Liverpooli mbrëmë u kurorëzua me titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit.

Djelmoshat e Jurgen Klopp mposhtën ata të Pochettinos me rezultat 2-0, për t’u shpallur fitues të garës më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, shkruan GazetaBlic.

Njëri nga më të merituarit për këtë triumf padyshim se mbetet edhe Van Dijk, i cili ka qenë thuajse figura kryesore se pse mbrojtja e “The Reds”, ose thënë më mirë e gjithë skuadra e kuqe nga “Merseyside” ka qenë kundërshtare e jashtëzakonshme, si në Champions ashtu edhe në Premier Ligë.

Holandezi po llogaritet si kandidat potencial për ta fituar “Topin e Artë” edhe pse padyshim se Messi vazhdon të mbetet favoriti kryesor deri më tani.

Megjithatë ka qenë vetë përfaqësuesi nga Beneluksi që ka deklaruar se nuk e meriton atë çmim para argjentinasit.

“Mendoj se Mesi është lojtari më i mirë në botë, pa dallim nëse është në finale apo jo”. Ai meriton ta fitojë Topin e artë”, deklaroi Dijk.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>