Sot presidenti Thaçi priti në takim edhe grupin e dytë me liderët e tyre politik.

Ai u takua mekreun e AAK-së Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj-NISMA, Goran Rakiq-Lista Srpska dhe përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 plus, ndersa me Behgjet Pacollin-AKR kishte biseduar në telefon.

Të gjithë liderët u deklaruan para medieve që të krijohet Qeveria e re dhe të mos caktohet data e zgjedhjeve, përveç kryeministrit në detyrë Albin Kurt i cili dje kërkoi që presidneti të caktojë një datë të zgjedhjeve. /Spektri

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, pas takimit me presidentin Thaçin u deklarua për medie duke thënë se është hipokrizi të përmenden zgjedhjet në këtë kohë pandemie.

“Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, vetëm kini parasysh rastin e pandemisë të cilën nuk e dimë kur do perfundojë kjo cështje, dhe në rrethana të tilla është hipokrizi të flitet për zgjedhje, sepse rrezikojmë qytetarët”, u shpreh Veseli.

Ai gjithashtu tha se duhet të rrespektohet Kushtetuta e Kosovës. /Spektri

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në deklaratë për media pas takimit me presidentin Hashim Thaçi  tha se tani nuk është koha të shkojmë në zgjedhje të reja, dhe se zgjedhjet e reja në këtë situatë nuk do të ndryshonin asgjë.

“ Si LDK ne mendojmë se nuk është koha të shkohet në zgjedhje të përgjithshme për shkak të situatës së pandemisë së korona virusit,dhe jam i bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë ose pas pak nuk do të na sillnin së një situatë jashtë asaj që sot jemi duke marrë parasysh vullnetin politik të subjekteve politike që hynë në zgjedhje dhe dalin në zgjedhje, dhe duke marrë parasysh mocionin e mosbesimit që e kanë votuar 82 deputetë, shumicë e cila ka të drejtë edhe kushtetutën ta ndryshojë”, është shprehur Mustafa. /Spektri

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas takimit të shkurtër që pati me Thacin, deklaroi se ia ka bërë me dije këtij të fundit që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje.

“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij vitit. E di që ndodhemi në betejën intensive kundër virusit e mbase kjo mund të shtyjë datën e zgjedhjeve por kushtetuta e Kosovës nuk ofron alternativa ta tjera”, tha ai. /Spektri

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani në një intervistë për Ekonomia Online tha se LDK-ja po pret nga Vetëvendosje të njëjtin vullnet politik siç e ka partia e saj për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

“Unë nuk mund të flas për Vetëvendosjen, nuk e di çfarë arsye kanë ata, duhet t’i pyesni ata për qëndrimin e tyre, ajo çka kemi shprehur një bashkëpunim në mënyrë bashkëpunuese është që të takohemi sërish dhe të ulemi të diskutojmë e t’i sqarojmë pozitat tona si LDK, pastaj ta shohim se çfarë ndodhë mëtutje. Me rëndësi është që ne kemi shprehur vullnetin e plotë, do të doja ta shihja edhe të njëjtin vullnet te Vetëvendosje”, tha Osmani për EO.

Ajo tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që obligon Kushtetuta.“Këto janë procedura Kushtetuese, nëse deri më datën 26 tetor nuk ka marrëveshje atëherë është çështje e partisë së parë të vendos nëse do të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi apo jo dhe të konstituohen institucionet apo e lenë për një datë tjetër.

“Vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që ipen në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani.

Osmani kur u pyet për pozitën e Presidentit, tha se është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër.

“Ne këto çështje do t’i diskutojmë në tavolinë, në momentin e parë që ka takime, nuk është çështje e ngurimit, është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër”, tha ajo për EO.Osmani tha se të gjitha çështjet do të diskutohen në tavolinë me VV-në në momentin që do të mbahet takimi i radhës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.“Pra, vullneti ekziston besoj të tjerat diskutohen në tavolinë dhe është tejet me rëndësi të kuptohet që çështjet që janë shtruar në Këshillin e Përgjithshëm janë të tilla që i kanë dhënë përkrahje të plotë kryetarit dhe neve si nënkryetarë që negociojmë më VV-në në mënyrë që të diskutojmë çështjet që kanë mbetur të paakorduara dhe në fund të përpiqemi që të bëjmë një marrëveshje që është në të mirë të Kosovës”, tha ajo. /Telegrafi

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milam Zeka, beson se vendi sërish do të shkojë në zgjedhje.Ai tha se të gjitha kurthet ndaj atyre që i fituan zgjedhjet do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja.“Po vjen era prapë zgjedhje. Te gjitha kurthet e vendosura nga nëntoka e mbitoka kosovare ndaj atyre qe i fituan zgjedhjet, si duket do të na dërgojnë përsëri në zgjedhje të reja”, tha ai.

Duke u thirrur në burime të tij brenda LDK-së, thotë se fronti kundër koalicionit me VV-në është më u fuqishëm se ai që kërkon bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit.“Burime tepër të sigurta brenda Kryesisë të LDK-së bëjnë të ditur se blloku kundër VV-së tani është shumë më i fuqishëm se sa ai ‘për’. Shtoja kësaj heshtjen e Presidentit Thaçi.”, përfundoi Zeka. /Bota press

Komisioni Qendror Zgjedhor, sot, në orën 10:30, do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur para një muaji, më 6 tetor, shkruan Gazeta Express.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Gazetën Express se në orën 10:30 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare.

“Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, është shprehur zëdhënësi i KQZ-së.

Pas shpalljes së rezultateve nga KQZ-ja subjektet politike kanë kohë 24 orë për të ushtruar ankesë në PZAP, lidhur me rezultatin përfundimtar, më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.

Nëse PZAP-i hedh poshtë ndonjë ankesë, atëherë pala mund të ankohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme, e cila, po ashtu, ka kohë 72 orë për të vendosur për ankesat eventuale.

Zgjedhjet që janë mbajtur të dielën e 6 tetorit nxorën fituese opozitën, Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nisma e Fatmir Limajt sipas përllogaritjeve nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, do të mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës. /GazetaExpress/

Votat me kusht po konsiderohen të panevojshme që të ekzistojnë më në sistemin zgjedhor të Kosovës dhe si të tilla duhet të hiqen. Analistët dhe ish- anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thonë se vota me kusht aktualisht po e vonon procesin zgjedhor duke shtyrë certifikimin e rezultateve përfundimtare.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, janë 26 mijë e 400 vota me kusht të cilat ende nuk kanë filluar të numërohen. Numërimi i tyre pritet të fillojë mbrëmjen e sotme dhe posa të kryhet do të kuptohet përfundimisht se kush sa vota mori.

Duke qenë se numërimi i tyre merr kohë meqë duhet verifikuar secila votë, analistët thonë se tani më votimi me kusht është i panevojshëm të aplikohet në Kosovë.

Nga vendet e rajonit aktualisht vetëm Maqedonia e Veriut nuk e aplikon votimin me kusht për zgjedhjet që i mbanë.

Drejtori i Demokraci +, Valmir Ismaili, thotë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, se 20 vite pas luftës nuk ka nevojë të ketë votim me kusht.

Madje, ai kërkon që të bëhet reforma zgjedhore shpejt dhe votimi me kusht të hiqet dhe qysh zgjedhjet e ardhshme të mos ketë.

“Votat me kusht janë karakteristikë e vendeve post-konfliktuoze ku mungojnë të dhënat e sakta për votuesit. 20 vite pas lufte, Kosova duhet që të bëjë ndryshimet e duhura ligjore që e drejta e votimit me kusht të hiqet. Votimi me kusht edhe po shkakton vonesa në certifikim të rezultateve, është edhe një mundësi e mirë që të keqpërdoret. Prandaj, nga zgjedhjet e ardhshme e drejta e votimit me kusht duhet të hiqet, por KQZ-ja dhe OJQ-të duhet të punojnë shumë më shumë në informim të votuesve, që mos të shkaktohen paqartësi në ditën e zgjedhjeve”, ka thënë Ismaili.

Sikurse Ismaili, mendon edhe ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blerim Burjani.

Ai thotë për FaktePlus, se është i panevojshëm votimi me kusht, pasi ky lloj votimi është bërë pas luftës në Kosovë meqë ka ekzistuar një zhvendosje e qytetarëve nëpër Kosovë, problem që nuk ekziston më.

“Po votimi me kusht është i panevojshëm. Ky lloj votimi ka mbetur për shkak të gjendjes se pasluftës, për shkak që qytetarët kanë qenë të zhvendosur në pjesë të ndryshme të vendit. Tash kjo gjendje nuk ekziston fare, pra kjo është për këto qëllime të votimit te të gjithë qytetarëve të zhvendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës. Por tash është tejkaluar kaherë kjo gjendje, por ka mbetur në Ligj ende e drejta e votimit me kusht që plotësisht është i panevojshëm”, ka theksuar Burjani.

Ai me tutje ka shpjeguar se duhet bërë ndryshime në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe edhe diaspora të votojë nëpër ambasada dhe misionet konsullore të Kosovës nëpër botë.

“Diaspora duhet të votoj nëpër ambasada dhe shërbime konsullore të Kosovës për t’iu shmangur edhe vonesës dhe për shkak jo të sigurisë së votës dhe manipulimit përmes uebsitit, pra duhet të rregullohen këto tema, por për këtë duhet të ndryshoje ligji për zgjedhjet, pastaj mënyra e numërimit”, është shprehur ai.

Në secilën palë zgjedhje në Kosovë, numri i votave me kusht ka qenë i madh. Në zgjedhjet e vitit 2014 kanë qenë 23 mijë e 984 vota, në zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë 27 mijë e 427, derisa në zgjedhjet e 6 tetorit janë 26 mijë e 400 vota me kusht. /Lajmi.net

Zëdhëns i KQZ-së, Valmir Elezi ishte i ftuari i sotëm për programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”, në RTV21. Elezi tregoi se në krahahsim me zgjedhjet lokole të vitit 2017 lista e votuesve të 6 tetorit përmban 111 mijë votues të rinj që mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që i takon. Ai theksoi se 87 mijë nga 111 mijë votuesi janë që votojnë për herë të parë, duke i përfshirë edhe ata që nesër në po të njëjtën datë të zgjedhjeve festojnë ditëlindjen e 18-të. “Në  krahasim me zgjedhjet lokale të 2017-tës  lista e votuesve kësaj radhe përmban 111 mijë votues  me shumë se në zgjedhjet lokale. Prej këtyre 111 mijë votuesve të rinjë  87 mijë janë  për herë  të parë, pra përfshihet gjenerata e atyre që kanë mbushur 19 vjeç më 23 tetor një ditë pas ditës së zgjedhjeve lokale  dhe ata që mbushin 18 vjet nesër në ditën e zgjedhje më  6. Pra kjo periudhë përafërsisht 2 vjeçare përfshin 87 mijë votues të rinjë të cilët llogariten si votues që votojnë për herë te parë”, ka thënë  zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi. Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 mijë e 547 vendvotime, kurse numri i qendrave të votimit është 895. /21Media

DnV-ja ka planifikuar 5 konferenca për media Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin në votime dhe të votojnë saktë.

Ismet Kryeziu nga ky koalicion, ka thënë se është shumë e rëndësishme që njerëzit të votojnë saktë, sepse votat e tyre mund të bëhen të pavlefshme.

“Gjatë proceseve të kaluara zgjedhore kemi pasur vota të pavlefshme që janë një numër i jashtëzakonshëm, të cilat në mungesë të votimit të saktë mund të humbin të drejtën ose mund të ndikojnë në procesin si tërësi, por edhe qytetarët të cilët nuk votojnë në mënyrë të saktë, vota e tyre nuk do të jetë zëri i tyre. Prandaj iu bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë në mënyrë të saktë”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu bëri të ditur se “Demokracia në Veprim”, ka bërë përgatitjet për ditën e zgjedhjeve. “Ne nesër do të jemi prezent në të gjitha vendvotimet e Kosovës, do të jemi prezent me rreth 3 mijë vullnetarë, të cilët do të jenë të përfshirë në ekipe mobile, me ekipin e qendrës së thirrjeve, nga ku do të raportohet në baza periodike të zhvillimeve ditore, duke e përfshirë të gjithë procesin e votimit dhe të numërimit”, tha Kryeziu.

Ai bëri të ditur se DnV-ja ka planifikuar 5 konferenca për media, për të raportuar për procesin e votimit dhe numërimit, ndërsa tha se sipas nevojës do të mbahen edhe konferencat e tjera./kallxo.com