Kryetari i KKSH-së prezenton hargjimet për vitin 2024 nga fondi i Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka prezentuar hargjimet që janë bërë për vitin 2024 nga Fondi i Republikës së Kosovës, i dedikuar për Luginën e Preshevës.

Nga 3 milionë euro të ndara, janë shfrytëzuar 2,110,595 apo rreth 70% e buxhetit.

Ky është njoftimi nga Kryetari i KKSH-së, Nevzad Lutfiu:

Sqarim për Fondin e Republikës së Kosovës për Shqiptarët e Luginës së Preshevës (2024).

Dy ditë para përfundimit të mandatit tim dhe në fund të këtij viti, po bëj një sqarim të detajuar lidhur me përdorimin e Fondit të Republikës së Kosovës për vitin 2024, të dedikuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nga 3 milionë euro të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vit, janë shfrytëzuar 2,212,595 euro, të cilat janë shpërndarë si vijon:

731,916 euro janë ndarë për:
• 654 studentë
• 497 familje me tre fëmijë të përfshirë në procesin edukativo-arsimor;
• 80 nxënës pa asnjë prind ose me vetëm njërin prind.

221,740 euro janë ndarë për sigurimin e teksteve shkollore.

48,410 euro janë ndarë për delegacionet e Luginës, me qëllim sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për gjendjen e shqiptarëve në Serbi.

1,108,528 euro janë destinuar për:
• Subvencionimin e kulturave bujqësore;
• Mbështetjen e Organizatave Joqeveritare që fokusohen te fëmijët me nevoja të veçanta (ky proces është në vijim).

Lidhur me konkursin për digjitalizimin e shkollave shqipe, ky projekt nuk është realizuar këtë vit, pasi përgjigja nga Qeveria ishte se fondet e destinuara për arsimin janë shpenzuar në masë të mjaftueshme.

Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar që, nën udhëheqjen tonë, nga Fondi i Republikës së Kosovës kanë përfituar:
• 1231 familje;
• Rreth 1000 familje janë në pritje për të përfituar;
• Dhjetëra fëmijë me nevoja të veçanta do të marrin asistencë.

*Kosovë FALEMINDERIT*💙