Komuna e Bujanocit ka njoftuar se Kompania TURKER nga Stambolli ka dhuruar 525 kontejnerë për komunën e Bujanocit.
Ky është njoftimi nga Komuna:
Kompania TURKER nga Stambolli me pronar biznesmenin Tamer Turker sot ka dhuruar 525 kontejnerë të 120 L për komunën e Bujanocit.
Kontejnerët do të përdoren për qëllime ekologjike dhe me ato do të disponojë ndërmarrja publike “Komunalia”, e cila ditëve në vijim do të bëjë shpërndarjen e tyre sipas nevojës.
Ky donacion vie pas takimit që z. Tamer Turker zhvilloi me kryetarin e komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi para disa javëve. Kryetari Arifi në emër të qytetarëve të komunës së Bujanocit shpreh falemnderim për z. Turker që me këtë donacion po kontribuon në mbrojtjen e ambientit jetësor.
Kompania TURKER është një prej kompanive më të sukseshme në Turqi, pronar i së cilës është Tamer Turker me prejardhje nga Bujanoci, për të cilin ky nuk është donacioni i parë për komunën tonë“, thuhet në njoftim.