Tiranë: Lindita Nikolla pret në takim Ramadanin

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, së bashku me disa këshilltarë kanë takuar në Tiranë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

“Sot pata nderin ta takoj kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë znj. Lindita Nikolla me të cilën bashkëbiseduam për problemet e shqiptarëve të Bujanocit e në tërësi Luginës së Preshevës, ku e njoftova nga afër me preokupimet që po hasin qytetarët tan.

Mos integrimi i shqiptarëve,unifikimi I faktorit politik, lista e përbashkët për zgjedhjet parlamentare, ishin temat të cilat i diskutuam, ku edhe morëm mbështetjen e institucionit më të lartë të shtetit se përkujdesi, angazhimi dhe prezenca e Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës do jetë prezentë për këto dhe shumë çështjeve tjera” ka shkruar Ramadani në facebook pas takimit./spektri