Zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fuqisë potenciale të shqiptarëve, duke ju dhënë edhe numerikisht edhe cilësisht një pozicion të rëndësishëm, që do të duhet ta shfrytëzojnë me zgjuarsi.

Sipas të dhënave paraprake, partitë shqiptarë do të kenë 31-33 deputetë, çka është një forcë e shtuar dhe e rëndësishme në Parlamentin me 123 vende.

Sipas rezultateve zyrtare, ende jo përfundimtare, të gjithë partitë shqiptare kanë rritur numrat: Ali Ahmeti nga 12 deputetë është bërë me 14-16 deputetë, Aleanca e Zijadin Selës, nga 9 sot ka 12, ndërsa Lëvizja Besa ka 4 deputetë të siguruar në listën e përbashkët me LSDM. Ndërkaq, Menduh Thaçi ka marrë një deputet me PDSH-në e tij, ndërsa ka pasur 2, duke u regjistruar partia e vetme shqiptare që ul kuotën elektorale.

Ky është një zhvillim mjaft i rëndësishëm për shqiptarët, pasi nëse ata dijnë të bashkohen kanë një mundësi për të pasur një fuqi potenciale determinante jo vetëm për qeveritë e Shkupit, por për çdo ligj të rëndësishëm.

LSDM e Zoran Zaevit ka marrë 47 deputetë, 7 më pak se në zgjedhjet e 2016-s, ndërkohë edhe VRMO-ja e djathtë ka marrë gjithashtu 7 deputetë më pak se 4 vjet më parë.

Pra të dyja partitë maqedonase janë zvogëluar, ndërsa nuk kanë hyrë forca të vogla nacionaliste, përveç një partie të majtë të Dimitër Aspasiev që ka marrë 2 deputetë.

Sipas këtyre votave Zoran Zaev, që të formojë një qeveri të re, ka nevojë për 16 deputetë, të cilat asnjë parti shqiptare nuk i ka e vetme, kështu do të tentojë të marrë edhe BDI-në edhe Aleancën në qeveri.

Mirëpo aktualisht partitë shqiptare janë shumë të përçara dhe e urrejnë njëra-tjetrën në kushte polarizimi. Tashmë është e qartë se ata edhe pse me qëndrime të kundërta kanë arritur një fitore siç është shtimi i numrit të deputetëve në Kuvend.

Zaev ndoqi një taktikë shumë dinake për të marrë vota shqiptarësh, sepse pa ato ai nuk vjen dot në pushtet. VRMO-ja opozitare është realisht partia më e madhe ndër maqedonas edhe si pasojë e qëndrimeve të saj nacionaliste.

LSDM, duke futur partinë BESA brenda listës së tij elektorale, arriti të sigurojë shumicën relative, pra 2-3 deputetët më shumë për të marrë mandatin e formimit të qeverisë. Nga ana tjetër, lidhi koalicion me Zijadin Selën, duke sulmuar fort Ali Ahmetin. Kjo taktikë mobilizoi shumë shqiptarët: dolën në votime si ata që e urrejnë BDI-në e që nuk janë pak, por edhe përkrahësit e fortë të Ali Ahmetit, të cilët janë më shumë.

Si rezultat, shqiptarët morën më shumë vota e më shumë deputetë. Pikërisht kjo fuqi është çelësi që ka sjellë uljen elektorale të VRMO-së, e cila fitonte gjithnjë duke përçarë shqiptarët e duke ulur numrin e votuesve të elektoratit shqiptar.

Ali Ahmeti ka konfirmuar për vitin e 18 se është partia më e organizuar në Maqedoni ndër shqiptarët, që fiton çdo zgjedhje parlamentare, shumicën e bashkive shqiptrare etj. Zijadin Sela është rritur me 2%, duke zënë në politikën shqiptare në Maqedoni, vendon që ka pasur partia e Arbën Xhaferit, e cila me Menduh Thaçin po shkrihet si kripa në ujë pas çdo zgjedhjeje. Megjithatë, nëse nuk do të administrohet kjo fuqi e shtuar, atëherë, shqiptarët nuk do të kenë rast të dytë për të qenë kaq determinant sa sot.

Interesant është fakti se në këto zgjedhje dy partitë e mëdha maqedonase kishin sllogane të njohura edhe tek ne. VRMO e kishte “Rilindje” si PS në 2013, kurse Zaev: “Mundemi”, si Obama në 2008: Yes we can….

Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.

Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe t’i shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

I pari i Mitrovicës tutje ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të ketë në Kuvend 46 deputetë.

Ai ka folur edhe për çështjen e pandemisë së coronavirusit, ku ka theksuar se deri më tani në Mitrovicë nuk ka asnjë të dyshuar me këtë virus.

Bahtiri ka falënderuar qytetarët që po respektojnë masat e ndërmarra.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht e ka njoftuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi me rezultatet zgjedhore të 6 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se gjatë ditës së sotme presidentit i është dërguar shkresa njoftuese e rezultateve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi lidhur me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur me datë 6 tetor”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se presidentit i është dërguar edhe një kopje e rezultateve të certifikuara edhe për kandidatët për deputetë që kanë marrë pjesë në zgjedhje.

“Së bashku me shkresën njoftuese Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bashkangjitur edhe një kopje të rezultateve të certifikuara. Pra, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje”, tha ai.

Kujtojmë se komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka bërë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit /Lajmi.net

Pas perfundimit te numerimit te votave, KQZ beri te ditur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve qe u mbajten me 6 tetor.

VV ne krye me Albin Kurtin doli fitues i ketyre zgjedhjeve me 26.159 % te votave, tregon zedhenesja e KQZ-se, Valdete Daka.

Pas VV-se, e dyta parti e ketyre zgjedhjeve eshte LDK me 24.458 % te votave. PDK doli e treta me 21.163 % dhe AAK-PSD 11.477%.

Nderkaq, NISMA ka grumbulluar gjithsej 4.984% te votave, dhe si rezultat i kesaj nuk arriti te kaloje pragun.

Gjithashtu, VV ka arittur te siguroje 32 ulese ne Kuvend /Spektri

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë se ishte njoftuar se kush pritet t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ai ka thënë se së fundmi gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i ishte thënë se Lëvizja Vetvendosje dhe Lidhja Demokratire e Kosovës do të dalin fituese në zgjedhje dhe do të krijojnë koalicion.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila është e idesë për krijimin e Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Daçiq në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se duhet pritur për deklaratat e reja nga Albin Kurti e Isa Mustafa sepse “është një gjë kur dikush flet nga opozita, e diçka tjetër kur hyni në qeverisje”.

“Ne nuk mund të ndikojmë tek ata që shqiptarët e Kosovoës i zgjedhin, ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikuj i pëlqen ajo parti apo jo. Në çfarëdo rrethane, pres të vazhdohet dialogu, të heqet taksa dhe me këtë të krijohen kushtet për kërkim të një zgjidhje kompromisi”, theksoi Daçiq. /Lajmi.net/

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kandidatët për deputetë nga radhët e Listës Serbe në zgjedhjet e së dielës në Kosovë.

Takimi është caktuar për në orën 13:00 në ndërtesën e Presidencës, bëri të ditur Zyra për media e Vuçiqit.

Ky takim vjen dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Artisti i njohur, Genc Prelvukaj i cili më parë ishte i kyqur edhe në politikë së fundi ka bërë një analizë për zgjedhjet e 6 tetorit.

Si përmes një statusi në Facebook ka treguar se përvoja e të kaluarës na tregoj se si do të zgjidhet kryeministri i ardhshëm, shkruan Indeksonline.

“Kryeministri i ardhshëm gjithsesi kushtëzohet nga partnerët e koalicionit, përplasen idetë, programet dhe parimet politike”, u shpreh ai.

Statusi i tij i plotë:

Sipas te gjitha sondazheve, cilado parti politike qe del e para ne zgjedhje, me shume mundesi duhet te beje marreveshje me dy parti tjera per te fornuar qeverine.

Ne kete rast nuk ka ndryshim thelbesor, eshte thjeshte iluzion optik, sepse elementi i vjeter serish permes kesaj matematike kontrabandohet ne pozitat me te rendesishme te shtetit.

Me keto numra dhe kete logjike, kryeministri i ardhshem gjithsesi kushtezohet nga partneret e koalicionit, perplasen idete, programet, parimet politike etj dhe ne rast te shielqimit te tij fillestar nis procesi i rrenimit te qeverise nga brenda pikerisht nga aleatet e tij paszgjedhor.

E kaluara na jep kete ndjenje…..Me zgjoni nese e kam gabim. Une uroj ta kem, percjell Spektri.

Ish-ministri për Kthim dhe Komuniteti në Qeverinë e Kosovës, Aleksander Jabllanoviq, do të garojë në zgjedhjet e 6 tetorit me partinë e tij “ Partia e Serbëve të Kosovës”.

Në listën për deputetë të partisë së tij është vërejtur një fakt mjaft interesant. Numrin 2 në këtë listë, Jabllanoviq ia ka thënë babait të tij, Dragan Jabllanoviq.

Ndërkohë numrin gjashtë ia ka dhënë gruas së tij, Kristina Nikolceviq Jabllanoviq, shkruan telegraf.rs.

Siç shkruan mediumi serb, një gjë e tillë ka ndodhur meqë Jabllanoviq nuk ka mundur të gjejë njerëz të tjerë që do ta mbështesin.

Aleksander Jabllanoviq në këto zgjedhje do të garojë i vetëm dhe i pavarur nga Lista Serbe, parti kjo që ndjek politikat e Beogradit në Republikën e Kosovës.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit për Kthim dhe Komunitete më 3 shkurt të vitit 2015 me vendim të kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafës.

Kjo pasi që ishin mbajtur protesta masive që kërkonin shkarkimin e Jabllanoviqit, meqenëse ky i fundit në cilësinë e ministrit nga radhët e Listës Serbe kishte më 6 janar kishte fyer nënat gjakovare që po protestonin kundër vizitës së disa serbëve në Gjakovë.

Ai i kishte cilësuar ato si ‘egërsira’ dhe një deklaratë e tillë kishte nxitur reagime të ashpra anë e kënd Kosovës.

Image

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmua vetë Kabashi.

“Po jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, dhe do të paraqitem me 24 shtator në Hagë. Qëndrimi im është i qartë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e pastër. Pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet askush me e mohu edhe me e tjetërsu dhe ky është qëndrimi im dhe do jetë gjithmonë” ka thënë Kabashi për Gazeta Blic.

Kabashi kandidon në zgjedhjet e 6 tetorit nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të fituar një nga 120 ulëset në kuvendin e Kosovës.

Ai është kryetar i degës së AAK-së në Prizren si dhe ka kandiduar për të parin e Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale.

Në legjislaturën e fundit Kabashi ka shërbyer edhe si këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Haradinaj.

Zgjedhjet Parlamentare Europiane të zhvilluara në 28 vendet e BE, kanë zgjedhur tashmë 751 deputetët e rinj, për periudhën 2019-2024.

Ajo që vihet re në këto zgjedhje është humbja e shumicës në Parlamentin Europian të partive tradicionale. Sipas rezultateve koalicioni i madh – dy grupet më të mëdha të qendrës së Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S & D ) – kanë humbur gjithsej 81 vende, të marra nga partitë më të vogla.

Ndërsa Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Europën dhe Rilindjen (ALDE & R) – e cila përfshin edhe partinë La République En Marche të presidentit francez Emmanuel Macron ka marrë 33 vende.

Të gjelbërit (ambientalistët) janë parashikuar të kenë marrë 19 vende, ndërsa grupi politik euroskeptik Evropa e Lirisë dhe Demokracisë së Drejtpërdrejtë (EFDD), i cili përbëhet nga alternativa ekstremiste e djathtë gjermane (AfD) dhe avokatit të Brexit-it, Nigel Farage, ka fituar 14 vende.

Në Gjermani, bashkimi CDU-CSU i kancelares Angela Merkel konfirmohet në vend të parë. Ky bashkim ka marrë deri tani 27,5%, por ka humbur 7,8%. Rritje të ndjeshme kanë marrë të gjelbërit, mbi 20%.

Në Francë partia e  Marine Le Pen është partia e parë, me një diferencë prej dy ose tri pikësh me partinë e  Emmanuel Macron.

Në Itali udhëheq Lega me 30 %, Partia Demokratike 21.3 %, Lëvizja 5 Yjet 20.2 %, Forca Italia 10 % dhe partitë e tjera.

Në Hungari Partia e kryeministrit, Viktor Orban, ndodhet në vendin e parë me një rezultat prej 56%.

Në Austri fitojnë populistët e kancelarit Sebastian Kurz.

Në Greqi konfirmohen konservatorët e Micotaqisit me 36%, ndërkohë që partia e majtë SYRIZA e kryeministrit Aleksis Cipras ka 27%.

Vendet në Parlamenti Europian ndahet sipas grupimeve :

178 vende (EPP)  Grupimi i Partive Popullore Europiane

147 vende(S&D )Grupi i Aleancës Progresive të Social Demokratëve në Parlamentin Europian

60 vende(ECR) Grupimi I Reformistëve dhe Konservatorëve Europianë

101 vende(ALDE&R) Grupimi i Alenacës së Liberalëve Demoktratëve për Europën

41 vende(GUE/NGL)  Grupimi  i Konfederatës të së Mjatës së Bashkuar Europiane

70 vende(Greens/EFA) Grupimi I Zonave të Alenacës së Lirë dhe të Gjelbër Europiane

56 vende(EFDD)  Grupimi i Europës së Lirë dhe Democracisë së Drejtpërdrejtë (Euroskeptikët)

57 vende(ENF)  Grupimi i Kombeve Europiane dhe Lirisë

8 vende(NI) Anëtarë jo të atashuar

 Të tjerë anëtarët e sapozgjedhur që nuk janë aleatë me asnjë nga grupet politike të ngritura në parlamentin që po largohet.