520 euro për dy pije dhe dy aperitivë në Mykonos

Mykonos, i njohur për plazhet e tij të pastra, është gjithmonë një destinacion tërheqës për turistët.

Reputacioni që ka për luks mund të çojë në situata ku vizitorët përballen me çmime të tepruara për ushqimin dhe pijet në institucionet lokale.

Ky është rasti i Amber Pace, një turiste 25-vjeçare nga Nju Jorku, e cila ka kritikuar një restorant të njohur për çmimet e tij të kripura, pasi iu paraqit një faturë tronditëse prej 520 eurosh.

Ajo ishte me pushime duke vizituar ishujt grekë me mikeshën e saj Aurbrey. Me të mbërritur në Mykonos, vajzat vendosën të merrnin disa pije, por asnjëherë nuk e kishin menduar se fatura do të ishte e përmasave të tilla. Pavarësisht se turistja ka shpjeguar se i kanë kërkuar kamerierit një menu çmimesh, ai nuk ua ka dhënë kurrë menunë që ta shohin: “I thashë kamerierit tonë tre herë “të lutem, sigurohu që të jetë ajo pija që kushton 17 paundë, nuk dua asgjë më shumë se kaq” dhe ai vazhdoi të thoshte se më kuptonte”.

Ajo shtoi: “Kallamari im i skuqur ishte pa shije dhe këmbët e gaforres së mikeshës sime ishin tepër të kripura”.

Me fjalë të tjera, e vetmja gjë që porositën ishin dy pije dhe dy meze që as nuk i shijuan dhe, pavarësisht kësaj, duhej të paguanin për atë që konsumuan, plus një tarifë shërbimi 10%. Edhe pse Amber dhe shoqja e saj u përpoqën të korrigjonin situatën me menaxherin e restorantit të nesërmen, ankesa e tyre u rrëzua dhe ato u fajësuan për mosleximin e menusë.

Pas kësaj, turistja është betuar se nuk do të kthehet kurrë më në restorantin në fjalë, i cili nuk i është përgjigjur kërkesave për komente. Nuk është hera e parë që raportohen raste të ngjashme, pasi edhe turistë të tjerë kanë shprehur shqetësimin e tyre për tarifat e larta në lokal.

Ky episod shërben si një kujtesë për rëndësinë e hulumtimit dhe planifikimit të kujdesshëm përpara se të udhëtoni, veçanërisht në destinacionet turistike të njohura për çmimet e tyre të larta./Sinjali