Vidhen paratë e bamirësisë nga arka e një xhamie

Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë në Gllogoc ka raportuar në Polici se e kanë vjedhur arkën me para nga xhamia.

Sipas tij, në arkë ishin rreth 500 euro të mbledhura për bamirësi.

“Ankuesi mashkull kosovar, imam i xhamisë, raporton se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda objektit dhe nga arka që mblidhen paratë për bamirësi kishin vjedhur paratë në vlerë prej 500 euro. Sipas ankuesit vlera e demit të derës së objektit arrin rreth 970 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.