Votuesit nga Kosova do të votojnë në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi (RIK) ka vendosur që votuesit nga Kosova, të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 25 tetorit, të votojnë në katër qytete të Serbisë: Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin, raporton Spektri, duke iu referuar gazetës Danas.

Vendimi u miratua në mbledhjen e 5 tetorit dhe përcakton vendet ku votuesit do të votojnë sipas vendbanimit të tyre në Kosovë.

Në Vranjë do të votojnë votuesit nga regjioni i Anamoravës, ndërsa në Rashkë ata nga regjiooni i Mitrovicës, me përjashtim të votuesve nga Zubin Potoku dhe Vushtrria.

Në Kurshumli do të votojnë votuesit nga regjioni i Kosovës, si dhe ata nga Vushtrria. Ndërkaq, në Tutin do të votojnë votuesit nga regjionet e Pejës dhe Prizrenit, si dhe nga Zubin Potoku.