Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre nga LDK, kujton viktimat që humbën jetën në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Osmani tha se Kosova i kujton këto viktima dhe qëndron krenare në krah të SHBA-së.

““Nëse asgjë tjetër nuk mësojmë nga ajo tragjedi, mësojmë se jeta është e shkurtër dhe nuk ka kohë për urrejtje”. Këto ishin fjalët e Sandy Dahl, bashkëshorte e pilotit të Fluturimit 93 – të rrëzuar më 11 shtator 2001.Kanë kaluar 18 vjet nga koha kur rreth 3000 njerëz humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit, sulmin më të vrazhdë në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sot, Kosova kujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit dhe qëndron krenare në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ashtu siç qëndruan ata përkrah nesh në momentet më të errëta të historisë sonë”,ka shkruar Osmani. /arbresh.info

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>