Vuçiq shpërndan Kuvendin, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 25 tetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shpërndarë Kuvendin Popullor dhe ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 25 tetor 2026.

Kryeministri Gjuro Macut, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 7 shtator, kishte propozuar shpërndarjen e Kuvendit. Propozimi u miratua nga Qeveria, duke përmbushur kështu procedurën ligjore të nevojshme për shpalljen e zgjedhjeve.

Nga momenti i miratimit të propozimit filloi afati prej 72 orësh, brenda të cilit presidenti duhej të vendoste nëse do ta pranonte kërkesën e arsyetuar të Qeverisë.

Që zgjedhjet të mund të mbaheshin më 25 tetor, siç kishte paralajmëruar më herët Vuçiq, ato duhej të shpalleshin më së largu deri më 10 shtator.

Kujtojmë se studentët prej më shumë se një viti kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare./Spektri