“Xadi” kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptarë






Kryesia e Lëvizjes së Prograsit Demokratik nga mbledhja e mnbajtur sot, ka përcaktuar edhe kandidatin për kryetar në zgjedhjet që do të mbahen për Këshillin Kombëtar Shqiptarë.

“Për rëndësinë dhe peshën që ka Këshilli Kombëtar në procese të rëndësishme që po kalojnë shqiptarët e Luginës si dhe duke marrë në konsideratë kontributin e liderit historik të LPD-së z.Jonuz Musliu që ka dhënë për këtë institucion të rëndësishëm kombëtarë, si dhe duke parë nevojën emergjente se këtij institucioni të rëndësishëm i nevojitet një vitalitet dhe politika të reja me drejtues të ri, energji të reja e me përgjegjësi të reja, me propozim të kryetarit të LPD-së z.Shqiprim Musliu, u mbështet unanimisht nga Kryesia e LPD-së që kandidat për Kryetar të Këshillit Kombëtar të jetë Nevzad Lutfiu”, shkruhet në njoftimin zyrtarë të LPD-së, me anë të së cilës nominojn për kryetar të KKSH-së, asambleistin komunal Nevzad Lutfiun.

“Nevzadi është një emër i njohur në opinionin publik dhe në mbarë shoqërinë civile e politike të Luginës, një aktivist prej vitesh, një djalë i ri e energjik, që punon për të mirën e përgjithshme dhe me shqetësim për kauzën dhe të drejtat kombëtare, fusha në të cilat është përgjegjëse edhe KKSh-ja. Nevzadi përgjatë këtyre dy viteve të fundit është Këshilltar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit nga radhët e LPD-së dhe është këshilltari me performancën më të lartë në debatet e Kuvendit”, shkruhet më tej në njoftim, duke i bërë edhe thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që më 13 nëntor t’i japin mbështetje Nevzad Lutfiut./Spektri