Votuesit amerikanë vendosin të martën, më 3 nëntor, nëse do t’ia japin mundësinë për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë, presidentit aktual, Donald Trump apo ish-nënpresidentit Joe Biden.

Kontrolli i Senatit po ashtu është në garë, ashtu sikurse ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve.

Një mori ndryshimesh tjera ligjore do të hidhen në votim.

Zgjedhjet e vitit 2020 janë parë në shumë mënyra: të jashtëzakonshme, të pashembullta, të çuditshme.

Të gjitha mund të jenë të vërteta në një mënyrë, ndonëse ato vazhdojnë të mbahen të martën e parë, pas të hënës së parë të nëntorit, dhe një demokrat apo republikan do t’i fitojë ato.

Por, dallimet nisin duke përmendur faktin se kjo është hera e parë që një grua me ngjyrë është nominuar nga një parti e madhe për pozitën e nën-presidentes.

Kjo është po ashtu hera e parë që të nominuarit për president janë në të 70-at e tyre, shkruan Rel.

Këto zgjedhje presidenciale madje janë të parat që po zhvillohen teksa pandemia vdekjeprurëse e coronavirusit ka prekur secilën pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Zgjedhjet e vitit 1918 për Kongres, të mbajtura gjatë kohës së pandemisë së Gripit Spanjoll, kanë rezultuar me ulje të shkallës së votimit për 20 për qind – ndonëse edhe fakti që më shumë se 2 milionë burra kanë luftuar në Luftën e Parë Botërore po ashtu ka pasur ndikim.

Deri në kohën kur republikani, Warren G. Harding ka fituar zgjedhjet e vitit 1920, pandemia ka kaluar.

Këtë vit, pandemia ka nxitur shkallë të paparë të votimeve të hershme, qofshin përmes postës, apo në ndonjë mënyrë tjetër, si dhe ka rritur pritshmëritë që ditë apo javë mund të kalojnë, para se të dihen rezultatet.

Meqë tek amerikanët tashmë është bërë zakon publikimi i rezultateve në natën e zgjedhjeve, një shtyrje eventuale do të ishte e pashembullt.

Sepse në ëndrrat tuaja, çdo detaj ka rëndësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>