Vela: Serbia mban përgjegjësi të plotë për përshkallëzim të situatës

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri.

Në një postim në Twitter ai ka thënë se Serbia e mban përgjegjësinë e plotë për përshkallëzim të situatës.

Por ai ka thënë se dhuna nuk do të mbizotërojë.

“Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë kanë marr urdhër për përshkallëzimin e situatës në terren. Protestuesit ‘paqësor’ që përdorin veprime hibridë dhe të dhunshme kundër zbatimit të ligjit. Dhuna nuk do të mbizotërojë. Serbia mban përgjegjësinë e plotë për përshkallëzim të situatës”, ka shkruar ai.