Unikkatil po vjen të performojë në Prishtinë!

Reperi i mirënjohur shqiptar këtë verë do të performojë edhe në kryeqytet.

“Kosova Fighting Series” i cili sivjet do të organizojë një edicion të ri po rikthen edhe performancën e reperit Unikkatil.

Artisti do performojë në KlanArena me datë 1 gusht të këtij viti.

Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e këtij evenimenti përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Kosova Fighting Series” do të jetë sezoni i dytë i kësaj ngjarjeje që u mbajt edhe në të kaluarën në Kosovë.