Tërnoc i Madhë: Deri tash 7.200 banorë të regjistruar!





Fshati më i madhë shqiptarë në Luginë të Preshevës, Tërnoci i Madhë është duke ju përgjigjur masivisht regjistrimit të popullsisë.
Për 15 ditët e para në Tërnoc janë regjistruar rreth 7.200 banorë, raporton Spektri informacionet e siguruara nga tereni.

Regjistruesit që veprojnë në fshatin Tërnoc, deri tani kanë regjistruar rreth 1.200 shtëpi banimi.
Në regjistrimin e vitit 2002, zyrtarisht në Tërnoc ishin regjistruar 8.893, ndërsa nga vlerësimet e bëra së fundmi, në këtë fshat jetojnë rreth 12-14 mijë banorë./Spektri