Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Sot vazhdon seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të akuzuar për krime lufte.

Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë në orën 09:00.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Deri tani deklaratat e dëshmitarëve të Prokurorisë kanë qenë të mbyllura për publikun.

Thaci dhe të tjerët po mbahen në paraburgim në Hagë që prej vitit 2020./Dukagjini