Tërnoci shijon humbjen e parë të sezonit

Ka filluar sot sezoni pranveror në ligën e futbollit në Rrethin e Pçinjës, ku në program ishin 5 ndeshje për të u zhvilluar.

Ndeshja derbi e xhiros së XII ishte ajo mes KF Pavlovci dhe KF Tërnoci.

Në një fushë të dëmtuar, duke u ndihmuar edhe nga fryma e madhe, loja e Tërnocit nuk ishte as për së afërmi me atë që jemi mësuar ta shikojm.

Kësisoji Tërnoci në fillim të ndeshjes pësoji nga një kundërsulm i vendasëve, që ishte edhe epilogu i kësaj ndeshje.

Gjatë tërë ndeshjes Tërnoci tentoi të barazonte ndeshjen por dukej se fati ishte kundër Agallarëve.

Në fund të ndeshjes Tërnoci e pati edhe shancin më të mirë për ta kthyer ndeshjen, pasi në favorë të tyre u akordua penallti.

Por as penalltia e akorduar në favor të tyre nuk i ndihmoi që ta barazonin rezultatin, pasi portieri vendas mbrojti ekzekutimin e Bajramit.