Youtuberi më i paguar në botë zbulon se si fiton miliona nga klikimet (VIDEO)





Youtuberi me fitimin më të madh në histori, MrBeast, ka zbuluar idenë e tij që e ka lejuar të rrisë seriozisht ndjekësit dhe të fitojë miliona fansa të rinj.

Emri i vërtetë i tij është Jimmy Donaldson, ka afro 200 milionë abonentë në kanalet e tij dhe kanali i tij kryesor është kanali i pestë më i abonuar në platformën e mediave sociale. Së fundmi ai ka zbuluar metodën e tij mjaft të thjeshtë dhe të shpejtë që ka përdorur për të shtuar ndjekësit e tij.
Ndërsa ishte i ftuar në podkastin e komedianit Joe Rogan, ai përmendi kanalet e tij të dubluara, të cilat, shfaqin videot e tij të përkthyera në gjuhë të tjera.

“Më pak se 10 për qind e njerëzve në botë flasin anglisht. Ne i përkthejmë të gjitha videot tona në gjuhë të tjera. Publikojmë të njëjtat video si në kanalin kryesor, por i paguajmë aktorët për t’i regjistruar në gjuhë të tjera. Përkthejmë edhe tekstin në video, gjithçka”, shpjegoi ai.

MrBeast shtoi se “MrBeast en Español” ishte një nga kanalet me rritjen më të shpejtë vitin e kaluar. Kjo mund të konfirmohet duke pasur parasysh se versioni spanjoll i kanalit të tij kishte 300,000 shikues dhe brenda një viti do të shkonte në 22 milionë.
“Më pak se 10 për qind e njerëzve në botë flasin anglisht, kështu që 90 për qind e botës nuk mund të shijojnë as përmbajtjen tonë”, tha YouTube-ri.

Komediani Rogan mbeti i habitur me idenë e tij: “Kjo është shumë e zgjuar. Çfarë ide e mrekullueshme, njeri”.
Dhe ideja e tij e mrekullueshme nuk u shpagua vetëm për sa i përket abonentëve dhe shikimeve. Në fillim të këtij viti, Forbes zbuloi se MrBeast është aktualisht ndikuesi më i pasur dhe më i mirë në botë, pasi ka fituar 54 milionë dollarë vetëm vitin e kaluar.
SHIH VIDEON