Vuçiq paralajmëron rritje të pagave dhe pensioneve!

Presidenti Vuçiq ka paralajmëruar rritjen e pagave dhe pensioneve mbrëmë në TV Prva. “Sa i përket Ushtrisë, kam një lajm të jashtëzakonshëm për ushtarakët.

Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar rritjen e pagave dhe pensioneve mbrëmë në TV Prva.

“Sa i përket Ushtrisë, kam një lajm të jashtëzakonshëm për personelin ushtarak. Pra, nuk po flas për burokratë dhe politikanë, por për ushtarë, oficerë dhe nënoficerë. Pres një rritje prej 12 deri në 13 për qind, rritje për të gjithë sektorin publik, kurse për ushtrinë do të shkojmë në rritjen e pagave prej 25 për qind nga 1 janari 2023. Ata që kanë 60 mijë dinarë do të kenë 75 mijë. Është sikur të marrin 15 rroga sot”, tha Vuçiq.

Pensioni do të rritet nga 19 deri në 20 për qind dhe do të shkojë nga 1 nëntori me rritjen e parë të pensionit./spektri