsa nga ajo ditë nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër.

Ndërsa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit e ka bërë më 27 nëntor. /indeks online