Si asnjëherë më parë u shënua 28 Nëntori në Luginë të Preshevës.
Ambasada e Shqipërisë për herë të parë festoi përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në mesin e shqiptarëve.
Mbrëmja e dytë festive e ketij organizimi filloi me pritjen zyrtare dhe me fjalën përshëndetse të ambasadorit shqiptar, Bardhyl Canaj.
Me këtë rast u realizua edhe ekspozita e fotografive historike të Shqipërisë.
Duke qenë se po ndodhte për herë të parë një organizim i tillë shtetëror, ambasada është kujdesur që gjithçka të jetë e përshtatshme sipas ligjeve të Serbisë.