502 eurodeputetë, pro Shqipërisë! Parlamenti Europian miraton raportin vlerësues dhe mbështetës për integrimin

Në parlamentin Europian me 502 vota pro nga 686 prezentë në sallë, është miratuar Raporti 2023-2024 i komisionit për punët e jashtme për Shqipërinë, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

Ky raport tashmë i votuar edhe në parlamentin europian vlerëson  forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka kritika  për  polarizimin e vazhdueshëm politik, i karakterizuar nga retorika konfrontuese, duke kërkuar  një dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri.

Eurodeputetët  kanë vlerësuar reformat sidomos në drejtësi dhe punën e Prokurorisë së Posaçme SPAK në ndëshkimin e korrupsionit.

Taulant Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin pak momente pas votimit u shprehu  mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE.

Kryefjala e raportit të këtij viti thotë Taulant Balla,  është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces.

Nga Tirana kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali e vlerësoi votimin e këtij raporti si  një konfirmim për  mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, bazuar në meritë dhe rrefoma.

Ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfimon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian. Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt e më mirë. Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim”, thuhet në raport.

Kryetarja e kuvendit thotë se “mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian.”