Më 24 shtator të këtij viti, dy nga pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbi, ajo e Bërnjakut dhe e Jarinjës u mbyllën për qarkullim, pas sulmit terrorist që u krye në drejtim të Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nga i cili i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.
Qytetarët, veturat e mjetet e tjera transportuese lejoheshin që të dilnin nga Kosova, mirëpo nuk lejohej që të futeshin nga Serbia brenda territorit të shtetit.
10 ditë pas mbylljes së kësaj pike, autoritetet e Kosovës vendosën ta hapin pikën kufitare në Bërnjak, mirëpo ajo në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur.
Më 24 shtator të këtij viti, dy nga pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbi, ajo e Bërnjakut dhe e Jarinjës u mbyllën për qarkullim, pas sulmit terrorist që u krye në drejtim të Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nga i cili i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.Qytetarët, veturat e mjetet e tjera transportuese lejoheshin që të dilnin nga Kosova, mirëpo nuk lejohej që të futeshin nga Serbia brenda territorit të shtetit.
10 ditë pas mbylljes së kësaj pike, autoritetet e Kosovës vendosën ta hapin pikën kufitare në Bërnjak, mirëpo ajo në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur.