Të dielën gjithë Presheva mbetet pa rrymë!

Elektridistribucioni i Serbisë ka njoftuar se për shkak të punimeve në objektet e elektroenergjisë në Preshevë, të dielën më 28 maj, pa energji elektrike do të mbesin gjithë territori i komunës së Preshevës.

Periudha kur do të ndërpritet energjia elektrike është prej orë 8 në mëngjes deri në ora 17 pasdite.