80-vjetori i çlirimit të Tiranës, Rama ndan pamje të aktiviteteve të zhvilluara në institucionet arsimore të kryeqytetit

Tirana sot feston 80-vjetorin e Çlirimit, dita kur qyteti u çlirua nga pushtimi nazi-fashist.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale foto nga disa prej shkollave të kryeqytetit, të cilat janë veshur me flamurin kuqezi.

“Sot, 80-Vjetori i Çlirimit të Tiranës! Aktivitete të nxënësve të shkollave të kryeqytetit, me rastin e Ditës së Çlirimit të Tiranës”- shkruan kryeministri Rama, teksa ka ndër punimet e nxënësve.

Çlirimi i Tiranës është një moment historik dhe konsiderohet si një nga operacionet më të rëndësishme dhe të suksesshme që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë./Top Channel/