Të gjithë e tallën kur i kërkoi gruan kryeministrit Edi Rama, por nuk e dinin dramën e Kastriot Gjonajt. Gruaja e tij ishte zhvendosur në një hotel në Golem, për t’u kujdesur për dy fëmijët dhe pa dashur kishte lënë pas Kastriotin.

Djali i tyre i vogël është me aftësi ndryshe dhe kishte marrë trajtim në qendrën e zhvillimit ditor në Lezhë. Gruas së Kastriotit i ka rënë për barrë që të kujdeset për dy burra me aftësi ndryshe, Kastriotin dhe djalin e vogël.

Kastrioti dukej i traumatizuar dhe tepër i shqetësuar. Ai kishte dëgjuar se një grup personash që u ishin shkatërruar banesat nga tërmeti, ishin zhvendosur në Golem.

Kastrioti nuk ka as para për të shkuar atje ku ndodhet bashkëshortja dhe as të njohur për ta shoqëruar, mëson NewsBomb.

I depërtuar nga Franca pasi nuk siguroi dot azilin, Kastrioti u kthye në fshatin e tij në Torrovicë të Lezhës. Në pusin e shtëpisë, humbën jetën në shtator vëllai dhe nipi i tij, të cilët u gjetën të asfiksuar brenda në një pus.

Kastrioti qëndronte në bulevardin “Gjergj Fishta” të Lezhës me shpresën se do të gjente ndonjë punë për të siguruar para për t’u ushqyer.

Motra dhe kunata e tij ndodheshin në Durrës dhe kishin si synim ta merrnin afër. Mirëpo tërmeti i 26 nëntorit nuk i la kohë askujt të mendohej dhe bashkëshortja e Kastriotit merr fëmijët dhe zhvendoset në Golem.

Ndërsa ishte i shqetësuar për fatin e gruas dhe dy fëmijëve të tij, Kastrioti përballet edhe me përqeshjet e turmës. Video pasi u bë virale tashmë u harrua, por halli i Kastriotit i cili kërkon gruan dhe fëmijët, akoma jo.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>