Vie vendimi prej Ministrisë, ky do të jetë kryetari dhe organi i përkohshëm i KKSH





Ministria për të Drejtat e Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social më 1 Mars ka aprovuar vendimin për organin e përkohshëm të menaxhimit të Këshillit Kombëtar të pakicës kombëtare shqiptare.

Në proces dhe në konsultimet me listat zgjedhore ishin të përfshirë edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, dhe veçanërisht kreu i misionit të OSBE -së në Serbi Jan Brathu, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas këtij vendimi, ky do të jetë organi i përkohshëm:

Ragmi Mustafi – kryetar.
Nevzad Lutfiu – anëtar,
Enver Mehmeti – anëtar,
Enkel Rexhepi – anëtar,
Agim Haliti – anëtar,

Ministria ka mirëpritur gatishmërinë e katër listave shqiptare për të marrë pjesë në organin e përkohshëm, si dhe të gjitha listat shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me kapacitetin e plotë me qëllim të formimint dhe funksionimin efektiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar./Spektri