Vuçiq premton për rrogën mesatare 1.000 euro!

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se deri në fund të mandatit të ardhshëm të Qeverisë, rroga mesatare mund të jetë 1.000 euro.

Duke komentuar situatën ekonomike në vend, Vuçiq tha se Serbia në dy vitet e fundit, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, ka bërë përparimin më të shpejtë ekonomik në të gjithë Evropën.

“Mjekët dhe infermierët nga Gjermania po kthehen tek ne për herë të parë. Ata duan të kthehen në vendin e tyre. Ne kemi problem me zejtarët dhe duhet të gjejmë një mënyrë për t’i kthyer në Serbi. Deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare do të jetë 1000 euro, kurse pensioni 500 euro. Kjo është e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme”, tha ai./Spektri