500 milion numra telefonik vjedhen nga whatsapp, mes tyre janë 163,000 numra nga Serbia





Aplikacioni i njohur i mesazheve “Whatsapp” u vu në shënjestër të hakerëve, të cilët kanë vjedhur 500 milionë numra telefoni celularë, përfshirë ata nga Serbia, Kroacia dhe Sllovenia.

Numrat e telefonit të rreth 500 milionë përdoruesve të WhatsApp nga një bazë të dhënash e përditësuar këtë vit po shiten në forume hakerash, duke vënë në rrezik gati një të katërtën e numrit të vlerësuar të të gjithë përdoruesve aktivë.

Sipas pamjes së ekranit të publikuar në portalin “Cyber ​​News”, nga Serbia janë në shitje gati 163.000 numra, nga Kroacia 659.000 dhe nga Sllovenia 230.000.

Baza e të dhënave për shitje përmban numrat celularë të përdoruesve të whatsapp nga 84 vende, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Egjiptin, Italinë, Arabinë Saudite dhe madje edhe Indinë.
Sipas të dhënave të publikuara, ai përmban më shumë se 32 milionë numra amerikanë, 45 milionë nga Egjipti, 35 milionë nga Italia, 29 milionë nga Arabia Saudite, 20 milionë nga Franca, 20 milionë nga Turqia dhe gati 10 milionë nga Rusia.

Hakerët kanë publikuar çmimet e shitjes, kështu që kërkojnë 7,000 dollarë për të dhënat amerikane dhe 2,500 dollarë për të dhënat britanike.
Përdoruesit e Whatsapp këshillohen të mos u përgjigjen thirrjeve dhe mesazheve nga numra të panjohur.

Mediat teknike shkruajnë se është një nga “rrjedhjet më të mëdha të të dhënave ndonjëherë”.

Kompania “Meta”, në pronësi të “Whatsapp”, ende nuk është përgjigjur nëse këto pretendime janë të vërteta.