Në Sh.F.”Naim Frashëri” në Bujanoc sot ka filluar procesi mësimor i vitit të ri shkollor 2025-2026.
Në këtë shkollë 42 nxënës të cilët po fillojn për herë të parë rrugëtimin e mësimxënies, kështu ka njoftuar administrata e kësaj shkolle përmes një postimi:
“Sot, 42 vogëlushët e klasës së parë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” nisën rrugëtimin e tyre në botën e dijes, një fillim i mbushur me emocione dhe shpresa për një vit të mbarë shkollor”.
Trupi Kordinues ka i dhuruar edhe këtë vit fillestarëve çanta dhe mjete të nevojshme për shkollë, shkruhet tutje në njoftim.
Shkolla i uron nxënësve një vit të mbarë dhe të sukseshëm shkollor.
Ky ështv postimi i shkollës fillore “Naim Frashëri”:


Sot, 42 vogëlushët e klasës së parë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” nisën rrugëtimin e tyre në botën e dijes, një fillim i mbushur me emocione dhe shpresa për një vit të mbarë shkollor.
Me këtë rast, Trupi Koordinues shpërndau çanta dhe mjete mësimore për nxënësit e vegjël, i shoqëruar nga z. Kastriot Jakupi, përfaqësues i Komunës së Bujanocit, duke dhënë mbështetjen e tij për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë.
Urojmë suksese të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve në vitin e ri shkollor 2025/2026! Le të jetë një vit plot dijeni, argëtim dhe arritje!




