Zbulohet rroga e Rrahmanit me kontratën e re

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin.

Futbollisti kosovar pritet të nënshkruajë kontratë të re, të vlefshme deri në vitin 2027, me opsion vazhdimin për një vit tjetër.

Sipas mediumit “napolicalcio24.com”, qysh në prill ishte arritur marrëveshja për një rrogë e cila do të kalojë prej 1,2 milionë eurosh në vit në 2 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.

Pas suksesit në Serie A, ku napolitanët e siguruan titullin e kampionit, u konfirmua arritja e marrëveshjes, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëhet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së re.

Rrahmani ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Luciano Spalletti në dy sezonet e fundit. /Gazeta Express